Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Dëmtimi u zbulua të hënën në kabllon C-Lion1, rreth 1200 kilometra e gjatë që shtrihet nga kryeqyteti finlandez, Helsinki, deri në qytetin port të Gjermanisë, Rostock. Edhe një kabllo tjetër mes Lituanisë dhe Suedisë u dëmtua.
BERLIN- Gjermania thotë se dy kabllo komunikacioni nën detin Baltik ka shumë gjasa të jenë dëmtuar me qëllim. Dy kabllo me fibra optike - njëri që lidh Finlandën me Gjermaninë dhe tjetri që lidh Suedinë me Lituaninë - pushiuan së funksionuari të dielën dhe të hënën, një kujtesë e incidenteve të mëparshme të sigurisë në rrugët ujore të prekura nga lufta mes Rusisë dhe Ukrainës.
Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius tha të martën se askush nuk mund ta besojë që dëmtimi i dy kabllove është aksidental.
“Duhet të arrijmë në përfundimin, edhe pa e ditur saktësisht se kush e bëri një gjë të tillë, se është një goditje hibride. Po ashtu duhet të supozojmë, pa e ditur për momentin natyrisht, se bëhet fjalë për sabotim".
Dëmtimi u zbulua të hënën në kabllon C-Lion1, rreth 1200 kilometra e gjatë që shtrihet nga kryeqyteti finlandez, Helsinki, deri në qytetin port të Gjermanisë, Rostock. Edhe një kabllo tjetër mes Lituanisë dhe Suedisë u dëmtua.
Duke folur me gazetarët në Bruksel, zoti Pistorius tha se situata e mbrojtjes në Evropë është e rrezikuar jo vetëm nga kërcënimi ushtarak por edhe nga ai hibrid që paraqet Rusia.
“Kjo do të thotë që duhet të jemi vigjilentë për mbrojtjen e përgjithshme, jo vetëm atë ushtarake. Dëmtimi i dy kabllove është një kujtesë e mëtejshme për një gjë të tillë. Një shenjë shumë e qartë se diçka po ndodh këtu”, tha ai.
Ministritë e Jashtme të Finlandës dhe Gjermanisë thanë të hënën në mbrëmje se dëmi ngrinte dyshime për sabotim. Në një deklaratë ato u shprehën se dy vendet po hetojnë incidentin dhe se është thelbësore që të mbrohet kjo "infrastrukturë kritike".
Zoti Pistorius u pyet edhe për bisedën telefonike të së premtes mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit rus Vladimir Putin.
“Kjo telefonatë vërtetoi se Putini nuk është i gatshëm të negociojë për asgjë. Të gjithë në Gjermani apo në vendet e tjera në Evropë duhet të kuptojnë se nuk është koha për të folur për paqen, sepse sigurisht që të gjithë duam paqe, por Putini nuk e do një gjë të tillë”.
Telefonata u kritikua ashpër nga presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy, por zoti Pistorius tha se komunikimi është gjithmonë i rëndësishëm./VOA
SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të marrë detyrën në janar të vitit 2025 dhe në mandatin e tij të ri ai prit...
Radmilla Shekerinska SHBA- Ish-ministrja e Mbrojtjes e Maqedonisë së Veriut, Radmilla Shekerinska, është emëruar të martë...
vladimir putin RUSI- Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka miratuar ndryshime në doktrinën bërthamore të Rusisë, duke vendosu...
foto ilustruese RUSI- Ministria ruse e mbrojtjes thotë se Ukraina ka goditur Rusinë me raketa ATACMS të furnizuara nga SHBA, raportojnë...
josep borrell BRUKSEL- Në konferencë për shtyp pas takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së Josep Borrell shprehu ...
Foto ilustruese UKRAINË- Sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës ka pasoja mbarëbotërore. Me më shumë se 10 milionë të d&...
Foto ilustruese UKRAINË- Kompania energjetike e Austrisë, OMV, u informua nga prodhuesi rus i gazit, Gazprom, se ai do t’i ndalojë d&e...
Takimi SHBA- Ndërsa kanë mbetur vetëm dy muaj nga përfundimi i mandatit të Presidentit Joe Biden, Shtetet e Bashkuara po rrisin mb...
Aslan Bzhania GJEORGJI- Aslan Bzhania, udhëheqësi i rajonit separatist të Abkhazias të mbështetur nga Rusia në Gjeorgji, ka d...
SHBA- Shtetet e Bashkuara thanë të hënën se është Rusia ajo që po përshkallëzon konfliktin në Ukrainë d...