Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Gjykatësi Lewis Liman i qarkut të Manhatanit tha se Giuliani nuk kishte përmbushur kërkesat e punonjëseve të zgjedhjeve, Ruby Freeman dhe vajzës së saj Wandrea Moss, për të dhënë informacion që mund t'i ndihmonte ato të përcaktonin se si ai mund të shlyente financiarisht kompensimin për shpifje.
SHBA- Një gjykatës arriti të hënën në përfundimin se Rudy Giuliani shpërfilli gjykatën, lidhur me një çështje të ngritur nga dy punonjëseve të zgjedhjeve të shtetit të Xhorxhias që ish-kryebashkiaku i qytetit të Nju Jorkut i akuzoi në mënyrë të rreme se ishin përpjekur të manipulonin rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.
Gjykatësi Lewis Liman i qarkut të Manhatanit tha se Giuliani nuk kishte përmbushur kërkesat e punonjëseve të zgjedhjeve, Ruby Freeman dhe vajzës së saj Wandrea Moss, për të dhënë informacion që mund t'i ndihmonte ato të përcaktonin se si ai mund të shlyente financiarisht kompensimin për shpifje.
"Fakti që ai është një person me angazhime, nuk është justifikim për mospërmbushje të detyrimeve," tha gjykatësi Liman.
Përcaktimi i gjykatësit në një qarku ku Giuliani dikur ishte prokurori më i lartë federal shënon një pikë tjetër të ulët për personin, që pas sulmeve të 11 shtatorit 2001 u njoh si "Kryebashkiaku i Amerikës".
Vendimi rrjedh nga një padi e Freeman dhe Moss e ngritur kundër Giuliani në vitin 2021. Ato e akuzuan ish-avokatin personal të Presidentit të zgjedhur republikan Donald Trump se kishte shkatërruar reputacionin e tyre duke gënjyer kur tha se ato ishin përpjekur të manipulonin rezultatin e zgjedhjeve të vitit 2020.
Giuliani pretendoi në mënyrë të përsëritur dhe të rreme se një video tregonte të dyja punonjëset e zgjedhjeve se po fshihnin dhe numëronin valixhe të mbushura me fletë votimi të paligjshme në një arenë basketbolli në Atlanta që përdorej për përpunimin e votave.
Giuliani ka humbur të drejtën të ushtrojë profesionin e avokatit lidhur me pretendimet e rreme për zgjedhjet e vitit 2020 dhe ka deklaruar se është i pafajshëm për akuzat penale në Xhorxhia dhe Arizona sipas së colave ai ndihmoi përpjekjen e dështuar të Trump për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve.
Në korrik 2023, Giuliani pranoi se kishte bërë deklarata jo të vërteta për Freeman dhe Moss, dhe një gjykatës në gusht të atij viti arriti në përfundimin se ai ishte përgjegjës për shpifje. Një juri në Uashington urdhëroi më vonë që ai t'i paguante atyre afërsisht 73 milionë dollarë kompensim dhe 75 milionë dollarë si ndëshkim. Gjykatësi Liman tha të hënën se nuk e kishte përcaktuar ende dënimin pëR Giuliani./ VOA
moti keq SHBA- Shtatë shtete amerikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi stuhia e dimrit vazhdon të godasë. Shërb...
Donald Trump SHBA- Kongresi certifikoi të hënën fitoren e presidentit të zgjedhur Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të ...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris foli pasi Kongresi amerikan certifikoi zyrtarisht rizgjedhjen e presidentit të ardhsh&...
Trump SHBA- Duke iu referuar Kanadasë si “Shteti i 51-të Amerikan”, presidenti i ri i SHBA-ve, Donald Trump komentoi dorëheqjen ...
Kamala Harris SHBA- Kongresi amerikan certifikoi zyrtarisht rizgjedhjen e presidentit të ardhshëm në një seancë të posa&ccedi...
Foto ilustruese UKRAINË- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, ka thënë të hënën se Rusia ka pësuar humbje t&...
Ursula von der Leyen BRUKSEL- Përfaqësuesja e Komisionit Evropian Paola Pino tha se Ursula von der Leyen e cila po shërohet nga&nb...
Foto ilustruese GAZA- OKB-ja ka akuzuar sot ushtrinë izraelite se ka qëlluar mbi një prej kolonave të saj brenda territorit palest...
Linda De Sousa Abreu BRITANI E MADHE- Një ish-gardiane burgu në Britani, e cili u filmua duke bërë seks me një të burgo...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja amerikane, Kamala Harris është personi që zyrtarisht shpalli fitoren e rivalit të saj...