LIVE UPDATES
Bota

Dilema e tregtarëve në veri të Kosovës: T’i paguajnë taksat a t’i mbyllin bizneset?

Në Leposaviç janë mbyllur disa dyqane me mallra të ndryshme, por pronarët e tyre nuk pranuan të flisnin publikisht.

24 Janar 2024, 09:27 Nga N.F
Dilema e tregtarëve në veri të Kosovës: T’i
Foto ilustruese

KOSOVË- Jovica nga Leposaviçi është vetëm njëri nga tregtarët që po i mbyllin dyqanet e tyre në këtë komunë me shumicë serbe në veri të Kosovës. Arsyeja lidhet kryesisht me biznesin ilegal, i cili prej vitesh u tolerua në këtë zonë.

“Tani më duhet ta regjistroj dyqanin, më duhet t’i paguaj taksat. Unë besoj se kjo duhet, por blerja e plastikës nuk është prioritet për njerëzit në këtë vend. Do të më duhet ta mbyll. E shihni edhe vetë se po hedh gjëra nga dyqani”, thotë Jovica për Radion Evropa e Lirë.

Ai filloi të shesë produkte plastike rreth shtatë vjet më parë dhe pranon se, gjatë gjithë kohës, ka punuar “në të zezë” - as nuk e ka regjistruar dyqanin, as nuk ka paguar taksa apo kontribute. Ai thotë se vendosi të merrej me këtë mini-biznes, sepse as ai dhe as bashkëshortja e tij nuk mund të gjenin punë, dhe shton se viteve të fundit kanë jetuar nga ky dyqan.

Jovica thotë se, në të ardhmen, do të përpiqet ta regjistrojë biznesin dhe të shohë nëse do të jetë fitimprurës, pas pagesës së taksave dhe detyrimeve të tjera. Sipas tij, tregtarët në veri kanë filluar t’i regjistrojnë bizneset, sepse e kanë kuptuar se nuk do të mund të punojnë më ilegalisht.

“Është normale të paguash taksa”, thotë ai.

Në Leposaviç janë mbyllur disa dyqane me mallra të ndryshme, por pronarët e tyre nuk pranuan të flisnin publikisht. REL-i ka informacione se disa prej tyre do të rihapen kur të regjistrohen si biznese, ndërsa të tjerë kanë vendosur të ndalojnë së bëri biznes përgjithmonë. Për të bërë biznes legal në Kosovë, kompania duhet të regjistrohet përmes Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve, e cila funksionon në kuadër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Muajve të fundit, policia e Kosovës, në bashkëpunim me Doganën dhe Administratën Tatimore të Kosovës, ka kryer disa bastisje të depove apo dyqaneve në katër komunat me shumicë serbe në veri të Kosovës - Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviç - pasi ka marrë informacione se ato funksionojnë ilegalisht. Një nga aksionet e fundit është kryer më 22 janar në Zveçan, ku është bastisur një depo. Zëvendësdrejtori i policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Veton Elshani, u rekomandon tregtarëve që t’i regjistrojnë bizneset e tyre.

“Të mos kemi së paku probleme me regjistrimin e bizneseve, me taksat”, thotë Elshani për Radion Evropa e Lirë.

Nëse vërtetohen dyshimet për biznes të paligjshëm, Dogana e Kosovës, në bashkëpunim me Administratën Tatimore, e konfiskon gjithë mallin, shpjegon Elshani. Ai nuk mund të specifikojë se sa biznese janë mbyllur për shkak të veprimtarisë së paligjshme dhe thotë se vendimin për këtë e marrin Dogana dhe Administrata Tatimore. Këto dy institucione nuk iu përgjigjën interesimit të REL-it për komente.

Bazuar në një hulumtim të Institutit Kosovar për Studime të Avancuara - GAP, në Kosovë ishin rreth 97 mijë biznese aktive në mars të vitit 2023. Prej tyre, 5.253 ishin në pronësi të pjesëtarëve të komuniteteve pakicë, nga të cilat 30% në pronësi të komunitetit serb. Biznesmeni nga Mitrovica e Veriut, Dushan Gashiq, thotë se shumica e bizneseve në veri janë të regjistruara sipas sistemit të Kosovës, ndërsa bastisjet bëhen për mallrat me origjinë nga Serbia.

Në mes të vitit të kaluar, Qeveria e Kosovës ndaloi importin e mallrave me origjinë nga Serbia për arsye sigurie, përkatësisht pas arrestimit të tre policëve të Kosovës nga policia e Serbisë. Edhe pse policët, ndërkohë, u liruan, vendimi për ndalimin e importit të mallrave serbe mbeti në fuqi.

“Derisa të zgjidhet ai problem [rreth importit të mallrave nga Serbia], mendoj se do të kemi gjithnjë e më shumë mbyllje të dyqaneve dhe bizneseve”, thotë Gashiç.

Radio Evropa e Lirë pyeti Administratën Tatimore të Kosovës nëse e di se sa biznese në veri nuk i kanë shlyer obligimet tatimore dhe sa ka humbur Kosova për shkak të biznesit ilegal në atë pjesë me vite të tëra, por, deri në publikimin e këtij artikulli, nuk mori përgjigje. Ish-kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, ekonomisti Safet Gërxhaliu, thotë për Radion Evropa e Lirë se biznesi i paligjshëm në veri të Kosovës është trajtuar si “çështje politike”, sepse Kosova është përballur me problemin e shtrirjes së autoritetit në atë pjesë. Ai thotë se Kosova ka pësuar humbje për shkak të kësaj situate, por se qytetarët në veri duhet “të njoftohen gradualisht me ligjin”.

“Njerëzit në veri duhet të njoftohen se cilat janë procedurat [për legalizimin e biznesit], t’u shpjegohet se mund të përfitojnë më shumë nga ligjshmëria sesa rreziku i përfshirjes në ekonomi joformale. Ata njerëz që e regjistrojnë një biznes të ri, duhet të ndjejnë se do të kenë mbështetje dhe rezultate”, thotë Gërxhaliu.

Qeveria e Kosovës, e udhëhequr nga Albin Kurti, thotë vazhdimisht se po përpiqet të vendosë rend dhe ligj në veri të Kosovës, si dhe ta integrojë atë pjesë në sistemin e Kosovës, duke i shuar institucionet paralele serbe. Për shkak të mbylljes gjithnjë e më të shpeshtë të dyqaneve në komunën e Leposaviqit, ka pasur rritje të çmimeve, sidomos të produkteve ushqimore. Për shembull, qumështi ose kosi në Leposaviq është rreth 100 dinarë ose rreth 80 centë më i shtrenjtë se në Rashkë, prandaj banorët e komunës së Leposaviqit shkojnë në këtë qytet kufitar të Serbisë - rreth 30 kilometra larg - për më shumë blerje. Një prej tyre është edhe Marija.

“Disa, konkretisht unë, furnizohen me produkte nga Serbia në baza javore. Kam vërejtur një ndryshim të madh në çmime mes Leposaviçit dhe Serbisë”, thotë ajo. Edhe Stevani thotë se në Leposaviç janë shtrenjtuar produktet elementare.

“E kemi afër Rashkën, shpesh shkojmë të blejmë ushqime, çfarë të mundemi”, thotë ai. Gashiç konfirmon, po ashtu, se qytetarët nga veriu blejnë gjithnjë e më shumë ushqime në qytetet e Serbisë. Por, ai përmend si arsye mungesën e mallrave nga Serbia, për shkak të ndalimit të importit.

“Njerëzit janë mësuar me ato produkte dhe nëse nuk janë në dyqan, ata do ta presin të shtunën ose të dielën për të shkuar në Novi Pazar ose Rashkë, për të blerë çka u nevojitet për atë javë”, thotë Gashiç. Në fund të dhjetorit të vitit 2023, biznesmenë nga veriu i Kosovës nisën një peticion, me të cilin kërkojnë shfuqizimin e vendimit të Qeverisë së Kosovës për ndalimin e importit të mallrave nga Serbia. Nënshkrimet e mbledhura të biznesmenëve dhe qytetarëve duhet t’u dorëzohen institucioneve kompetente të Kosovës dhe komunitetit ndërkombëtar në një periudhë të ardhshme.

Marrë nga REL

veri kosove biznese

Sondazh

Poll

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit