12 Maj 2024, 16:51
Nga N.F
Dhuna në veri
PRISHTINË- Gjykata Themelore në Prishtinë njofto të dielën se ia ka shqiptuar masën prej një muaji paraburgim një të dyshuari me inicialet S.M., i cili akuzohet për veprimtari kundër Kushtetutës së vendit dhe për huliganizëm, në lidhje me dhunën e majit të vitit 2023 në veri të Kosovës.
Në një njoftim për media, gjykata tha se e ka pranuar kërkesën e prokurorëve, sepse “nëse i pandehuri lihet në liri, ai mund të arratiset, apo mund t’i ndryshojë provat e veprës penale dhe të ndikojë tek të dyshuarit e tjerë që gjenden të lirë”.
Verën e vitit të kaluar, Policia e Kosovës arrestoi dhjetë pjesëtarë të komunitetit serb për sulme ndaj pjesëtarëve të misionit paqeruajtës të NATO-s në Kosovë, për akuza kundër rendit kushtetues të Kosovës dhe për sulme ndaj gazetarëve.
I dyshuari, shtetas serb, ngarkohet me veprat penale “bashkim për veprimtari kundër kushtetuese”, “rrezikimi i personave nën mbrojtje ndërkombëtare”, “pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizmi”, si dhe për “veprën penale sulm ndaj personit zyrtar”, tha gjykata.
Gjykata nuk tregoi se kur ishte arrestuar i dyshuari. Në veri, tensionet u rritën vitin e kaluar pasi policia e Kosovës asistoi që në ndërtesat komunale të hynin kryetarët e rinj shqiptarë. Kjo u kundërshtuar nga popullata vendase serbe, që nuk pranoi rezultatet e zgjedhjeve lokale të prillit, votime që i bojkotoi.
Situata u përshkallëzua më 29 maj, kur serbët u përleshën me KFOR-in dhe mbi 100 persona u plagosën nga të dyja palët. Gjykata tha të dielën se S.M, dyshohet se “me një grup të dyshuar ka qenë pjesëmarrës i protestave të organizuara me datë 29.05.2023 para objektit të Komunës se Zveçanit, duke sulmuar pjesëtarë të KFOR-it dhe pjesëtarë të Policisë së Kosovës”.
Në fund të shkurtit këtë vit, dy të dyshuar, Radosh Petroviq dhe Dushan Obrenoviq, arritën një marrëveshje me Prokurorinë Speciale të Kosovës, pasi pranuar fajësinë për veprën “pjesëmarrje në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm”. Ata ishin arrestuar më 29 maj të vitit të kaluar në Zveçan, gjatë përleshjeve mes protestuesve serbë dhe pjesëtarëve të KFOR-it. Pas pranimit të fajësisë, ata janë lënë të lirë.
Marrë nga REL
kosove veri gjykata themelore e prishtines
Bota
12 Maj 2024, 16:43
E. D
Olaf Scholz
GAZA- Kancelari gjerman Olaf Scholz tha të shtunën se një sulm tokësor në qytetin jugor Rafah të Gazës nga I...
Bota
12 Maj 2024, 16:29
N.F
GJERMANI- Gjermania po shqyrton futjen e shërbimit ushtarak të detyrueshëm. Si paraqitet gjendja në vende të tjetra të Evrop&eum...
Bota
12 Maj 2024, 16:31
E. D
Bob Menendez
NEW YORK- Të hënën nis gjyqi ndaj senatorit Bob Menendez, ish kryetar i Komisionit të Senatit për Marrëdhën...
Bota
12 Maj 2024, 16:20
E. D
Rexhep Tajip Erdogan
TURQI- Presidenti i Turqisë Rexhep Tajip Erdogan tha sot se Adolf Hitleri do të ishte xheloz ndaj kryeministrit Benjamin Net...
Bota
12 Maj 2024, 15:44
E. D
David Cameron
MBRETËRIA E BASHKUAR- Sekretari i Jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar, David Cameron tha se ndalimi i shitjeve të ...
Bota
12 Maj 2024, 15:31
N.F
Ambasada
KOSOVË- Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për sigur...
Bota
12 Maj 2024, 15:10
E. D
pamje nga vendngjarja
INDONEZI- Një aksident i rëndë ka ndodhur në indonezi ku si pasojë humbën jetë 11 student. Më...
Bota
12 Maj 2024, 15:05
E. D
foto ilustruese
IZRAEL- Të dielën herët në mëngjes Izraeli dërgoi tanke në kampin e refugjatëve Jabalin i cili ndod...
Bota
12 Maj 2024, 14:59
E. D
foto ilustruese
LITUANI- Lituanezët dolën për të votuar të dielën në zgjedhjet presidenciale, në një kohë...
Bota
12 Maj 2024, 14:42
M.B
Gordana Silanovska-Davkova
MAQEDONIA E VERIUT- Gordana Silanovska-Davkova e ka bërë betimin të dielën si gruaja e parë presid...