LIVE UPDATES
Bota

Ekspertët paralajmërojnë: Gripi vdekjeprurës i shpendëve është potencialisht afër pandemisë së ardhshme

Shkencëtarët ngritën shqetësime pasi një person në SHBA e kapi sëmundjen nga një lopë, duke sugjeruar se H5N1 shumë patogjenik po bëhet më i mirë në përhapje. 

5 Prill 2024, 16:15 Nga E. D
Ekspertët paralajmërojnë: Gripi vdekjeprurës i
foto ilustruese

SHBA- Gripi i shpendëve është rrezikisht afër për të shkaktuar pandeminë e ardhshme njerëzore, kanë paralajmëruar ekspertët. Shkencëtarët ngritën shqetësime pasi një person në SHBA e kapi sëmundjen nga një lopë, duke sugjeruar se H5N1 shumë patogjenik po bëhet më i mirë në përhapje. 

Rasti i ri, i zbuluar në Teksas, nxiti një konferencë urgjente ku morën pjesë studiues të gripit të shpendëve, mjekë dhe zyrtarë nga agjencitë qeveritare. Dr. Suresh Kuchipudi, një studiues i gripit të shpendëve në Pittsburgh, paralajmëroi se ky virus ka qenë në krye të listës së pandemisë për shumë, shumë vite dhe ndoshta dekada.

"Dhe tani po afrohemi rrezikshëm me këtë virus që mund të shkaktojë një pandemi. Është vërtet koha që të jemi të përgatitur”, tha Kuchipudi. 

Por eksperti në Mbretërinë e Bashkuar, Prof. James Wood, nga Universiteti i Kembrixhit sugjeroi, megjithatë, se ky rast në vetvete nuk është shkak për shqetësim.

“Zbulimi i një rasti të vetëm njerëzor në SHBA nuk tregon se virusi do të bëhet një pandemi njerëzore. Ka pasur një shkallë të madhe të ekspozimit njerëzor me këtë grup virusesh gjatë tri viteve të fundit dhe ajo që është e veçantë është se janë zbuluar kaq pak raste njerëzore," tha ai. 

Paralajmërimi vjen pasi mijëra pinguinë të ngordhur janë zbuluar në Antarktidë, të cilët mendohet se janë vrarë nga gripi i shpendëve. Ndërkohë vitet e fundit, H5N1 ka vrarë miliona zogj të egër dhe shpendë në mbarë botën. Ai gjithashtu ka filluar të kërcejë te kafshët e tjera, duke përfshirë macet, arinjtë, dhelprat, luanët e detit.

Lopët u shtuan në listën gjithnjë në rritje javën e kaluar kur SHBA raportoi infeksione H5N1 në tufat e qumështit. Që atëherë, rastet janë konfirmuar ose janë nën hetim në pesë shtete Teksas, Kansas, Michigan, New Mexico dhe Idaho. Ndryshe, vë në pah The Sun, për tu bërë një pandemi, një virus duhet të jetë në gjendje të infektojë lehtësisht njerëzit ose kafshët dhe të përhapet midis tyre.

Dhe deri më tani, nuk ka asnjë provë se gripi i shpendëve mund të transmetohet mes njerëzve. Megjithatë, ekspertët kanë frikë se shkalla e madhe e përhapjes aktuale mund t’i japë virusit më shumë mundësi për të evoluar, duke mundësuar që H5N1 të përhapet më mirë midis gjitarëve dhe potencialisht njerëzve.

Gjithashtu hulumtimet tregojnë se shkalla e vdekshmërisë tek njerëzit që preken nga gripi i shpendëve mund të jetë deri në 60 për qind. Të paktën 887 njerëz janë infektuar me gripin e shpendëve në 20 vitet e fundit dhe 462 prej tyre kanë vdekur.

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës