Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Blinken ka refuzuar të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës një vit më parë, duke hedhur poshtë deklaratat e Rusisë se është e gatshme për të diskutuar për luftën që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha se nuk do të takohet me ministrat e Jashtëm të Rusisë dhe Kinës gjatë samitit të kësaj jave të Grupit 20 që mbahet në Nju Dehli. Ai akuzoi Moskën se nuk është serioze lidhur me dhënien fund të luftës në Ukrainë.
“Nuk kam plane të takohem me asnjërin prej tyre në G20”, tha Blinken për gazetarët në Tashkent përpara se të nisej drejt Nju Delhit, duke shtuar se pret që të marrë pjesë në sesione grupore me ta.
Blinken ka refuzuar të takohet me homologun e tij rus, Sergei Lavrov, që nga nisja e pushtimit rus të Ukrainës një vit më parë, duke hedhur poshtë deklaratat e Rusisë se është e gatshme për të diskutuar për luftën që nisi presidenti rus, Vladimir Putin.
“Nëse Rusia – presidenti Putin – vërtetë janë të përgatitur të angazhohen në diplomaci të mirëfilltë, të nevojshme për t’i dhënë fund agresionit, sigurisht që ne do të ishim të parët që do të punonim për këtë angazhim, por nuk ka asnjë provë për këtë”, tha Blinken.
“Pyetja kryesore është nëse Rusia do të arrijë në atë pikë sa vërtetë të jetë e përgatitur për t’i dhënë fund agresionit të saj dhe ta bëjë një gjë të tillë në përputhje me Kartën e Kombeve të Bashkuara”.
Lavrov dhe Blinken për herë të fundit janë takuar në janar të vitit 2022 në Gjenevë, kur kryediplomati amerikan paralajmëroi kundër pushtimit. Blinken më pas anuloi një takim të ri me Lavrovin kur u bë e qartë se Rusia kishte vendosur ta sulmonte Ukrainën, gjë që ndodhi më 24 shkurt 2022.
Pavarësisht se nuk kanë zhvilluar takim sy më sy, Blinken ka biseduar në telefon me Lavrovin lidhur me një propozim për këmbimin e të burgosurve. Të dy kryediplomatët morën pjesë në samitin e fundit të G20-s në Bali, që u mbajt korrikun e kaluar dhe Lavrov u largua nga samiti për shkak të kritikave për luftën që bënë zyrtarët perëndimorë.
Ndërkaq, më 18 shkurt Blinken zhvilloi një takim të tensionuar me kryediplomatin kinez, Wang Yi, në margjinat e Konferencës së Sigurisë në Mynih. Ky takim u zhvillua disa ditë pasi Blinken anuloi vizitën në Pekin, pasi u zbulua një balonë kineze mbi qiellin amerikan, që Uashingtoni tha se përdorej për spiunazh.
Kina së fundmi ka paraqitur një propozim për paqe për Ukrainën. Blinken ka thënë se ky propozim ka “elemente pozitive”, por Kina duhet të vë theksin në rivendosjen e sovranitetit të Ukrainës nëse “është vërtetë serioze” për diplomacinë./REL
Aksidenti në Greqi GREQI- Një video e re disa sekondëshe është publikuar nga mediat greke orët e fundit. Pamjet vijn&eum...
Axel Springer GJERMANI- Botuesi më i madh gjerman, grupi mediatik Axel Springer, ka paralajmëruar stafin se do të shkurtojë nj&eum...
Presidenti letonez, Egils Levits Prej se Rusia ka nisur pushtimin në shkallë të plotë të Ukrainës, një vit më par&e...
Albin Kurti Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se Kosova është rrëfim suksesi dhe vend ...
ETIAS KOSOVË- Bashkimi Evropian ka shtyrë funksionalizimin e sistemit ETIAS për në vitin 2024, ndonëse ai është par...
Sherri në Kuçovë KUÇOVË- Një sherr banal ka ndodhur në rrugët e Kuçovës. Ngjarja ka ndodhur dit&eum...
Aleksandër Lukashenko dhe Xi Jinping BJELLORUSI- Presidentët e Kinës dhe Bjellorusisë kanë zhvilluar sot një takim n&eum...
Avdullah Hoti KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se marrëveshja për normalizimin e marr&...
Sinjali para aksidentit GREQI- Nëntë fjalë, aq sa urdhri i dhënë nga mjeshtri i stacionit të Larisës p&eu...
Kostas GREQI- Kostas Karamanlis njoftoi dorëheqjen nga posti i ministrit të Infrastrukturës dhe Transportit, pas aksidentit tragjik t&e...