LIVE UPDATES
Bota

Çfarë dihet për varret masive të zbuluara në Gazë?

Megjithëse nuk përcaktohet me ligj ndërkombëtar, varri masiv është një varr që përmban shumë trupa, dhe vërtetësia e tij mund të jetë e rëndësishme në vërejtjen e krimeve të mundshme të luftës.

26 Prill 2024, 20:06 Nga M.B
Çfarë dihet për varret masive të zbuluara në
Foto ilustruese

GAZA- Zbulimi i varreve masive në dy spitale në Gazë, të cilat përmbajnë qindra trupa njerëzish sipas autoriteteve palestineze, i kanë nxitur shefin e OKB-së për të drejtat e njeriut dhe të tjerët të bëjnë thirrje për nisjen e një hetimi ndërkombëtar. Megjithëse nuk përcaktohet me ligj ndërkombëtar, varri masiv është një varr që përmban shumë trupa, dhe vërtetësia e tij mund të jetë e rëndësishme në vërejtjen e krimeve të mundshme të luftës. Autoritetet palestineze thanë se një varr i zbuluar në spitalin Nasser, ndërtesën kryesore mjekësore në Gazën qendrore, përmban gati 400 trupa. Ai u zbulua pasi trupat izraelite u tërhoqën nga qyteti Han Junis.

Reporterët e agjencisë së lajmeve Reuters i panë të hënën punëtorët e ekipeve të emergjencës duke i nxjerrë nga dheu trupat në spitalin e rrënuar Nasser. Një tjetër zonë varreze u zbulua nga autoritetet palestineze në spitalin Al Shifa në veri të Gazës, i cili ishte sulmuar nga forcat speciale izraelite. Reutersi i ka verifikuar pamjet e gërmimit të varreze në afërsi të këtij spitali prej nëntorit. Zëdhënësja e Kombeve të Bashkuara, Ravina Shamdasani, tha të martën se nevojitet një hetim për ta vërtetuar numrin e trupave, por shtoi se “është e qartë se janë gjetur shumë trupa atje”.

“Disa prej tyre i kishin duart e lidhura, gjë që, natyrisht, lë të kuptohet se ka shkelje të rënda të ligjit ndërkombëtar për të drejtat e njeriut, dhe këto duhet të hetohen më thellësisht”, tha Shamdasani, duke folur në emër të komisionarit të lartë të OKB-së për të drejtat e njeriut, Volker Turk.

Gjykata Ndërkombëtare Penale në Hagë e ka një hetim aktiv për mizoritë e kryera më 7 tetor nga pjesëtarët e Hamasit, grupit të shpallur organizatë terroriste nga SHBA dhe BE, si dhe për përgjigjen e ushtrisë izraelite. Zyra e prokurorit ka juridiksion në territoret palestineze, por nuk ka bërë komente publike për zbulimin e varreve masive. Shembujt e fundit përfshijnë konfliktet në Sudan dhe në Ukrainë. Kievi thotë se më shumë se 1.400 njerëz u vranë në një qytet në Buça gjatë okupimit të tij nga forcat ruse, pas fillimit të pushtimit të plotë të Ukrainës nga Moska, më 24 shkurt 2022. Më shumë se 175 viktima ishin gjetur në varre masive.

Në shënimin e dyvjetorit të ngjarjeve në Buça, prokurori i përgjithshëm i Ukrainës, Andriy Kostin, tha këtë muaj se vrasjet “bartin shenja të gjenocidit”. Në rajonin perëndimor të Sudanit, Darfur, së paku 1.000 trupa ishin varrosur në varrezën Al Ghabat gjatë masakrave disajavëshe në qytetin El Geneina nga prilli deri në qershor 2023. Sipas Konventës së Gjenevës nga viti 1949, të cilën e ka nënshkruar edhe Izraeli, palët në konflikt duhet t’i ndërmarrin të gjitha masat e mundshme për ta parandaluar “përdhosjen e trupit” të të vdekurit.

Ligji i së drejtës ndërkombëtare humanitare (IH) kërkon që i vdekuri të nderohet, si dhe të parandalohet përdhosja e varreve dhe të sigurohet identifikimi dhe varrosja e mirëfilltë e mbetjeve mortore. IHL e parandalon gjithashtu gjymtimin, përdhosjen dhe llojet e tjera të mungesës së respektit për të vdekurin, ndërsa palëve u kërkon të ndërmarrin masa për t’i mbrojtur varret, përfshirë ato që përmbajnë shumë mbetje mortore. Në vitin 2002, në një rast të vrasjes së palestinezëve në kampin e refugjatëve Xhenin në Bregun Perëndimor, Gjykata Supreme e Izraelit nxori aktvendim se Ministria e Mbrojtjes e Izraelit ishte përgjegjëse, në përputhje me ligjin ndërkombëtar, për “lokalizimin, identifikimin, evakuimin dhe varrosjen e trupave” të palestinezëve të vrarë në luftime.

Gjykatësit thanë se trupat nuk duhet të varrosen në varre masive, por duhet t’u dorëzohen autoriteteve palestineze. Sipas Statutit të Romës të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, përdhosja apo gjymtimi i trupave të vdekur është krim lufte dhe është shkelje e ndaluar në bazë të dinjitetit personal. Akuzat nga autoritetet palestineze se Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) i kishin varrosur trupat ishin “të pabaza”, tha IDF-ja.

Dëshmitë nga zhvarrosjet prej varreve masive kanë luajtur rol vendimtar në gjyqet e Gjykatën Ndërkombëtare Penale për ish-Jugosllavinë (ICTY), e cila e shpalli gjenocid vrasjen e 8.000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës më 1995. Në gjyqin e gjeneralit serb të Bosnjës, Radisllav Kërstiq - i cili ishte njeriu i parë që u dënua për akuzat për gjenocid nga ICTY-ja - gjykatësit gjetën prova nga zhvarrosjet të cilat treguan se qindra viktima ishin varrosur me sy të mbyllur dhe me duart të lidhura pas shpinës. Sipas tyre, kjo ishte dëshmi e mjaftueshme për të ardhur në përfundim se ata nuk ishin vrarë në luftime.

“Varret masive përmbajnë dëshmi vendimtare për ta gjetur të vërtetën rreth ngjarjeve që kanë ndodhur”, tha Komisioni Ndërkombëtar për Persona të Zhdukur të mërkurën, në një komunikatë për Gazën.

Ky Komision, i cili ndihmoi në identifikimin e mijëra viktimave të varrosura në varre masive gjatë lugëtarëve në Ballkan në vitet ’90, tha se në rast se janë kryer krime “këto procese e bëjnë më të lehtë të sillen para drejtësisë kryerësit e tyre”.

Nëse rivarrosja apo hapja e varreve masive ka shkaktuar përdhosje të mbetjeve mortore, mund të ngrihen aktakuza nga Gjykata Ndërkombëtare Penale. Raportimet për përpjekjet për mbulimin e krimeve duke futur njerëz në varre masive mund të përdoren në gjykatë si prova për ta mbështetur qëndrimin se kryerësit e dinin se vrasjet ishin të jashtëligjshme. Rastet e konfirmuara të njerëzve të vrarë me duart të lidhura pas shpine mund të përdoren nga gjykatësit për të konkluduar se të vrarët nuk ishin luftëtarë aktivë. Sipas statutit të Gjykatës Ndërkombëtare Penale, vrasja apo plagosja e një luftëtari në paraburgim është krim lufte./ REL

gaza

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet