LIVE UPDATES
Bota

Dhjetëra refugjatë ukrainas detyrohen të flenë në rrugët e Hungarisë

Refugjatët u dëbuan në rrugë, për shkak të një dekreti të nënshkruar nga kryeministri nacionalist Viktor Orban, i cili hyri në fuqi më 21 gusht.

22 Gusht 2024, 20:32 Nga E. D
Dhjetëra refugjatë ukrainas detyrohen të flenë në
fotot ilustruese

UKRAINË- Dhjetëra refugjatë ukrainas, shumica e të cilëve fëmijë, e kaluan natën duke fjetur në rrugë në Hungari, pasi Qeveria hungareze vendosi të mos paguajë më për strehimin e tyre.

Refugjatët u dëbuan në rrugë, për shkak të një dekreti të nënshkruar nga kryeministri nacionalist Viktor Orban, i cili hyri në fuqi më 21 gusht.

Dekreti e kufizon mbështetjen e shtetit për refugjatët që kanë shkuar në Hungari nga pjesë të Ukrainës, për të cilat Budapesti thotë se nuk janë të prekura nga pushimi i plotë dhe nga lufta që i ka nxitur Rusia.

“Prej se u publikua dekreti i Qeverisë, ne i kemi paralajmëruar vazhdimisht palët e përfshira dhe organizatat civile për këtë problem, me shpresën se do të ketë ndonjë zgjidhje. Kjo nuk duhet të ndodhë në një shtet të bazuar në sundim të ligjit”, tha për REL-in Magdolna Szecsi, eksperte në Fondacionin e Kolegjit Civil në Hungari.

Szecsi tha se shumë prej atyre që u nxorën në rrugë janë nga rajoni i Transkarpateve, të cilët nuk duan të kthehen në Ukrainë, ku kushtet e tyre të jetesës janë “çnjerëzore”. Në Transkarpati, në perëndim të Ukrainës, jeton një komunitet i madh etnik hungarez.

Prej se u zhvendosën në Hungari, sipas saj, ata filluan të integrohen duke i dërguar fëmijët e tyre në shkollë dhe duke punuar. Megjithatë, pa ndihmë shtetërore për strehim, ata nuk mund të paguajnë një vend për të jetuar.

“Nuk e di se çfarë zgjidhje mund të gjendet, por është e sigurt se këta njerëz nuk duan të largohen nga këtu”, shtoi ajo.

Sipas Qeverisë hungareze, 13 rajone në Ukrainë aktualisht pranohen si të prekura drejtpërdrejt nga lufta. Derisa të gjitha pjesët e Ukrainës kanë qenë në shënjestrën e sulmeve nga Rusia, vija e parë e frontit të luftës kalon kryesisht nëpër pjesët lindore dhe jugore të vendit.

Norbert Pal, komisionari qeveritar përgjegjës për ata që kanë ikur nga Ukraina, tha se dekreti është "i arsyeshëm dhe proporcional" dhe se ata që "donin ta merrnin veten në Hungari, kanë qenë në gjendje ta bëjnë këtë".

Javën e kaluar, agjencia e OKB-së për refugjatët, UNHCR, shprehu "shqetësim" për ligjin duke thënë se deri në 3.000 ukrainas mund të humbasin qasje në strehimin e paguar.

"UNHCR vazhdimisht u bën thirrje vendeve anëtare të BE-së që të interpretojnë dhe zbatojnë Direktivën e Mbrojtjes së Përkohshme në mënyrë të pandërprerë dhe gjithëpërfshirëse. Direktiva gjithashtu kërkon që Hungaria t'u sigurojë atyre me status azili strehim dhe strehim të përshtatshëm," tha ajo në një deklaratë.

"Rrjedhimisht, UNHCR i kërkon Qeverisë hungareze të rishikojë amendamentin aktual. Të gjitha ndryshimet në lidhje me akomodimin kolektiv duhet të jenë graduale dhe duhet të merren masa adekuate për të parandaluar që dikush të mbetet i pastrehë ose të detyrohet të jetojë në skamje si rezultat i ndryshimeve," shtoi ai./REL

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj