6 interperlanca në Kuvend/ Seanca plenare nis me një minutë heshtje për vrasjen e efektivit në Korçë
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
Resorti në Zvërnec, Zhupa: S’ka turizëm të qëndrueshëm me beton të qëndrueshëm 4 Qershor, 1...
E rëndë në Maliq/ Vritet polici gjatë operacionit për kapjen e një personi të kërkim, plagoset dhe nj&eu...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detaje: Të gjithë shtetas nga Kosova, tre persona në spital 3 Qersho...
Suedia, bashkë me Finlandën, u kanë dhënë fund disa dekadave neutralitet më 2022, dhe kanë vendosur t’i bashkohen NATO-s, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
TURQI- Deputetët turq kanë ratifikuar kërkesën e Suedisë për anëtarësim në NATO, duke e bërë edhe më të afërt hyrjen e këtij vendi në aleancë. Suedia, bashkë me Finlandën, u kanë dhënë fund disa dekadave neutralitet më 2022, dhe kanë vendosur t’i bashkohen NATO-s, pas nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë.
Teksa Finlanda është pranuar, Suedisë i është penguar rruga nga Turqia, e ka pasur disa mospajtime me Suedinë lidhur me atë që e ka konsideruar përkrahje të Stokholmit për separatistët kurdë, duke përmendur pjesëtarë të Partisë Popullore të Kurdistanit (PKK).
Turqia, bashkë me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, e konsiderojnë PKK-në si organizatë terroriste. Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, tani pritet ta nënshkruajë legjislacionin për Suedinë brenda ditëve. Kjo nënkupton që Hungaria do të jetë anëtarja e vetme e NATO-s, që do të duhet të miratojë kërkesën e Suedisë, ashtu që të finalizohet procesi. Kryeministri suedez, Ulf Kristersson, ka thënë pas votimit në Turqi se vendi i tij tani është një hap afër NATO-s.
Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg e ka mirëpritur lajmin nga Turqia, duke thënë se pret që edhe Hungaria t’iu japë fund procedurave sa më shpejt që është e mundur. Hungaria e ka akuzuar Suedinë se ka qasje armiqësore.
Në mars të vitit të kaluar, zëdhënësi i Qeverisë hungareze, Zoltan Kovacs, i ka akuzuar zyrtarët në Suedi se po qëndrojnë në fronin e superioritetit moral. Kjo pasi Stokholmi e ka akuzuar më parë Qeverinë hungareze se po rrëshqet kundër parimeve demokratike të BE-së.
Megjithatë, ditëve të fundit ka pasur përparim. Kryeministri hungarez, Viktor Orban, ka thënë të martën se e ka ftuar homologun e tij suedez në Budapest, për të biseduar për anëtarësimin e Suedisë në NATO.
Marrë nga REL
Foto Ilustruese SHBA- Avionë ushtarakë amerikanë goditën militantët irakianë që mbështeten nga Irani në pë...
Donald Trump SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump fitoi zgjedhjet paraprake republikane në shtetin Nju Hempshër të martën, duke përfo...
antonio guterres SHBA- Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres ka kritikuar Izraelin për refuzimin e tij të një z...
Foto ilustruese SHBA-Akuzat se Prokurorja e qarkut Fulton, Fani Willis kishte një marrëdhënie të papërshtatshme me prokurorin e p...
parlamenti turk TURQI- Pas shumë muajsh konsultimesh, Parlamenti turk ka miratuar sot protokollin për anëtarësimin e Suedisë&...
Foto ilustruese RUSI-Agjencia Qendrore amerikane e Inteligjencës (CIA) ka publikuar një video në gjuhën ruse, në tentim për ...
Foto ilustruese KENIA-Një pastor i vetëshpallur në Kenia, i cili ishte ndjekur penalisht për “terrorizëm”, akuzohet g...
Foto ilustruese ITALI-Papa i bëri komentet gjatë një auditori privat në Vatikan me prodhuesit e verës nga e gjithë Italia. D...
andrzej duda POLONI- Presidenti polak Andrzej Duda ka falur dy anëtarë të qeverisë së mëparshme dhe ka b&...
foto ilustruese SHBA- Bisedimet e vazhdueshme për të siguruar lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtur në Gaza nuk kanë a...