LIVE UPDATES
Bota

DW: Çfarë ndodhi sot në gjyqin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, në rrugët e Hagës flitej shqip

Në Hagë filloi sot (03.04) procesi kundër ish-krerëve të UÇK, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi, të cilët akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Ata u deklaruan të pafajshëm.

3 Prill 2023, 23:13 Nga DOSJA
DW: Çfarë ndodhi sot në gjyqin ndaj ish-krerëve të
Hashim Thaçi

KOSOVË- "Gjyqi i nisur në Hagë ndaj katër ish-drejtuesve të lartë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës nuk është një gjyq kundër UÇK-së, por kundër individëve që akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit." Kjo ishte deklarata të cilën ushtruesi i detyrës së Prokurorit Special e nënvizoi në mënyrë të veçantë në nisjen e gjyqit në Gjykatën Speciale të Hagës gjatë mëngjesit të së hënës, kur filloi procesi kundër katër ish-krerëve të UÇK.

Ish-presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, ish-kryetarët e parlamentit të Kosovës Jakup Krasniqi e Kadri Veseli, si dhe ish-deputeti Rexhep Selimi, të cilët në kohën e luftës së Kosovës ishin ndër udhëheqësit kryesorë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, u deklaruan "krejtësisht të pafajshëm” në nisjen e seancës së parë gjyqësore, e cila duket se do t'i paraprijë një procesi maratonë që mund të zgjasë me vite të tëra. Veseli shprehu mospajtimin e tij për "vonesën mbi 2-vjeçare" të këtij procesi. Krasniqi nga ana e tij ripërsëriti se nuk ka lidhje me asnjë akuzë të parashtruar ndaj tij. Tërësisht të pafajshëm u deklaruan edhe Thaçi dhe Selimi. Thaçi, Krasniqi, Veseli dhe Selimi janë arrestuar dhe dërguar në Hagë në nëntor të vitit 2020.

Akuzat ndaj Thaçit, Veselit, Krasniqit dhe Selimit

Katër ish-drejtuesit e UÇK-sëakuzohen se nga marsi i vitit 1998 e deri në shtator 1999 kanë kryer krime lufte dhe krime kundër njerëzimit ndaj pakicave etnike – atyre serbe dhe rome – si dhe ndaj rivalëve të tyre politikë që nuk i kanë mbështetur gjatë luftës dhe në qeverinë e formuar pas çlirimit. Ata akuzohen për përndjekje, trajtim çnjerëzor, ndalim, vrasje, zhdukje personash etj.

Prokurori special në detyrë, Alex Whiting, tha në hyrje të parashtrimeve të tij, se katër të akuzuarit janë anëtarë themelues të UÇK-së dhe kanë qenë pjesë e zinxhirit komandues. "Por ka pasur edhe një anë të errët të lidershipit të tyre, që janë objekt i kësaj aktakuze”, deklaroi përfaqësuesi kryesor i organit të akuzës, i cili zëvendësoi prokurorin tashmë të dorëhequr Jack Smith, të cilit iu ngarkua një tjetër detyrë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në aktakuzë evidentohet se janë mbi 100 krime, shumica shqiptarë të Kosovës, ndër të cilët kishte edhe rivalë politikë nga Lidhja Demokratike e Kosovës.

Në dosjen e akuzës gjenden dokumente dhe dëshmitarë të shtrirë gjeografikisht në shumë zona të Kosovës, por edhe në Shqipëri. Prokurori në detyrë Whiting theksoi se intimidimi i dëshmitarëve ka qenë dhe mbetet një tjetër sfidë e këtij procesi. "Dëshmitarët vijojnë të intimidohen dhe të frikësohen edhe sot”. Rreth 312 persona pritet të dëshmojnë në këtë proces gjyqësor.

Organizimi i UÇK-së

Duke bërë një historik të krijimit të UÇK-së, prokurori Matthew Halling prezantoi edhe disa deklarata dhe dokumente të ish-krerëve të UÇK-së. Sipas tij, Thaçi, Veseli dhe Selimi e kishin themeluar Shtabin e Përgjithshëm dhe e kishin nisur "këtë ndërmarrje të përbashkët kriminale”. Ndërsa për Jakup Krasniqin u tha se ishte anëtar i drejtorisë politike. Prokurori Halling prezantoi edhe një organigram të strukturës së UÇK-së nga nëntori i vitit 1998, duke iu referuar të dhënave, që sipas prokurorit "u gjetën në shtëpinë e Jakup Krasniqit".

Whiting tha se motivi i kryerjes së krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit, të pretenduara në aktakuzë, "ishte për të fituar pushtet në luftë ndaj personave që perceptoheshin si kundërshtarë të UÇK-së”.

"Mund t'i kenë kryer nga frika se kauza e tyre do të minohej, nga ata që perceptoheshin si kundërshtarë. Mund të jenë kryer nga hakmarrja. Do të shihni prova për këto të dyja”, pohon ai. Sips Whiting, nuk ishe aspa e fshehtë, se "qëllimi kriminal i përbashkët kishte për synim vënien në shënjestër të kundërshtarëve”, tha Whiting.

Krimet konkrete me të cilat ngarkohen të akuzuarit

Më pas prokurorët e Gjykatës Speciale paraqitën edhe dëshmitë e tyre konkrete për krimet e pretenduara. Sipas tyre, UÇK-ja është përfshirë në 440 incidente dhe ka ndaluar shumë persona, ndër të ciët "së paku 144 prej tyre nuk e kanë mbijetuar".

"Ata vdiqën mizorisht sepse konsideroheshin si kolaboracionistë”, tha prokurori,duke shtuar se "ata ishin persona me profesione si bujqë, mësimdhënës, gazetarë, nëpunës e profesione të tjera". Në mesin e viktimave, sipas prokurorisë, kishte shqiptarë, serbë, boshnjakë, romë e të tjerë.

Prokuroria paraqiti më pas edhe disa raste konkrete të mbajtjeve, rrahjeve dhe vrasjeve në Jabllanicë, Llapushinik, Zllash, Kleçkë e vende të tjera. Prokuroria pohon se të gjitha këto akuza do të dokumentohen me argumente. E një prej pretendimeve të prokurorisë është edhe ndalimi, mbajtja dhe keqtrajtimi i kundërshtarëve politikë. Sipas tyre, Hashim Thaçi u ka thënë mbështetësve të LDK që të heqnin dorë nga postet e tyre të atëhershme dhe nga Ibrahim Rugova. Prokuroria pohon se personat që kanë kundërshtuar "taktikat e UÇK-së, kanë rrezikuar të vriten". Ndërsa forma më e shpeshtë e akuzave ndaj personave që nuk ndiqnin urdhërat e UÇK ishte "tradhëtar e kolaboracionist". E ndër rastet e sulmeve ndaj civilëve prokuroria përmendi edhe plagosjen e Radivoje Papoviqit, ish-rektor i vendosur nga autoritetet serbe në Universitetin e Prishtinës. Ky sulm ka ndodhur në vitin 1996.

Prokurori: UÇK pati rregulla, Shtab, Zona, Polici Ushtarake e burgje

Duke paraqitur prova të përgjithshme të aktakuzës, prokurori mes të tjerash nxori në ekran edhe një dokument, të cilin e prezantoi si "Rregullorja e Disiplinës në UÇK". Në këtë dokument shihet, sipas prokurorëve, se kush kishte autoritet për të vënë rregull brenda UÇK-së dhe se brenda UÇK-së kishte rregulla të disiplinës, ku parashikoheshin edhe sanksione. Prokurori paraqiti edhe letra të tjera që, sipas tij, janë dokumente që dëshmojnë se Shtabi i Përgjithshëm ka funksionuar dhe se UÇK-ja ka pasur hierarki. Për zanafillën e UÇK u tha se "UÇK-ja ishte themeluar nga Lëvizja Popullore e Kosovës dhe ate e përbënin personat si Adem Jashari, Xhavit Haliti, Azem Syla e të tjerë. Këto dokumente dhe pohimet e prokurorisë kishin për synim të tregojnë se UÇK kishte shtrukturë e hierarki të caktuar dhe se "prej fillimit anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm kanë ushtruar detyrat e tyre”. Në këtë kontest, u tha se ishin krijuar edhe zonat e caktuara të UÇK-së, si ajo e Drenicës, Dukagjinit, Pashtrikut, Shalës, Llapit, Nerodimes e Karadakut. Ndërsa Shtabi i Përgjithshëm ishte "në qendër të të gjithë kësaj”.

Pas prokurorisë, ditën e martë mbrojtësit do të paraqesin argumentet e tyre me të cilat pretendohet se të akuzuarit janë të pafajshëm. Por në ditën e parë të hapjes së procesit kishte dhe një protestë të organizuar në Hagë.

Protesta në mbështetje të të akuzuarve

Në rrugët e Hagës flitej shqip një ditë para nisjes së gjyqit. Qytetarë të shumtë kishin ardhur nga Gjermania, Zvicra, Italia, Holanda, Franca dhe shtete të tjera për të mbështetur të akuzuarit dhe për të kundërshtuar këtë proces gjyqësor. Teksa paraditen e datës 3 prill, në Gjykatën Speciale lexohej aktakuza, disa qindra metra më tutje, protestuesit u mblodhën nën thirrjet "UÇK” dhe "Liri për çlirimtarët”. Për Deutsche Wellen qytetarët e pyetur thanë, se nuk i besojnë prokurorisë, por i besojnë drejtësisë, dhe janë të mendimit se ish-krerët e UÇK-së do të shpallen të pafajshëm. Autoritetet kishin lejuar mbledhjen e 300 personave, por sipas organizatorëve u mblodhën rreth 3 mijë vetë. Protesta kaloi pa asnjë incident.

kosova ne hage

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari