LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Çfarë ndodh kur gazi rus për Evropën, përmes Ukrainës, ndalet?

Rusia kaloi gjysmë shekulli duke ndërtuar tregun e saj evropian për gazin, ku dikur dërgonte 35% të kapaciteteve. Moska u zëvendësua nga rivalët e saj, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara dhe Katari, prej se nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Kjo bëri që Bashkimi Evropian ta zvogëlonte varësinë e tij nga gazi rus.

19 Nëntor 2024, 08:41 Nga N.F
Analiza: Çfarë ndodh kur gazi rus për Evropën, përmes
Foto ilustruese

UKRAINË- Kompania energjetike e Austrisë, OMV, u informua nga prodhuesi rus i gazit, Gazprom, se ai do t’i ndalojë dërgesat e gazit natyror përmes Ukrainës për OMV-në nga 16 nëntori, pasi OMV-ja fitoi një rast arbitrazhi. Por, furnizimet me gaz rus në Evropë, përmes Ukrainës, mund të ndalojnë plotësisht nga 1 janari i vitit 2025, pasi marrëveshja aktuale pesëvjeçare të skadojë.

Kievi ka refuzuar të negociojë kushte të reja të transitit me Moskën, gjatë kohës së luftës. Furnizimi i Evropës me gaz rus përmes Ukrainës është relativisht i vogël. Rusia dërgoi rreth 15 miliardë metra kub (bcm) gaz përmes Ukrainës në vitin 2023, që është vetëm 8% e sasisë së gazit rus që arriti në Evropë përmes rrugëve të ndryshme, në periudhën 2018-2019.

Rusia kaloi gjysmë shekulli duke ndërtuar tregun e saj evropian për gazin, ku dikur dërgonte 35% të kapaciteteve. Moska u zëvendësua nga rivalët e saj, Norvegjia, Shtetet e Bashkuara dhe Katari, prej se nisi pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, në shkurt të vitit 2022. Kjo bëri që Bashkimi Evropian ta zvogëlonte varësinë e tij nga gazi rus.

Çmimet e gazit në BE u rritën në vitin 2022 në nivele rekorde, si pasojë e humbjes së furnizimeve ruse. Tubacioni i epokës sovjetike Urengoj-Pomari-Uzhgorod e bart gazin nga Siberia përmes qytetit Sudzha - tani nën kontrollin e forcave ushtarake ukrainase - në rajonin Kursk të Rusisë. Më pas, ai rrjedh përmes Ukrainës në Sllovaki.

Në Sllovaki, tubacioni i gazit ndahet në degë që shkojnë në Republikën Çeke dhe në Austri. Austria ende merr pjesën më të madhe të gazit të saj përmes Ukrainës, ndërsa Rusia përbën rreth dy të tretat e importeve të gazit të Hungarisë. Sllovakia merr rreth 3 miliardë metra kub nga Gazprom-i në vit, që përbën rreth dy të tretat e nevojave të saj.

Republika Çeke i ndaloi pothuajse tërësisht importet e gazit nga lindja vitin e kaluar, por filloi të marrë gaz nga Rusia në vitin 2024. Shumica e rrugëve të tjera të gazit rus për në Evropë janë të mbyllura, përfshirë Jamal-Evropë përmes Bjellorusisë dhe Rrjedhën e Veriut nën Baltik.

Të vetmet rrugë tjera operacionale të gazsjellësit rus për në Evropë janë Rrjedha Blu dhe Rrjedha Turke për në Turqi, nën Detin e Zi. Turqia dërgon ca vëllime të gazit rus në Evropë, përfshirë edhe Hungarinë. Edhe pse vëllimet e mbetura të transitit të gazit rus janë të vogla, çështja mbetet një dilemë për BE-në.

Shumë vende anëtare të BE-së, si Franca dhe Gjermania, kanë thënë se nuk do të blejnë më gaz rus, por qëndrimi i Sllovakisë, Hungarisë dhe Austrisë, që kanë lidhje më të ngushta me Moskën, e sfidon qasjen e përbashkët të BE-së.

Vendet, që marrin ende gazin rus, argumentojnë se ai është karburanti më ekonomik dhe fajësojnë vendet fqinje të BE-së për vendosjen e tarifave të larta të transitit për furnizimet alternative.

Ukraina ende fiton deri në 1 miliard dollarë nga tarifat e transitit të gazit rus. Sipas llogaritjeve të agjencisë së lajmeve Reuters, Rusia fiton mbi 3 miliardë dollarë nga shitjet përmes Ukrainës, bazuar në një çmim mesatar të gazit prej 200 dollarësh për 1000 metra kub. Gazprom-i pësoi një humbje neto prej 7 miliardë dollarësh në vitin 2023, që ishte humbja e parë vjetore që nga viti 1999, për shkak të humbjes së tregjeve të gazit në BE.

Rusia ka thënë se do të ishte e gatshme ta zgjaste marrëveshjen e transitit, por Kievi ka përsëritur vazhdimisht se nuk do ta bëjë këtë. Një tjetër opsion për Gazprom-in është që ta dërgojë një pjesë të gazit përmes rrugëve tjera, për shembull përmes Rrjedhës Turke, Bullgarisë, Serbisë ose Hungarisë.

Megjithatë, kapaciteti përmes këtyre rrugëve është i kufizuar. BE-ja dhe Ukraina i kanë kërkuar Azerbajxhanit që t’i ndërmjetësojë diskutimet me Rusinë, në lidhje me marrëveshjen e transitit të gazit, tha një këshilltar i presidentit azerbajxhanas për agjencinë Reuters, por ai nuk pranoi të jepte më shumë detaje./REL

gazi rus ukraina evropa

Sondazh

Poll

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin Dhërmiun

Ndryshim drastik i motit, stuhia përfshin qytetin e Vlorës

Shi dhe erë e fortë, stuhia e befasishme godet Vlorën

Sharon Stone tregon pse nuk finalizoi me martesë lidhjen me stilistin 38-vjeçar

Rama batuta me banorin që iu shemb ndërtimi pa leje në Theth:Koka bën, koka pëson

Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, protestuesit nisin marshimi

Deklarata e ministres serbe për Kosovën/ Ish-luftëtari i UÇK-së: Heshtja e Shqipërisë është fyerje

Aktivisti: SPAK hap hetimet për kryeministrin Rama, tregoni që jeni patriotë dhe bëhuni me ne

Aktivisti: Do qëndrojmë derisa kjo qeveri e korruptuar dhe ky kryeministër të largohet

Protestuesi: Protesta do vazhdojë deri në rrëzimin e tij

“Pa rini nuk ka Shqipëri”/ Protestuesit nisin marshimin drejt Kryeministrisë: Rama jepe dorëheqjen!

“Mbret pa popull, kjo është kurora e Edi Ramës”/ I riu në protestë: Rama ka humbur mbështetjen

“Nuk duam bashkimin me Librazhdin”/ Banorët në Prrenjas protestojnë kundër reformës territoriale

"Shpati artist që nuk lypi ndonjëherë"/ Rezart Veleshnja reagon për ndihmën e Labinot Tahirit

Rama sulmon sërish protestuesit: Dalin lloj-lloj sharlatanësh delirantësh e ekstremistësh

Jeta private la nën hije filmin ‘Don't Worry Darling’, regjisorja Olivia Wilde flet për projektin

Flakët përfshijnë një sipërfaqe toke në Elbasan/ Dëgjohen shpërthime, dyshohet për fishekë

Rama: Synimi është të rriten të ardhurat, turizmin e luksit e keni vetëm ju

Rama: Keqinterpretuan fjalën time dhe u zaptua zemra e Thethit

Rama nga Thethi: Paketa e Maleve nuk është për biznesmenë dhe as për oligarkët

Rama nga Thethi: Ka një keqkuptim të madh për Paketën e Maleve

Publikohen pamje brenda Postës në Durrës, ish-shefja e Financës me një thes në dorë merr para

Berisha: Eurodeputeti denoncon Ramën si njeriun që përdor familjarët e tij për të transportuar para

"Një tufë budallenjsh"/ Ministri Gonxhja fyen protestuesit: Hajde rrugë budallait

Korreshi ironizon Manjën për koncertin e Kanye West: Te Luan Zhegu jam ende, ti kërceve upsi-dupsi

"Kemi refuzuar Jennifer Lopez se donte 2 milionë euro garanci"/ Gonxhja: Kërkesa nuk u pranua

“Nuk shiten malet, është mundësi për pronarët dhe emigrantët” Rama: Paketa e Maleve, nuk anulohet

Abuzimi me tenderat e AKSHI-t! Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK

Rama mes protestave: Ata që gjykojnë nga kafeneja nuk e njohin Paketën e Maleve

Rama- protestuesve: Delirantë, injorantë dhe dështakë-zemërakë!

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet