LIVE UPDATES
Bota

REL: Çfarë bën Zyra e Kinës në Prishtinë?

Shteti komunist, në dekadën e fundit, ka zgjeruar dukshëm ndikimin e tij në Ballkan, duke krijuar lidhje më të forta me disa qeveri dhe duke u përqendruar në sektorë specifikë, si infrastruktura apo energjia, për bashkëpunim. Në vende si Serbia përfshirja kineze vërehet, madje, edhe në kulturë, media dhe arsim.

12 Maj 2024, 15:31 Nga N.F
REL: Çfarë bën Zyra e Kinës në Prishtinë?
Ambasada

KOSOVË- Me fjalët e inteligjencës perëndimore, Kina përbën një kërcënim në rritje për sigurinë globale. Përshkruhet si një fuqi që synon supremacinë dhe përpiqet ta shfrytëzojë epërsinë e saj ekonomike për të arritur qëllime politike.

Shteti komunist, në dekadën e fundit, ka zgjeruar dukshëm ndikimin e tij në Ballkan, duke krijuar lidhje më të forta me disa qeveri dhe duke u përqendruar në sektorë specifikë, si infrastruktura apo energjia, për bashkëpunim. Në vende si Serbia përfshirja kineze vërehet, madje, edhe në kulturë, media dhe arsim.

Përjashtim nga ky model përbën Kosova, thonë autoritetet e saj. Ndonëse prej Kinës importon mallra në vlerë prej qindra miliona eurosh në vit, vendi nuk ka lejuar ndonjë investim të madh kinez apo ndikim tjetër.

Kina nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, por respekton, siç thotë, integritetin territorial të Serbisë, e cila, me Kushtetutë, Kosovën e trajton ende si pjesë të territorit të saj. Rrjedhimisht, dy vendet nuk kanë as marrëdhënie diplomatike, por, prej vitesh, Kina ka në Kosovë një zyrë ndërlidhëse, e cila funksionon nën Ambasadën kineze në Beograd.

Radio Evropa e Lirë i kontaktoi të dyja këto institucione për t’i pyetur rreth aktiviteteve të saj, por nuk mori përgjigje. Ekipi i REL-it ishte i pranishëm edhe tek objekti i zyrës në Lagjen Arbëria në Prishtinë, më datën 7 maj, por sigurimi aty tha se nuk ka personel brenda dhe se ka “rreth dhjetë ditë” që aty nuk ka qenë dikush.

Në ueb-faqen e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës së Kosovës, ku janë të listuara ambasadat dhe misionet e huaja në Kosovë, figuron edhe Zyra Ndërlidhëse e Kinës. Aty janë publike disa kontakte, por ueb-faqja e zyrës, që do të mund të ofronte informacione për aktivitetet e saj, nuk është funksionale.

E pyetur nga Radio Evropa e Lirë se a e përcjell punën e Zyrës së Kinës në Kosovë, a ka kontakte me të dhe a merr ndonjë raport prej saj, Qeveria e Kosovës, në përgjigjen e përbashkët me MPJD-në, nuk ofroi shumë detaje.

“Sigurisht që ne jemi në dijeni për praninë e të gjitha misioneve që veprojnë në Republikën e Kosovës dhe për aktivitetet e tyre në vend. Sa i përket Zyrës së Kinës në Kosovë, ne si Qeveri nuk kemi ndonjë komunikim me të, marrë parasysh raportet ndërmjet dy vendeve”, thuhet në përgjigje.

Radio Evropa e Lirë pyeti edhe Misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë, UNMIK, se çfarë kontaktesh ka me Zyrën e Kinës në Kosovë dhe a asiston në komunikimet mes saj dhe institucioneve të Kosovës, por nuk mori përgjigje.

Në ueb-faqen e UNMIK-ut shkruan se më 16 shkurt të këtij viti, shefja e këtij misioni, Caroline Ziadeh, ka pritur shefin e Zyrës së Republikës Popullore të Kinës në Prishtinë, Cheng Lei. Mes tjerash thuhet se Ziadeh ka vënë në pah “iniciativat e UNMIK-ut për ndërtimin e besimit”, por nuk specifikohet më shumë.

Nga kërkimet që bëri Radio Evropa e Lirë në internet rezulton se, muajin e kaluar, Cheng është pritur edhe nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama. Në platformën LinkedIn, Rama ka shkruar se me zotin Cheng kanë diskutuar “mundësi të shumta të bashkëpunimit” në fushat e ekonomisë, artit e kulturës.

“U informova se Qeveria e Kinës, deri tani, ka lëshuar viza për më shumë se 1.000 përfaqësues biznesesh nga Kosova”, ka thënë, mes tjerash, Rama.

Po në prill, Cheng ka takuar edhe kryetarin e Ferizajt, Agim Aliu. Ky i fundit, në një postim në Facebook, ka shkruar se në takim, mes tjerash, është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit në fusha të ndryshme e veçanërisht në lehtësimin e të bërit biznes.

Jashtë politikës, Cheng është pritur nga kryetari i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, i cili ka thënë se ka kërkuar nga Cheng që, përmes Zyrës së Kinës, komitetet olimpike të të dyja vendeve të lidhin bashkëpunim në fushën e sportit - për ç’gjë diplomati kinez është pajtuar.

Mimoza Ahmetaj, e cila ka shërbyer si ambasadore e Republikës së Kosovës në disa shtete, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se Kosova duhet të përfitojë nga prania e secilit mision të huaj diplomatik në vend, përfshirë edhe atë të Kinës. Partneriteti i ndërtuar me to, thotë ajo, do të shërbente, pastaj, në realizimin e objektivave të vetë Kosovës.

“Bashkëpunimi në mes shteteve është në disa dimensione - politik, diplomatik, në aspektin e sigurisë, kulturor, tregtar, ekonomik... Pra, është një gamë e gjerë bashkëpunimi. Normalisht që neve na intereson ta faktorizojmë Kosovën dhe duhet gjetur forma... Unë nuk do të doja që Kosova të ndërtonte mure mes shteteve, por, përkundrazi, ura bashkëpunimi”, thotë Ahmetaj.

Një që ka publikuar muajin e kaluar Instituti Ndërkombëtar Republikan, me seli në SHBA, ka gjetur se 69 për qind e qytetarëve në Kosovë nuk besojnë se interesat e vendit të tyre avancohen duke mbajtur marrëdhënie të forta me Kinën.

Ramadan Ilazi, nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, thotë për Exposenë se ky perceptim është krijuar nga mungesa e marrëdhënieve formale politike ndërmjet dy vendeve. Ai thotë se institucionet e Kosovës duhet të jenë shumë të kujdesshme ndaj rolit që mund të luajë Zyra Ndërlidhëse e Kinës.

“Në mungesë të kontakteve domethënëse me Qeverinë e nivelit qendror, Kina po përpiqet të hyjë në nivele të tjera të qeverisjes. Kjo është potencialisht shqetësuese dhe institucionet e Kosovës duhet të japin udhëzime më të mira se si të trajtohen kërkesat për takime nga Qeveria kineze”, thotë Ilazi.

Ilazi shton se në dëm të Kosovë shkon edhe mbështetja shumë e fortë e Kinës për Serbinë. Këtë javë, presidenti i Kinës, Xi Jinping, qëndroi për vizitë zyrtare në Beograd, ku përsëriti se Pekini e mbështet qëndrimin e Serbisë për çështjen e Kosovës. Xi tha, po ashtu, se Serbia është partnerja kryesore e Kinës në Evropën Qendrore dhe Lindore.

Sipas Ilazit, forcimi i kësaj aleance paraqet pengesë të madhe për njohjen e plotë ndërkombëtare të Kosovës, meqë Kina është anëtare e përhershme, me të drejtë vetoje, e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara - organizatë ku Kosova mëton të anëtarësohet. Ilazi thotë se Kosova duhet të jetë “potencialisht e hapur për një nivel të marrëdhënieve diplomatike me Kinën”, por se “këtë duhet ta bëjë në koordinim të plotë me SHBA-në”. Pro një politike më të hapur shprehet edhe ish-diplomatja Ahmetaj.

“Është e rëndësisë së veçantë ndërtimi i raporteve me këto misione. Duhet gjetur mënyrën se si të bashkëpunojmë me secilin prej tyre dhe si të përfitojmë nga prania e tyre. Në asnjë moment, të mos i shikojmë si të padëshiruara. Kosova është në proces të shtetndërtimit, në proces të konsolidimit të shtetit dhe prania e tyre duhet t’i shërbejë Kosovës në këtë frymë”, thotë ajo. Për të vizituar Kosovën, qytetarët kinezë duhet të pajisen me vizë, përveç atyre që kanë pasaporta diplomatike. Vizat mund të merren në ambasadën e Kosovës në Shqipëri ose Turqi.

Ngjashëm, edhe qytetarët e Kosovës duhet të kenë viza për të shkuar në Kinë - dokumentet i dorëzojnë në Zyrën Ndërlidhëse në Prishtinë, ndërsa shqyrtohen në Ambasadën e Kinës në Beograd. Kosova dhe Kina nuk kanë ndonjë marrëveshje formale bashkëpunimi. Në Kosovë nuk ka ndonjë medium me pronësi kineze, apo me përmbajtje pro-kineze. Kosova, po ashtu, nuk ka ndonjë kredi nga bankat kineze.

Ato që janë evidente, janë shkëmbimet tregtare. Nga të dhënat që ka siguruar Radio Evropa e Lirë nga Dogana e Kosovës, rezulton se në vitin 2023, Kosova ka importuar nga Kina mallra në vlerë prej 650 milionë eurosh. Shifra ka arritur gati dyfishin e vitit 2019, kur kjo vlerë ka qenë 340 milionë euro. Vlera e eksporteve të Kosovës në Kinë, ndërkaq, ka qenë 442 mijë euro vitin e kaluar.

Dogana e Kosovës ka konfirmuar, po ashtu, se në mesin e importeve nga Kina vitin e kaluar, kanë qenë edhe 57.444 pajisje incizuese. Radio Evropa e Lirë ka zbuluar se shumë kamera nga Kina, të kompanive Dahua dhe Hikvision, janë të instaluara në sheshet e Prishtinës, si dhe në ndërtesat qeveritare, përfshirë Zyrën e Prokurorit të Shtetit, Ministrinë e Tregtisë dhe Ministrinë e Shëndetësisë. Çështja është jo pak shqetësuese kur merret parasysh se dy kompanitë Dahua dhe Hikvision, pjesërisht në pronësi të shtetit kinez, janë në listën e zezë të SHBA-së, Britanisë dhe Australisë.

Janë disa shtete perëndimore si këto që Kinën e perceptojnë si aktore keqdashëse, e cila në disa raste është angazhuar në fushata dezinformuese që e portretizojnë komunitetin perëndimor si të dështuar dhe joefektiv. Edhe vetë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në disa raste e ka përshkruar Kinën si “armike”.

Marrë nga REL

zyra e kines prishtine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet