22 Gusht 2024, 17:49
Nga E. D
Kamala Harris
SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris do të pranojë të enjten në mbrëmje zyrtarisht emërimin historik si kandidate e Partisë Demokrate në ditën e fundit të Kuvendit Kombëtar. Fjalimi i jep asaj një nga mundësitë e pakta të mbetura deri në zgjedhje për të shpalosur vizionin për vendin para një audience prej miliona amerikanësh dhe për të argumentuar se pse duhet të votojnë për të, duke vënë në shënjestër rivalin e saj republikan Donald Trump.
Pranimi i emërimit nga zonja Harris është pika kulmore e një muaji të pazakontë në politikën amerikane, që kur Presidenti Joe Biden u tërhoq nga gara për një mandat të dytë. Sipas një zyrtari të fushatës që foli me kusht që të mos identifikohej, zonja Harris ka tre objektiva për fjalimin e saj. Ajo do të tregojë historinë e ngritjes së saj nga fëmijë e një familjeje e klasës së mesme tek posti i prokurores në mbrojtje të të tjerëve; ajo do të flasë gjithashtu për kontrastin mes vizionit të saj "optimist" dhe atij të zotit Trump që ajo e konsideron "negativ"; si edhe do të përcjellë një ndjenjë patriotizmi.
Nënpresidentja foli shkurtimisht në Kuvend të hënën, kur falënderoi zotin Biden dhe ngriti lart arritjet e tij si president, dhe përsëri të martën, kur një pjesë e një tubimi të saj në Miluoki të Viskonsinit, u transmetua në sallën e Kuvendit. Personazhe të tjerë që do të flasin të enjten janë Guvernatorja e Miçiganit Gretchen Whitmer, Guvernatori i Karolinës së Veriut Roy Cooper, udhëheqësi i të drejtave civile Al Sharpton dhe Presidenteja e Federatës Amerikane të Arsimtarëve, Randi Weingarten. Zonja Harris është gruaja e parë me ngjyrë dhe personi i parë me origjinë nga Azia Jugore që pranon emërimin si kandidate për presidente e një partie të madhe.
Ajo flet një ditë pasi guvernatori i Minesotës, Tim Walz pranoi emërimin si kandidat për nënpresident. Shumë amerikanë nuk e njihnin zotin Walz përpara se zonja Harris ta zgjidhte si kandidat, prandaj fjalimi i tij ishte një mundësi për t'u prezantuar para tyre. Ai e vuri theksin tek përvoja si trajner futbolli, shërbimin në Gardën Kombëtare dhe vështirësitë e familjes së tij për të pasur fëmijë. Walz sjell në garë përvojën jetësore të dikujt nga pjesa qendrore e Amerikës dhe demokratët shpresojnë që ai të bëjë për vete votuesit nga ajo pjesë e vendit, që mund të identifikohen me të./VOA
kamala harris
Bota
22 Gusht 2024, 17:36
E. D
Dang Tien Lam
VIETNAM- Një djalë 6-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej pesë ditësh, është gjetur thellë në nj&...
Bota
22 Gusht 2024, 17:34
E. D
fotot ilustruese
BOSNJE HERCEGOVINA- Tetë trupa të mbytur u nxorën nga lumi Drina, pasi anija me të cilën lundronin disa migrant&e...
Bota
22 Gusht 2024, 16:43
E. D
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Prezantuesja amerikane, Oprah Winfrey, ishte një nga folëset gjatë natës së tretë t...
Bota
22 Gusht 2024, 16:32
E. D
Millorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti të enjten në Beograd p...
Bota
22 Gusht 2024, 16:28
E. D
diamanti
AFRIKA E JUGUT- Diamanti i dytë më i madh në botë është gjetur në kryeqytetin e Botsvanës. Guri...
Bota
22 Gusht 2024, 16:24
E. D
Tim Walz së bashku me familjen e tij
ÇIKAGO- Në mbrëmjen e tretë të Kuvendit Kombëtar Demokrat u shfaq ish-President...
Bota
22 Gusht 2024, 16:19
I.A
SHBA- Protestuesit pro-palestinezë vazhduan demonstratat pranë Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago,...
Bota
22 Gusht 2024, 15:20
I.A
William Burns
KOSOVË- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ka mbërritur mesditën e sotm...
Bota
22 Gusht 2024, 15:13
E. D
Giovanni Costantino,
ITALI- Bayesian është një nga varkat më të sigurta në botë por duket se janë bërë nj...
Bota
22 Gusht 2024, 15:04
E. D
Kamala Harris dhe Donald Trump
SHBA- Zëvendëspresidentja Kamala Harris kryeson ndaj ish-presidentit Donald Trump mes votuesve me ngjyrë. Si&...