LIVE UPDATES
Bota

Dialogu Kosovë-Serbi “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE dhe SHBA

Udhëheqësit e dy vendeve, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, zhvilluan takime në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar.

21 Mars 2024, 17:41 Nga S.N
Dialogu  Kosovë-Serbi “i vdekur” deri pas zgjedhjeve në BE
Foto Ilustrim

KOSOVË- Si Marrëveshja bazike për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ashtu edhe bisedimet e nivelit të lartë mes dy vendeve, janë “të vdekura”, sipas analistëve Lulzim Peci dhe Dushan Janjiç. Udhëheqësit e dy vendeve, Albin Kurti dhe Aleksandar Vuçiq, zhvilluan takime në Bruksel, në kuadër të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve, për herë të fundit në tetor të vitit të kaluar.

Këtë javë u bë një vit prej se ata u pajtuan për udhërrëfyesin e zbatimit të Marrëveshjes bazike, të arritur në shkurt të vitit 2023. Përkundër dakordimit, ata shprehin kundërshtime qoftë për mënyrën e zbatimit, qoftë për disa pika të marrëveshjes, e cila, mes tjerash, kërkon marrëdhënie të mira fqinjësore, respektim reciprok të sovranitetit dhe tërësisë territoriale, por jo edhe njohje të ndërsjellë.

Nga BE-ja, që ndërmjetëson dialogun, thanë të mërkurën se do të duhet një takim i nivelit të lartë mes udhëheqësve të Kosovës dhe Serbisë për të diskutuar për zbatimin e marrëveshjes, por nuk saktësuan se kur mund të ndodhë një i tillë. Paraprakisht, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se përkundër mbështetjes së gjerë ndërkombëtare për marrëveshjen, Kosova dhe Serbia “kanë bërë shumë pak përparim”.

Për Lulzim Pecin, nga Instituti Kosovar për Kërkime dhe Zhvillime të Politikave, marrëveshja “është e vdekur klinikisht”. Kjo, siç thotë ai, për shkak të qëndrimeve të kundërta të palëve dhe mungesës së vullnetit të tyre për të ecur përpara me zbatimin e saj. Për më tepër, shton Peci, palët kanë krijuar situata të tilla që marrëveshjen e nxjerrin si të pavlefshme.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, ai kujton vendosjen e kryetarëve shqiptarë në zyrat e komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, pranverën e kaluar - ngjarje kjo që i ka rritur lart tensionet në atë zonë. Peci përmend edhe sulmin vdekjeprurës të grupeve të armatosura serbe në Banjskë të Kosovës, më 24 shtator. Për këtë sulm, Kosova e fajësoi Beogradin zyrtar, por ai e mohoi çdo përgjegjësi.

“Tash jemi në një pikë, e cila, përveçse është nyje, ka mundësi që të përcillet me konflikte sporadike në terren. Këtu qëndron rreziku më i madh në moszbatimin e kësaj marrëveshjeje”, thotë Peci.

Dushan Janjiq, nga Forumi për Marrëdhënie Etnike në Beograd, u bën jehonë këtyre deklaratave. “Dialogu ka vdekur dhe nuk dihet se si do të përfundojë kjo situatë me nder”, thotë ai. “Së dyti, Brukseli dhe zyra atje janë shndërruar në kuti postare. Politikanët, negociatorët kryesorë nuk po shkojnë atje, por po i dërgojnë zëvendësuesit e tyre dhe po bëjnë kinse bisedime”, shton ai.

Janjiç, po ashtu, kujton se Bashkimi Evropian është në prag të zgjedhjeve për institucionet e tij dhe thotë se, deri në përfundimin e këtij procesi, roli i tij ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi do të jetë i zbehtë. Sipas tij, nuk duhet befasuar nëse situata aktuale shndërrohet në konflikt të armatosur.

“Momentalisht, për fat, e kemi këtë ndërgjegjësim tek amerikanët dhe te NATO-ja, që kjo situatë duhet të shtensionohet. Për këtë i kanë duart tërësisht të lira dhe mendoj se këtë po e bëjnë me sukses”, thotë Janjiç për Radion Evropa e Lirë.

Një ditë më herët, ambasadori i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier, porositi qytetarët e Kosovës që të mos shqetësohen për sulme të mundshme, pasi misioni i NATO-s në Kosovë, është i gatshëm të bëjë, siç tha, gjënë e duhur. Hovenier i bëri komentet pasi gazetarët i kërkuan të komentojë një deklaratë të Vuçiqit, të cilën mediat e interpretuan si kërcënim për “pushtimin e mundshëm të Kosovës”.

“Garancitë e sigurisë që SHBA-ja i ka ofruar, mbeten të forta si kurrë më parë”, tha Hovenier. Kurti, në disa raste, ka përsëritur se Serbia përbën rrezik për Kosovën dhe ka kërkuar integrim më të shpejtë në strukturat evropiane.

Ai, po ashtu, ka thënë se nuk mund të ketë dialog nëse Serbia nuk sanksionohet për sulmin në Banjskë. Në fund të vitit?
Të dy bashkëbiseduesit e REL-it thonë se një rezultat pozitiv në normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, mund të arrihet eventualisht në fund të këtij viti ose në fillim të vitit të ardhshëm. Sipas Pecit, duhet të kryhen fillimisht zgjedhjet për institucionet e BE-së, që mbahen në pranverë, dhe zgjedhjet presidenciale në SHBA, që mbahen në nëntor.

“Të shohim se a do të ringjallet dialogu më pas, me përbërjen e re të Komisionit Evropian, por edhe me administratën e re në SHBA, që mund të jetë kjo e tanishmja apo një tjetër”, thotë Peci.

Janjiç thotë, po ashtu, se pas zgjedhjeve në BE dhe emërimit të ndërmjetësuesve të rinj evropianë në dialogun Kosovë-Serbi, mund të ketë përpjekje të reja për ringjalljen e bisedimeve. Ai thotë se BE-ja, me ndihmën e SHBA-së, do të duhej të organizonte kah fundi i këtij viti një konferencë për Kosovën dhe Serbinë, të formës së konferencës së Dejtonit të vitit 1995, e cila i dha fund luftës në Bosnje e Hercegovinë.

“Aty duhet t’ua diktojnë të gjitha zgjidhjet. As lufta në Bosnje nuk do të përfundonte sikur të pritej që të merreshin vesh udhëheqësi i serbëve në Republikën Sërpska, Radovan] Karaxhiq dhe [presidenti i parë i Bosnje e Hercegovinës, Alija Izetbegoviq”. Pra, duhet t’i detyrojnë”, thotë Janjiç.

Megjithatë, Hovenier, në një bashkëbisedim me gazetarët në fund të shkurtit, u shpreh i hutuar nga pyetja nëse ekziston mundësia e organizimit të një konference ndërkombëtare për marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kurti, në një intervistë dhënë REL-it këtë javë, nuk e përjashtoi mundësinë që edhe Kosova të shkojë në zgjedhje të parakohshme këtë vit.

Marrë nga REL

kosova serbia

Sondazh

Poll

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Pas më shumë se katër orësh, qytetarët vijojnë protestën rrugëve të Kryeqytetit

Gjesti i veçantë i protestuesit, u dhuron lule efektivëve në shenjë solidariteti për policin e vrarë

Pas tre orësh protestë, turma vijon qëndresën: Dorëheqje!

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje