LIVE UPDATES
Bota

DW: Shërbimet sekrete ruse po planifikojnë sulme në të gjithë botën

Shërbimet sekrete ruse planifikojnë fushata disinformuese dhe sulme ndaj infrastrukturës civile me ndihmën e një kompanie teknologjike në Moskë, "NTC Vulkan". Informacionet u dorëzuan nga një ish-punonjës.

3 Prill 2023, 22:27 Nga I.A
DW: Shërbimet sekrete ruse po planifikojnë sulme në të
Foto Ilustruese

GJERMANI- Sipas zbulimeve të një grupi investigativ të mediave gjermane dhe atyre ndërkombëtare, shërbimet sekrete ruse planifikojnë sulme kibernetike në të gjithë botën ndaj infrastrukturës civile. Pas zbulimeve, ministrja e Brendshme gjermane, Nancy Faeser kërkon më shumë kompetenca të Zyrës Federale të Kriminalistikës, BKA. E pyetur për të ashquajturat "hackbaks" politikisht të kontestuara, Faeser tha. "Nuk bëhet fjalë për kundërsulme. Por ne duhet të kemi kompetencat për të identifikuar sulmet dhe t'i ndalim ato. Këto kompetenca na duhen dhe unë i shoh këto kompetenca të vendosura më së miri tek Zyra Federale e Kriminalistikës".

Prej vitesh Ukraina dhe vende të tjera janë objekt sulmesh kibernetike. Zyrtarisht Kremlini e mohon këtë. Por mijëra faqe dokumente sekrete janë bërë para pak ditësh publike, nga ku bëhet e  qartë, se si një kompani teknlogjike ruse po zhvillon armë digjitale për ushtrinë e Vladimir Putinit dhe shërbimet sekrete. Dokumentet sekrete të bëra publike nën emrin "Vulkan files" janë bërë të njohura nga një person "whistleblower" që mbetet sekret. Një grup mediash gjermane si "ZDF Frontal", "Spiegel", "Süddeutsche Zeitung" dhe disa media ndërkombëtare kanë bërë vlerësimin e dokumenteve. Ato tregojnë, se Rusia planifikon të godasë me sulme kibernetike rrjetin.

Sulme të qëllimshme nddaj shinave, aeroporteve dhe rrjeteve të rrymës elektrike

Rol të rëndësishëm në këtë drejtim luan kompania ruse Vulkan me seli në verilindje të Moskës. Nga jashtë kjo kompani paraqitet si një zhvillues softuerësh, por sipas dokumenteve të brendshme, Vulkan punon për shërbimet sekrete ruse, shërbimin informativ ushtarak, GRU, shërbimin e brendshëm informativ, FSB dhe shërbimin informativ të huaj, SWR. Pjesë të "Vulkan Files" janë material mësimor. Aty përshkruhet se çfarë duhet të trajnohet me softuerët: "paralizimi i sistemeve të kontrollit të hekurudhës, transportit të anijeve dhe nga ajri", "krijimi i problemeve tek kompanitë e energjisë dhe infrastrukturës kritike", identifikimi i pikave të dobta të infrastrukturës" për t'i sulmuar ato".

Për eksperten e informatikës me origjinë nga Ukraina nga "Rrjeti Europian i Sigurisë Kibernetike", Marina Krotofil sulmet kibernetike shkelin të drejtën ndërkombëtare. "Kjo sigurisht shkel Konventën e Gjenevës, sepse këto janë infrastrukturë civile. Këto lidhen me furnizimin me ujë, prodhimin e rrymës elektrike, dhe impiante petrokimike." Produkt tjetër i "Vulkan"është edhe "Skan W". Programi kërkon rrjetin ndaj pikave të dobta dhe depërton aty ku mundet për të sulmuar.

Shërbimet sekrete perëndimore të shqetësuara

Disa shërbime sekrete perëndimore kanë mundur të shohin në disa bisedime informimi pjese të "Vulkan Files". Ato i vlerësojnë si autentike dhe shqetësuese dokumentet. Ekipit të gazetarëve gjermanë një shërbim informativ i ka shkruar: "Kompanitë si Vulkan aftësojnë shërbimin ushtarak rus, GRU të kryejë operacione kibernetike. Programe si Skan W janë parashikuar për qëllime ofensive (...).Dokumentet Vulkan janë një zbuim i rrallë dhe ndihmojnë të kuptojnë, se çfarë ka parasysh GRU."

Një qëllim tjetër i Rusisë: komandimi i internetit në sfera të caktuara dhe seleksionimi i asaj, se çfarë duhet t'u tregohet përdoruesve e çfarë jo. Edhe këtu sipas zbulimeve do duhet të ndihmojë softueri "Amesit". Sipas dokumenteve të ofruara ai ka këto detyra: "të bllokojë qasjen tek kanalet e padëshiruara të të dhënave", "kërkesat e përdoruesve të orientohen tek burimet e dëshiruara të internetit në hapësirat e parashikuara për këtë". Sipas eskpertit për shërbimet sekrete, Andrej Soldatov "qëllimi është kontrolli i plotë mbi informacione në atë territor, ku ata përpiqen të depërtojnë". Soldatov thotë, se depërtohet në një hapësirë të caktuar interneti, merret  përsipër kontrolli për të përhapur disinformata, manipulohen mediat sociale dhe mbahen të papublikuara informacione të caktuara.

Deputeti gjerman i Gjelbër, Konstantin von Notz, drejtues i Komisionit Kontrollues të Bundestagut për Shërbimet Sekrete është i mendimit se "ka qindra armë kibernetike" në zhvillim. "Nga rastet e viteve të fundit bëhet e qartë se ka një rrezik real për infrastrukturën kritike në Gjermani", shprehet von Notz.

Marrë nga DW

vulkan files nancy faeser

Sondazh

Poll

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën

Mesazhi i Antonio Costës: Përshpejtoni luftën kundër krimit dhe korrupsionit në vend

Grabitet me armë një bankë e nivelit të dytë në Tiranë