7 Janar 2025, 09:11
Nga M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Ministria e Brendshme gjermane ka regjistruar vitin e kaluar një rekord të veprave kriminale të ekstremistëve të djathtë. Sipas një raporti mediatik, numri i krimeve të ekstremistëve të djathtënë Gjermaniarriti nivel të ri rekord, thuhet në përgjigjen e Ministrisë së Brendshme, në pyetjen e deputetëve nga e Majtanë Bundestag. Deri me 30 nëntor 2024 janë regjistruar 33.963 vepra kriminale nga krahu i djathtë ekstrem, thuhet në raport. Shifra përfundimtare pritet të prezantohet nga Zyra Federale e Policisë Kriminale (BKA) në maj 2025. Dyshohet se shifrat do të jenë edhe më të larta, për shkak të krimeve të kryera në dhjetor dhe regjistrimeve të vonuara.
Krimet e propagandës
Në vitin 2023, BKA regjistroi gjithsej 28.945 krime politike të motivuara nga ekstremistët e djathtë. Ndërsa në vitin 2024, numri i krimeve është rritur me të paktën 17,34 për qind. Nga pothuajse 34.000 krime të regjistruara, 1.136 ishin krime të dhunshme. Ndërsa përqindja më e madhe e krimeve në vitin 2024 ishin krime të propagandës (21.311 raste) dhe nxitje dhune (5.097). Policia ka regjistruar edhe 1.942 raste të dëmtimit të pronës.
Kërkohen masa
Deputetja nga e Majta dhe ekspertja e ekstremizmit të djathtë Martina Renner foli për një zhvillim alarmues. "Numrat janë rritur vazhdimisht me 20 deri në 25 për qind në vitet e fundit. Nuk ka masa drastike të politikës së brendshme për të ndaluar këtë zhvillim të rrezikshëm,” tha Renner për RND. Shumica e autorëve të dhunshëm janë të rritur, megjithëse edhe përqindja e dhunuesve të rinj është rritur kohët e fundit.
"Nëse nuk duam të mësohemi me më shumë se 3.000 krime të kryera nga neo-nazistët në muaj, duhet të merren masa”, tha Renner./ DW
gjermania
Bota
7 Janar 2025, 08:40
M.B
Foto ilustruese
GJERMANIA- Ora tetë e mëngjesit. Somaeh Metzger troket në derën e zonjës Pennig-Chaussy dhe hyn brenda. "Mir&...
Bota
7 Janar 2025, 08:43
ZH.LL
Blinken-Ishiba
SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken u takua me kryeministrin e Japonisë Shigeru Ishiba në Tokio të martën ...
Bota
7 Janar 2025, 08:15
M.B
Presidenti austriak ngarkoi udhëheqësin e FPÖ Herbert Kickl për të formuar një koalicion me konservatorët
AUSTRIA- ...
Bota
7 Janar 2025, 08:05
ZH.LL
Britani
BRITANI- Paralajmërimet e motit për borë dhe akull janë në fuqi në pjesën më të madhe të Mbret&eu...
Bota
7 Janar 2025, 07:58
ZH.LL
ushtari me flamurin rus
UKRAINË- Rusia pretendon se forcat e saj kanë pushtuar qytetin e vijës së parë të Kurakhove në r...
Bota
7 Janar 2025, 07:46
ZH.LL
kine
KINË- Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur pas një tërmeti të madh që g...
Bota
7 Janar 2025, 07:35
ZH.LL
washington
SHBA- Të paktën pesë persona kanë vdekur në një stuhi dimërore që ka kapur një pjesë të S...
Bota
7 Janar 2025, 07:33
M.B
Çifti Biden
SHBA- Presidenti Joe Biden u takua të hënën me familjet e viktimave, mori pjesë në një shërbesë ...
Bota
7 Janar 2025, 07:33
ZH.LL
SHBA- Një person nga Luiziana, i cili ishte shtruar në spital me simptoma të rënda për frymëmarrjen, vdiq nga gripi i shpend&eum...
Bota
6 Janar 2025, 22:54
N.F
Rudy Giuliani
SHBA- Një gjykatës arriti të hënën në përfundimin se Rudy Giuliani shpërfilli gjykatën, lidhur m...