Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Në padi departamenti i drejtësisë së SHBA-ve pretendon se kompania përdori kontrollin e saj të iPhone për të kufizuar ilegalisht konkurrentët dhe opsionet e konsumatorëve. Akuza lidhet me shtypjen e rritjes së aplikacioneve të reja dhe reduktimin e tërheqjes së produkteve rivale.
SHBA- Shtetet e Bashkuara kanë ngritur një padi kundër kompanisë Apple, duke akuzuar gjigantin e teknologjisë për monopolizimin e tregut të smartfonëve dhe shtypjen e konkurrencës.
Në padi departamenti i drejtësisë së SHBA-ve pretendon se kompania përdori kontrollin e saj të iPhone për të kufizuar ilegalisht konkurrentët dhe opsionet e konsumatorëve. Akuza lidhet me shtypjen e rritjes së aplikacioneve të reja dhe reduktimin e tërheqjes së produkteve rivale. Apple është zotuar se do ta luftojë “fuqishëm” padinë dhe i mohon pretendimet. Padia e depozituar në një gjykatë federale në Neë Jersey, pretendon se Apple u përpoq të pengonte inovacionin duke shmangur konkurrentët.
Në një deklaratë, Prokurori i Përgjithshëm Merrick Garland tha se kompania minon aplikacionet, produktet dhe shërbimet që përndryshe do t'i bënin përdoruesit më pak të varur nga iPhone. Garland shtoi se nëse Apple nuk sfidohet, ajo do të vazhdojë të forcojë monopolin e saj të smartfonëve.
Ankesa liston një sërë hapash "anti-konkurruese" që supozohet se janë ndërmarrë nga kompania, duke përfshirë bllokimin e aplikacioneve me funksionalitet të gjerë, shtypjen e shërbimeve celulare të transmetimit të cloud, kufizimin e kuletave dixhitale të palëve të treta. Një zëdhënës i Apple Fred Sainz, tha për mediat amerikane se padia ishte e gabuar për faktet dhe ligjin dhe se Apple do të kundërtojë fuqishmë padinë.
“Padia kërcënon se kush jemi ne dhe parimet që i veçojnë produktet Apple në tregje me konkurrencë të ashpër”, tha Sainz. "Nëse do të jetë e suksesshme, do të pengonte aftësinë tonë për të krijuar llojin e teknologjisë që njerëzit presin nga Apple," shtoi ai.
Kjo shënon herën e tretë që Apple është paditur nga departamenti i drejtësisë që nga viti 2009 dhe është padia e parë akundër kompanisë nën administrimin e Presidentit Joe Biden. Apple është përballur me një reagim ligjor në rritje mbi ekosistemin e saj iOS dhe praktikat e biznesit. Muajin e kaluar, ajo u gjobit me 1.8 miliardë euro nga BE për shkeljen e ligjeve të konkurrencës mbi transmetimin e muzikës.
Firma kishte penguar shërbimet e transmetimit nga informimi i përdoruesve për opsionet e pagesave jashtë dyqanit të aplikacioneve Apple, tha Komisioni Evropian. Komisionerja e Konkurrencës Margrethe Vestager tha se Apple kishte abuzuar me pozicionin e saj dominues në treg për një dekadë dhe urdhëroi gjigantin e teknologjisë të heqë të gjitha kufizimet. Apple tha se do të apelonte kundër vendimit.
fotot ilustruese GAZA- Ushtria izraelite tha të enjten se forcat e saj kishin vrarë 50 palestinezë të tjerë në dhe rreth spit...
fotot ilustruese GAZA- Mijëra Refugjatët palestinezë që kanë ikur nga sulmet ajrore izraelite nuk kanë ushqim të m...
Foto Ilustrim SHBA- Sipas një studimi të ri të shkencëtarëve amerikanë, niveli i lindjeve në rang global pritet të ...
Foto Ilustrim JEMEN- Luft anija "Hesse" e Marinës Gjermane zmbrapsi një sulm Houthi në një operacion në Detin e ...
Foto ilustruese SHBA-Jared Kushner, dhëndri i ish-presidentit Donald Trump, i kanë vënë syrin Ballkanit për 3 projekte transformue...
fotot ilustruese SLLOVENI- Ministria e Punëve të Jashtme të Sllovenisë ka njoftuar të enjten ambasadën ruse se një ...
Denis Kapustin me Oleksii Baranovskyi nga Legjioni i Lirisë së Rusisë dhe Kholod i Batalionit Siberian RUSI- Grupet e armatosura që pre...
Foto Ilustrim SLLOVENI- Sllovenia është e gatshme ta shtojë numrin e trupave të vet në misionin paqeruajtës Organizatës ...
PERU- Shkencëtarët kanë zbuluar kafkën e fosilizuar të një delfini gjigant lumi, nga një specie që mendohet se ka ikur...
foto ilustruese Zyra e OSBE-së për Institucione Demokratike dhe të Drejtat e Njeriut (ODIHR) e ka nisur të enjten misionin për v&e...