LIVE UPDATES
Bota

"Dronë të teknologjisë së lartë", Ukraina hyn në fazën e re të luftës

Ekipi mjekësor ushtarak ukrainas po stërvitet që të jetë edhe më i shpejtë dhe të evakuohet më me nxitim.

5 Prill 2024, 16:33 Nga M.B
"Dronë të teknologjisë së lartë", Ukraina hyn
Foto ilustruese

UKRAINA- Që nga fillimi i agresionit rus ndaj Ukrainës, dronët kanë luajtur një rol të rëndësishëm në realizimin e misioneve të vëzhgimit dhe sulmeve me rreze të gjatë veprimi. Vitin e kaluar, Ukraina përdori një lloj të ri droni që po ndryshon mënyrën e betejës në vijën e parë të frontit. Korrespondenti i Zëri të Amerikës, Yan Boechat, njofton nga rajoni i Donbasit në Ukrainë, se droni që i krijon mundësi operatorit të shohë fushën e betejës sikur të ishte brenda mjetit fluturues, është kthyer në makth për ushtarët në të dy anët e fushës së betejës.

Ekipi mjekësor ushtarak ukrainas po stërvitet që të jetë edhe më i shpejtë dhe të evakuohet më me nxitim. Kjo është edhe më kritike, pasi të dyja palët po përdorin dronë që u mundësojnë operatorëve që të shohin sikur të ishin brenda mjetit të vogël fluturues me kosto të ulët dhe më vdekjeprurës. Këta dronë njihen ndryshe si FPV.

“Armiku po përdor një metodë të re; filloi rreth gjashtë muaj më parë, nëse jo më herët”, thotë një pjesëtar i forcave ukrainase.

Në pjesën jugore të Donbasit, ushtarët ukrainas po stërviten për të rritur shpejtësinë e veprimit, duke e ditur se dronët e rinj mund t’i ndjekin ata këmba-këmbës për t’i asgjësuar. Ata e kuptojnë se dislokimi i tyre i radhës në vijat e frontit mund të jetë i fundit.

“Një nga sfidat më të mëdha gjatë evakuimit është prania e dronëve FPV. Kjo çon shpesh në vonesa deri në 12 orë ose më shumë. Çdo vonesë rrezikon jetët”, thotë për Zërin e Amerikës një pjesëtar i forcave mjekësore ukrainase.

Dronët FPV janë të pajisur me kamera që transmetojnë pamje drejtpërdrejt në syzet speciale të operatorëve të tyre, të cilët e shohin fushën e betejës sikur të ishin brenda mjetit fluturues. Operatori e komandon dronin e pajisur me mjete shpërthyese, përmes një tableti dhe e përplas atë me objektivin. Zyrtarët ukrainas i thanë Zërit të Amerikës se dronët kushtojnë rreth 300 dollarë. Dronët fluturojnë shumë ulët, duke e vështirësuar kapjen nga radarët, ndryshe nga dronët konvencionalë, të cilët gjurmohen lehtë dhe eliminohen lehtësisht nga njësitë kundërajrore. Kostoja e ulët dhe efikasiteti i lartë ka bërë që këta dronë të përhapen gjerësisht që nga mesi i vitit 2023. Falë teknologjisë së avancuar të komunikimit dhe transmetimit të sinjalit, dronët godasin më ashpër dhe futen më thellë në territorin e armikut.

“Në skenë kanë dalë pajisje të ndryshme transmetimi, duke i rritur ndjeshëm kapacitetet e dronëve FPV. Kjo ka çuar në rritjen e efektshmërisë në fushën e betejës”, thotë komandanti i njësisë së dronëve.

Nga një dhomë e errët në thellësi të pyjeve të Donbasit, komandanti i njësitit drejton flotën e dronëve. Një operator ukrainas ka vënë në shënjestrën e dronit një automjet të blinduar rus dhe përplaset me të. Një dron tjetër gjurmon nga distanca për të konfirmuar rezultatin e sulmit. Në dhomën tjetër, printerat 3D po prodhojnë pjesë plastike që do të montohen në motorët elektrikë të blerë në Kinë. Dhjetëra nga këta dronë dërgohen në vijat e para të frontit çdo ditë duke i shkaktuar dëme forcave ruse. Dronët FPV mund të duken si lodra, por transportojnë bomba të afta për të shkatërruar pajisjet dhe gjymtuar personelin. Irina është specialiste në fushën e kompjuterave dhe pilote vullnetare që ka shkatërruar një numër të lartë të objektivave të armikut.

“Është një ndjenjë e çuditshme, sepse brenda automjeteve ka njerëz. Por ne po mbrojmë veten duke i eliminuar ata”, thotë operatorja ukrainase. Ajo thotë se i pëlqejnë dronët por shpreson që lufta të përfundojë së shpejti dhe asaj të mos i duhet të përdorë më armë./ VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari