27 Tetor 2024, 12:42
Nga r.ll
Boyko Borisov
BULLGARI Bullgarët më 27 tetor votojnë në zgjedhjet e shtata parlamentare të mbajtura në katër vjetët e fundit, teksa shpresat janë të pakta për dhënien fund të ngërçit politik në shtetin më të varfër të Bashkimit Evropian.
Qendrat e votimit janë hapur në orën 07:00 dhe do të mbyllen në orën 20:00. Para zgjedhjeve, një sondazh i Gallup International Balkans, që u publikua nga Radioja Kombëtare e Bullgarisë, sugjeroi se asnjë parti nuk pritet të fitojë shumicën në këto zgjedhje.
Partia e qendrës së djathtë e ish-kryeministrit Boyko Borisov, GERB, pritet të dalë e para me rreth 26 për qind të votave. Megjithatë, kjo parti me shumë gjasa do të përballet me vështirësi në gjetjen e partnerëve qeverisës, duke i hapur rrugë bisedimeve të zgjatura për formimin e një koalicioni.
Sipas sondazhit të Gallupit, partia reformiste “Ne vazhdojmë ndryshimin” do të fitojë 16.2 për qind të votave, ndërkaq partia e ekstremit të djathtë dhe pro Kremlinit, Rilindja, pritet të fitojë 14.9 për qind të votave.
Në këto zgjedhje garojnë 22 parti dhe nëntë koalicione. Bullgaria nuk ka arritur të formojë një qeveri stabile që kur vendi u përball me protesta masive kundër korrupsionit, që rrëzuan nga pushteti ekzekutivin e Borisovit më 2020.
Që atëherë, gjashtë palë zgjedhjeve kanë dështuar që ta nxjerrin vendin nga ngërçi politik. Rezultatet e zgjedhjeve të fundit, të mbajtura në qershor, ishin të paqarta dhe politikanët dështuan tri herë që të formonin një koalicion qeverisës.
Po ashtu, në zgjedhjet e qershorit, pjesëmarrja në zgjedhjeve ishte vetëm 34 për qind – dalja më e ulët në Bullgarinë postkomuniste. Sondazhi i Gallupit parasheh që kësaj radhe dalja të jetë vetëm 31 për qind.
Në gusht, presidenti bullgar, Rumen Radev, pranoi propozimin për formimin e ekzekutivit nga kryeministri në detyrë, Dimitar Glavchev, duke mundësuar që vendi të kishte një ekzekutiv të përkohshëm.
Glavchev u emërua kryeministër në detyrë pasi Qeveria u rrëzua në mars. Pasi votoi, Glavchev tha se po votonte për një “Bullgari evropiane e stabile, me një Qeveri stabile që respekton Kushtetutën dhe vendin dhe ndjek interesat e popullit”./REL
zgjedhjet parlamentare ne bullgari
Bota
27 Tetor 2024, 12:30
r.ll
RUSI- Më 16 tetor, bombardimet ruse goditën një punishte të orendive, një fabrikë druri dhe një shtypëse ulliri në ...
Bota
27 Tetor 2024, 09:36
r.ll
foto ilustruese
AFGANISTAN- Një fotoreporter që ka punuar në Afganistan gjatë sundimit të talibanëve nga vitit 1996 deri m&eu...
Bota
27 Tetor 2024, 09:29
r.ll
rexhep tajip erdogan
SHBA- Ligjvënësit amerikanë kanë bërë thirrje të merren masa dhe veprime ndaj retorikës nxit&e...
Bota
27 Tetor 2024, 08:47
r.ll
olaf scholz, narendra modi
GJERMANI- Udhëheqësit kryesorë të biznesit dhe politikanët gjermanë kanë shkuar në ...
Bota
27 Tetor 2024, 08:43
r.ll
donald trump, vance
SHBA- Është e paqartë nëse hakerët kinezë, që sulmuan telefonat celularë që po përdor...
Bota
27 Tetor 2024, 07:36
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara do të mblidhet të hënën pas sulmeve hakmarrëse t...
Bota
27 Tetor 2024, 07:31
r.ll
GJEORGJI- Njeriu më i fuqishëm i Gjeorgjisë fitoi zgjedhjet parlamentare të shtunën, sipas rezultateve të hershme zyrtare, nj&eu...
Bota
26 Tetor 2024, 22:55
I.A
UKRAINË- Zyrtarët ukrainas njoftuan të shtunën se raketat ruse vranë tre persona, ndër ta një fëmijë, në qyt...
Bota
26 Tetor 2024, 22:52
I.A
SHBA- Zyrtarët amerikanë konfirmuan se janë aktorë rusë ata që fshihen pas videos false, të qarkulluar në mediat socia...
Bota
26 Tetor 2024, 22:44
I.A
SHBA- Shtetet e Bashkuara morën vendim t'i shesin armë në vlerën e 2 miliardë dollarëve Tajvanit, përfshirë d&eum...