LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Shpërblimet, rreziqet dhe limitet për Rusinë në Lindjen e Mesme

Përveç atij përfitimi praktik, ekziston një përfitim propagandistik që mund të jetë edhe më i rëndësishëm për Putinin, i cili e paraqet luftën në Ukrainë si pjesë e një përballje civilizuese me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, dhe po përpiqet të tërheqë sa më shumë vende të botës më afër Rusisë.

27 Tetor 2024, 12:30 Nga r.ll

RUSI- Më 16 tetor, bombardimet ruse goditën një punishte të orendive, një fabrikë druri dhe një shtypëse ulliri në provincën Idlib të Sirisë, duke i vrarë 10 civilë, përfshirë fëmijë, sipas Vëzhguesit Sirian për të Drejtat e Njeriut me bazë në Britani të Madhe, dhe Mbrojtjes Civile Siriane “Helmetat e Bardha”.

Dy ditë më vonë, presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, e luajti paqebërësin në një takim me gazetar nga vendet e kombeve të BRICS-it, i cili do të mblidhet këtë javë, duke thënë se Moska është e gatshme të bëjë çfarëdo që mundet për t’i dhënë fund atyre që ai i cilësoi si “sulme të tmerrshme ndaj civilëve në Rripin e Gazës”, dhe duke e ofruar shërbimet e Moskës si ndërmjetës.

“Unë shpresoj shumë se përshkallëzimi i këtij konflikti mund të shmanget”, tha Putin.

Derisa bombardimet vdekjeprurëse të Rusisë në Siri e kundërshtojnë atë pretendim, dëshira për ta shmangur një luftë më të gjerë mund të jetë e mirëfilltë: Kremlini ndihet rehatshëm me shkallën e tanishme të dhunës në Lindjen e Mesme, sepse mund ta shfrytëzojë kaosin për t’i çuar përpara interesat e vet në këtë rajon, në Ukrainë, dhe në gjithë botën, thonë analistët.

“Lufta, trazirat dhe politika kaotike e SHBA-së ia kanë lehtësuar Rusisë manovrimin” në Lindjen e Mesme, tha për Radion Evropa e Lirë (REL) Thanassis Cambanis, drejtor i Century International, një organizatë me bazë në SHBA.

Ka disa arsye pse shkalla e tanishme e gjakderdhjes dhe dhunës në Lindjen e Mesme i leverdisin Moskës.

Një prej tyre është ajo që Hanna Notte, eksperte për politikën e jashtme të Rusisë me bazë në Berlin, e quan "dividenti i shpërqendrimit". Kriza e heq vëmendjen e botës nga Ukraina, ku forcat e Moskës po vrasin civilë pothuajse çdo ditë në një pushtim brutal që po shkon drejt vitit të katërt dhe të cilit nuk po i shihet fundi.

Kjo krizë i detyron Uashingtonin dhe aleatët e tij të shpenzojnë para, armë dhe burime në Lindjen e Mesme, edhe pse ata njëkohësisht përpiqen të mbajnë Rusinë nën kontroll në një luftë në Evropë, rezultati i së cilës do të ketë pasoja të mëdha për Perëndimin.

Përveç atij përfitimi praktik, ekziston një përfitim propagandistik që mund të jetë edhe më i rëndësishëm për Putinin, i cili e paraqet luftën në Ukrainë si pjesë e një përballje civilizuese me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Evropian, dhe po përpiqet të tërheqë sa më shumë vende të botës më afër Rusisë.

“Animi në rritje”

Prej kur Putini e nisi pushtimin e plotë të fqinjit të tij në shkurt 2022, "përballja me Perëndimin mbi Ukrainën është bërë logjikë përcaktuese që udhëheq politikën ruse" në Lindjen e Mesme, tha për REL-in Notte, nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Prandaj, sulmet e Izraelit në Gazë dhe në Liban janë burim i pasur që Moska po e shfrytëzon, në përpjekje për t’i afruar afër vetes vendet nga Jugu Global dhe nga bota në përgjithësi, duke e paraqitur dhunën në Lindjen e Mesme si produkt të politikave të gabuara dhe shkatërrimtare të Perëndimit, dhe veçanërisht të Shteteve të Bashkuara.

Për Kremlinin, përdorimi i krizës në Lindjen e Mesme dhe luftës në Gaza si municion kundër Uashingtonit është diçka e sigurt qartë, tha Alex Vatanka, drejtor i Programit Iranian në Institutin për Lindjen e Mesme me bazë në Uashington.

"Kjo e dëmton vërtet SHBA-në, jo vetëm në... Lindjen e Mesme, por ndërkombëtarisht, përfshirë në brenda Shteteve të Bashkuara", tha Vatanka për REL-in.

Megjithatë, në të njëjtën kohë, ndikimi i Rusisë në Lindjen e Mesme ka kufizime. Tani për tani, Rusia mund të veprojë përtej peshës së vet në rajon, duke pretenduar një rol të rëndësishëm pa bërë shumë, por shpërthimi i një lufte më të gjerë mund t’i shfaqë qartë dobësitë e saj.

Lufta kundër Ukrainës e ka ushqyer "animin në rritje të Moskës drejt forcave anti-Perëndimore në rajon", tha Notte.

Pra, Iranin - i cili furnizon Rusinë me armë dhe e ndihmon atë t’i shmangë sanksionet - dhe atë që Teherani e quan "Boshti i Rezistencës": grupet, përfshirë Hamasin, grupi palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe BE-ja; Hezbollahun në Liban, i cili gjithashtu është i shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja, ndërsa BE-ja e ka në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur; dhe rebelët Huthi në Jemen.

Ndikimi i kufizuar

Por, Rusia ende po përpiqet të mbajë një ekuilibër në Lindjen e Mesme: Ajo nuk dëshiron t’i largojë shumë nga vetja Izraelin apo shtetet e Gjirit Persik. Nga ana tjetër, ajo ka pak ose aspak mundësi për t’i kthyer këto vende kundër Shteteve të Bashkuara, pavarësisht se ato mund të bashkëpunojnë në disa fusha.

Rusia dhe Irani kanë "sisteme shumë të ndryshme dhe këndvështrime shumë të ndryshme mbi botën" dhe ajo që kryesisht i bashkon është anti-amerikanizmi, tha Vatanka.

"A mund ta marrë Rusia këtë model dhe ta zgjerojë në... vende të tjera të rajonit, si Turqia? Përgjigja është jo", tha ai. "Vetëm pse një vend i bashkohet [Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait] ose BRICS-it, nuk do të thotë që është i gatshëm të ndryshojë ekip, nëse mund të thuhet kështu", dhe t’i braktisë Shtetet e Bashkuara.

Për më tepër, pavarësisht fjalëve të ngrohta dhe marrëveshjeve — si pakti i “partneritetit strategjik gjithëpërfshirës” që pritet ta nënshkruajë së shpejti Rusia me Iranin — përqafimi Teheranit dhe aleatëve të tij nga Moska shtrihet vetëm aq sa interesat e Kremlinit e lejojnë, të paktën tani për tani.

"Rusët... nuk duan ta fuqizojnë 'Boshtin e Rezistencës'. Ata duan ta përdorin 'Boshtin e Rezistencës'", tha ai.

Vatanka tha se Putini dëshiron të ruajë status quo-n në rajon në këtë kohë, sado e pasigurt dhe e përgjakshme të jetë.

Të tjerët pajtohen.

“Një rëndësi e caktuar”

“Niveli i tensioneve dhe zhvillimet deri tani nuk i kanë kërcënuar interesat apo pozitat ruse në rajon”, tha Notte. “Por, ne mund të kalojmë në një pikë kulmore, veçanërisht nëse ka sulme izraelite kundër Iranit, ose një përkeqësim të konsiderueshëm në Siri, ku ai ekuilibër mund të ndryshojë dhe... rreziqet fillojnë t’i tejkalojnë disa nga përfitimet”.

Pasi lufta në Ukrainë është “prioriteti i saj dhe kërkon kaq shumë kapacitet nga Rusia”, Moska “nuk ka dëshiruar ta shohë një situatë në Siri ku paqëndrueshmëria rritet ndjeshëm, ose Rusia do të duhej t’i... intensifikojë përpjekjet e saj atje”, tha ajo.

Sa i përket Iranit, një sulm izraelit mund ta vërë nën presion të madh industrinë e tij të mbrojtjes, tha ajo, “diçka që Rusia ndoshta nuk dëshiron ta shohë, duke pasur parasysh partneritetin e forcuar që ata kanë me iranianët”.

“Një tjetër gjë që do të ndodhte nëse izraelitët do ta sulmonin Iranin është se një impotencë e caktuar ruse mbase do të ekspozohej, sepse nuk mendoj se Rusia mund të përfshihet në mbrojtjen e Iranit në rast të një përshkallëzimi të tillë dhe hakmarrjes izraelite”, tha Notte. “Rusia ndoshta do të duhet të qëndrojë mënjanë, gjë që mund ta... dëmtojë reputacionin e Rusisë”.

Moska do të vazhdojë të përpiqet të mbajë një barashpeshë, por “sa më e madhe të jetë trysnia ndaj ‘Boshtit të Rezistencës’ në rajon, aq më shumë mund ta shohim Rusinë duke ofruar ndihmë të caktuar për partnerët iranianë si, Huthit dhe Hezbollahu”, tha ajo. “Rusia mund të jetë më proaktive”./REL

vladimir putin rusi lufta ne lindjen e mesme

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim