22 Gusht 2024, 17:51
Nga E. D
Donald Trump m
SHBA- Ish-Presidenti Donald Trump mbajti në Karolinën e Veriut tubimin e tij të parë në një mjedis të hapur që pas atentatit ndaj tij muajin e kaluar dhe u përqendrua tek siguria kombëtare. Trump ka bërë këtë javë fushatë në shtete që janë vendimtare për rezultatin e zgjedhjeve, në përpjekje për ta larguar vëmendjen nga demokratët dhe Kuvendi i tyre Kombëtar në Çikago.
“Pas 76 ditësh do të fitojmë në këtë shtet dhe do të fitojmë Shtëpinë e Bardhë”, tha Trump duke folur në Muzeun e Aviacionit të Karolinës së Veriut, në një podium të rrethuar me xhama antiplumb që formonte një mur mbrojtës përgjatë skenës.
Snajperët ishin pozicionuar përreth skenës.
Aleatët e kanë nxitur Trump që të përqendrohet tek politikat dhe të mos bëjë sulme personale ndaj Nënpresidentes Kamala Harris. Ish-Presidenti shoqërohej nga kandidati i tij për nënpresident, senatori JD Vance, i cili e portretizoi zonjën Harris si një kandidate të përzgjedhur nga figurat me ndikim të Partisë Demokrate dhe jo nga zgjedhësit dhe kritikoi kandidatin e saj për nënpresident, Guvernatorin e Minesotës Tim Walz, përpara se Trump të dilte në skenë.
Vance i përqendroi kritikat tek shërbimi ushtarak i Waltz, duke përsëritur se ai e ka shtrembëruar informacionin për shërbimin si anëtar i Gardës Kombëtare dhe ishte tërhequr nga ushtria para se njësia e tij të shkonte në Irak. Në një shenjë të rëndësisë së Karolinës së Veriut në zgjedhjet e këtij viti, vizita e Trump ishte e dyta në këtë shtet brenda disa ditësh. Të mërkurën e kaluar, ai mbajti atje një fjalim për ekonominë. Ish-Presidenti fitoi Karolinën e Veriut me një diferencë relativisht të thellë në vitin 2016. Katër vjet më parë, në 2020, ai fitoi përsëri por me një rezultat shumë të ngushtë dhe këtë vit ky shtet konsiderohet përsëri si vendimtar për rezultatin e zgjedhjeve.
donald trump m
Bota
22 Gusht 2024, 17:49
E. D
Kamala Harris
SHBA- Nënpresidentja Kamala Harris do të pranojë të enjten në mbrëmje zyrtarisht emërimin historik si ka...
Bota
22 Gusht 2024, 17:36
E. D
Dang Tien Lam
VIETNAM- Një djalë 6-vjeçar, i cili ishte zhdukur prej pesë ditësh, është gjetur thellë në nj&...
Bota
22 Gusht 2024, 17:34
E. D
fotot ilustruese
BOSNJE HERCEGOVINA- Tetë trupa të mbytur u nxorën nga lumi Drina, pasi anija me të cilën lundronin disa migrant&e...
Bota
22 Gusht 2024, 16:43
E. D
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Prezantuesja amerikane, Oprah Winfrey, ishte një nga folëset gjatë natës së tretë t...
Bota
22 Gusht 2024, 16:32
E. D
Millorad Dodik dhe Aleksandar Vuçiç
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, priti të enjten në Beograd p...
Bota
22 Gusht 2024, 16:28
E. D
diamanti
AFRIKA E JUGUT- Diamanti i dytë më i madh në botë është gjetur në kryeqytetin e Botsvanës. Guri...
Bota
22 Gusht 2024, 16:24
E. D
Tim Walz së bashku me familjen e tij
ÇIKAGO- Në mbrëmjen e tretë të Kuvendit Kombëtar Demokrat u shfaq ish-President...
Bota
22 Gusht 2024, 16:19
I.A
SHBA- Protestuesit pro-palestinezë vazhduan demonstratat pranë Konventës Kombëtare të Partisë Demokratike në Çikago,...
Bota
22 Gusht 2024, 15:20
I.A
William Burns
KOSOVË- Shefi i Agjencisë Qendrore amerikane të Inteligjencës (CIA), William Burns ka mbërritur mesditën e sotm...
Bota
22 Gusht 2024, 15:13
E. D
Giovanni Costantino,
ITALI- Bayesian është një nga varkat më të sigurta në botë por duket se janë bërë nj...