Protesta për Zvërnecin/ Protestuesit çajnë kordonin metalik, policia i sulmon me ujë. Tubimi shpërndahet në gjithë Tiranën
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
“Ka forca në Shqipëri dhe jashtë që janë kundër”/ Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thot&eum...
"Shqipëria është e shqiptarëve"/ Qytetarët mbushin rrugët e Tiranës, kërkojnë anulimin e pr...
Në Austri po bëhet gjithnjë e më i mundshëm një koalicion mes populistëve të djathtë FPÖ dhe konservatorëve të ÖVP. Presidenti Federal ngarkoi udhëheqësin e FPÖ, Kickl për të formuar një koalicion me konservatorët.
AUSTRIA- Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen, ngarkoi zyrtarisht kreun e partisë populiste të djathtë FPÖ, Herbert Kickl, me formimin e qeverisë së re. "Kam besim se zoti Kickl do të gjejë zgjidhje të qëndrueshme në kuadër të bisedimeve për krijimin e qeverisë. Dhe ai dëshiron ta marrë mbi vete këtë përgjegjësi. Prandaj e ngarkova të fillojë bisedimet me partinë ÖVP për të formuar një qeveri federale," tha presidenti austriak. Van der Bellen tha se udhëheqësi i FPÖ-së do t'i raportojë vazhdimisht për ecurinë e bisedimeve me ÖVP-në.
"Nuk e pata të lehtë të hidhja këtë hap dhe do të vazhdoj të mbikqyr që parimet dhe rregullat e kushtetutës sonë të respektohen dhe zbatohen në mënyrë korrekte" - tha presidenti van der Bellen.
FPÖ doli partia më e fortë në zgjedhje
Partia Austriake e Lirisë (FPÖ) fitoi qartë zgjedhjet parlamentare tre muaj më parë, por fillimisht u injorua në bisedimet e koalicionit për shkak të mosgatishmërisë së partive të tjera për të bashkëpunuar me populistët e djathtë. Partia konservatore ÖVP (Partia Popullore Austriake), e cila më parë ishte kundër partisë FPÖ, njoftoi pas negociatave të dështuara me partitë e tjera se tani do është në dispozicion për bisedime për koalicion me partinë populiste të djathtë FPÖ.
Qëndrim i ashpër ndaj emigracionit, skeptik ndaj BE-së
Nëse pas bisedimeve arrihet një marrëveshje, hapet rruga për kancelarin e parë të Austrisë nga radhët e FPÖ. 56-vjeçari Kickl, i cili gjatë fushatës zgjedhore u pozicionua si "kancelar i popullit", njihet ndër të tjera për një politikë jashtëzakonisht të rreptë ndaj emigracionit e cila përfshin edhe dëbime në shkallë të gjerë si dhe për qëndrimin e tij miqësor ndaj Rusisë.
Po ashtu Herbert Kickl ka si dhe partia e tij një orientim skeptik ndaj BE-së. Në të kaluarën ai quante politikën e BE-së si "të çuditshme dhe të vetëkënaqur". Programi zgjedhor i FPÖ parashikon një reduktim të kompetencave të institucioneve të BE-së dhe bën thirrje për një "kështjellë Austri" brenda zonës Shengen.
Sipas politologëve mes FPÖ dhe ÖVP ka përputhje të madhe lidhur me politikën ekonomike, politikën për azilin dhe politikën arsimore. Kurse sa i përket qëndrimit ndaj BE-së, politikës së jashtme dhe asaj të sigurisë mes dy partive ka mospërputhje të forta./ DW
Britani BRITANI- Paralajmërimet e motit për borë dhe akull janë në fuqi në pjesën më të madhe të Mbret&eu...
ushtari me flamurin rus UKRAINË- Rusia pretendon se forcat e saj kanë pushtuar qytetin e vijës së parë të Kurakhove në r...
kine KINË- Të paktën 53 persona janë konfirmuar të vdekur dhe 62 të plagosur pas një tërmeti të madh që g...
washington SHBA- Të paktën pesë persona kanë vdekur në një stuhi dimërore që ka kapur një pjesë të S...
Çifti Biden SHBA- Presidenti Joe Biden u takua të hënën me familjet e viktimave, mori pjesë në një shërbesë ...
SHBA- Një person nga Luiziana, i cili ishte shtruar në spital me simptoma të rënda për frymëmarrjen, vdiq nga gripi i shpend&eum...
Rudy Giuliani SHBA- Një gjykatës arriti të hënën në përfundimin se Rudy Giuliani shpërfilli gjykatën, lidhur m...
moti keq SHBA- Shtatë shtete amerikane kanë shpallur gjendjen e jashtëzakonshme pasi stuhia e dimrit vazhdon të godasë. Shërb...
Donald Trump SHBA- Kongresi certifikoi të hënën fitoren e presidentit të zgjedhur Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të ...
Kamala Harris SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris foli pasi Kongresi amerikan certifikoi zyrtarisht rizgjedhjen e presidentit të ardhsh&...