LIVE UPDATES
Bota

Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me udheheqjen e re në 2025

Udhëheqësi i ri i Senatit, që nga janari i vitit të ardhshëm do të kontrollohet nga republikanët, do të jetë senatori John Thune.

19 Nëntor 2024, 15:16 Nga r.ll

Republikanët në Senat gati të fillojnë punën me

SHBA- Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump do të marrë detyrën në janar të vitit 2025 dhe në mandatin e tij të ri ai pritet të ketë mbështetjen e Dhomës së Përfaqësuesve dhe Senatit. Përveç Shtëpisë së Bardhë votuesit i dhanë republikanëve edhe kontrollin e Senatit dhe Dhomës së Përfaqësuesve.

Udhëheqësi i ri i Senatit, që nga janari i vitit të ardhshëm do të kontrollohet nga republikanët, do të jetë senatori John Thune.

"Ne kemi një mandat nga populli amerikan, jo vetëm për të pastruar rrëmujën e lënë nga axhenda Biden-Harris-Schumer, por edhe për të përmbushur përparësitë e Presidentit Trump."

Senatori Thune mori rolin e lartë drejtues në Senat pas tërheqjes së senatorit Mitch McConnell, i cili shërbeu në këtë post për 18 vjet. Udhëheqësi i ri i Senatit tashmë po përballet me sprovën e tij të parë. Presidenti i sapozgjedhur Donald Trump ka propozuar anashkalimin e rolit kushtetues të Senatit për miratimin e anëtarëve të kabinetit.

“Kushtetuta i jep Senatit kompetencat e miratimit të traktateve, gjykatësve dhe anëtarëve të kabinetit, kështu që ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për të miratuar me shpejtësi emërimet e tij, në mënyrë që ata të fillojnë të zbatojnë axhendën e tij.”

Demokratët humbën shumicën në Senat. Ata do të kenë 47 vende në Senatin e ri.

“Populli amerikan na ka dhënë një sfidë të re. Ne duhet të mësojmë nga kjo”, tha senatori Chuck Schumer, aktualisht udhëheqës i shumicës demokrate në Senat.

Edhe gjatë mandatit të parë të zoti Trump, në dy vitet e para, republikanët kontrollonin të dy dhomat e Kongresit. Por një analist thotë se kjo nuk do të thotë se Shtëpia e Bardhë gjithmonë do të marrë atë që dëshiron nga Kongresi.

“Mitch McConnell kishte thënë atëherë se mbështeste axhendën e presidentit, por më pas pamë që republikanët nuk mbështetën nismat nëse mendonin se presidenti kishte shkuar shumë larg”, thotë analisti Casey Burgat nga Universiteti George Washington.

Pas zgjedhjeve të tanishme republikanët vazhduan ta mbajnë edhe kontrollin e Dhomës së Përfaqësuesve, duke marrë vlerësime të larta nga zoti Trump.

Presidenti i zgjedhur mbështeti Kryetarin e kësaj Dhome, Mike Johnson për një mandat tjetër në këtë post.

"Unë besoj se do të jetë Kongresi më i rëndësishëm në epokën moderne, administrimi më i rëndësishëm i epokës moderne, sepse, të them të drejtën, ne duhet të rregullojmë pothuajse çdo fushë të politikave publike", tha ai.

Por republikanët kanë një epërsi të vogël në Dhomën e Përfaqësuesve dhe demokratët janë zotuar të zhvillojnë një betejë të fortë politike.

"Grupi i ligjvënësve Progresistë në Kongres do të vazhdojë të jetë mbrojtës i fortë i klasës punëtore dhe njerëzve të varfër", tha ligjvënësja demokrate Pramila Jayapal.

Kongresi i ri, i 119-të, i Shteteve të Bashkuara do ta bëjë betimin më 3 janar./VOA

republikanet ne shba

Sondazh

Poll

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit