LIVE UPDATES
Bota

'Kurti është mashtrues tipik'/ Hoti: Marrëveshja me Serbinë s’është e favorshme për Kosovën

Sipas tij, dakordimi për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në bazë të planit të BE-së më 27 shkurt në Bruksel, dëshmon se kryeministri Kurti është mashtrues tipik.

1 Mars 2023, 15:35 Nga a.l
'Kurti është mashtrues tipik'/ Hoti: Marrëveshja me
Avdullah Hoti

KOSOVË- Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, thotë se marrëveshja për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë nuk është e favorshme për Kosovën. Në një intervistë për median kosovare Kosova Press, ai thotë se nuk e di ku i ka pasur mend kryeministri Albin Kurti apo kur është dakorduar që pa njohje reciproke të pranojë formimin e Asociacionit, të jep aranzhime të vetëqeverisjes të komunitetit serb dhe t’i jep status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Sipas tij, dakordimi për arritjen e marrëveshjes me Serbinë në bazë të planit të BE-së më 27 shkurt në Bruksel, dëshmon se kryeministri Kurti është mashtrues tipik.

Shqetësuese është fakti që është degraduar procesi që Kosova tash është detyruar të pranojë një marrëveshje që nuk është aspekt e favorshme. Është detyruar të pranojë një marrëveshje, ku kemi marrë rrugën shumë të gjatë të konsolidimit të shtetësisë së Kosovës dhe njohjes reciproke. Nuk shihet në perspektiv se kur do të përmbyllet çështja me Serbinë. Çështjet që i kemi të hapura me Serbinë mbyllen vetëm atëherë kur ndodh njohja reciproke. Dialogu ka qenë i strukturuar, dakoduar mes të palëve dhe me mbështetjen e partnerëve ndërkombëtar për njohje reciproke në qeverinë e kaluar. Tash degradon dhe jemi tek një marrëveshje që është teknike, bile edhe në ato elemente teknike ka probleme fundamentale. Janë kritikuar qeveritë e kaluara kur kanë arritur marrëveshje teknike në procesin e dialogut, të cilat kanë qenë aranzhime të përkohshme në normalizimin e marrëdhënieve të dy vendeve që se kanë njohur njëra-tjetrën. Pra aranzhimeve të përkohshme, ndërkohë tash ky hynë në aranzhime që të mbesin aty për vite të tëra. Këto gjëra nuk janë sot për nesër, por do t’i përcjellin popullin e Kosovës për vitet e ardhshme”, thotë ai.

Ish-kryeministri Hoti, përmend disa nene të marrëveshjes që sipas tij janë të dëmshme për vendin. Në mesin e tyre, ai thotë se është katastrofë vetëm diskutimi për çështjen e statusit të Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Ndërkohë vë në mëdyshje edhe termet në nenin shtatë të marrëveshjes ku flitet për vetëmenaxhim të komunitetit serb në vend, që sipas tij shkojnë përtej marrëveshjes për Asociacionin të vitit 2013 dhe asaj të parimeve më 2015.

Këta pa njohje reciproke dakordohen ta zbatojnë marrëveshjen e Asociacionit, e cila në mënyrën si është shkruar në marrëveshje është e sigurt se shkon përtej marrëveshjes së vitit 2013 dhe marrëveshjes së parimeve të vitit 2015. Dakordohen që t’i japin status të veçantë Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë. Dakordohen që të diskutojnë aranzhmane vetëqeverisje të komunitetit serb në Kosovë. Unë nuk e di a i kanë pas mend me veti kur janë dakorduar për këto gjëra, apo çfarë zori kanë pasur që kanë pranuar këtë marrëveshje”, thekson Hoti.

Duke folur për Asociacion, Hoti thotë se dakordimi për zbatim të të gjitha marrëveshjeve të kaluara dëshmon sa “mashtrues” është kryeministri Kurti. Ai përmend edhe raportimin e djeshëm të zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi në Komitetin për Politikë të Jashtme të Parlamentit Evropian, ku mes tjerash iu referua edhe një letre që ish-shefja e politikës së jashtme të BE-së, Federica Mogherini i është drejtuar ish-kryeministrit Mustafa se Asociacioni nuk do të ketë kompetenca ekzekutive.

A po e vëreni që këta janë mashtrues tipik. Gjatë gjithë jetës së tyre politike vetëm kanë mashtruar. Është ushtruar dhunë brenda Kuvendit, institucioneve dhe nëpër sheshet e Prishtinës, kundër kësaj marrëveshje. Është shpallur Isa Mustafa tradhtar, kryeministrat paraprak për çështjen nga më të ndryshmet. Ndërsa tash thirren në marrëveshjet që këta kanë bërë atëherë. E kanë mashtruar Kuvendit para dy-tri jave me ato gjashtë kushtet e asociacionit. Ato siç ju kemi thënë në seancë, ato mund t’ia tregojnë vetës, elektoratit dhe Këshillit të Përgjithshëm kur i mbajnë të dielën. Por jo parterëve ndërkombëtar, ndërmjetësve, pasi nuk komunikohet me ultimatume me partnerët ndërkombëtar”, deklaron Hoti.

Ndërkaq, sa i përket njohjes de-facto, ish-kryeministri thotë se atë e kanë kaluar moti dhe tash ishte mëse e rëndësishme njohja de-jure nga Serbia.

Njohje de-facto të shtetit të Kosovës nga ana e Serbisë ka pasur që nga marrëveshjet e para, vitit 2013 kur janë nënshkruar marrëveshje mes dy shteteve. Kur është nënshkruar marrëveshja e vitit 2015 nga kryeministri Isa Mustafa, vetëm pika në atë marrëveshje ku thuhet se statuti i Asociacionit përpara se të dekretohet nga Qeveria e merr opinionin e Gjykatës Kushtetuese, çka nënkupton kjo. Po ashtu marrëveshja për vendosjen e zyrave ndërlidhëse Prishtinë-Beograd, a është kjo njohje de-facto. Nuk është mirë që kryeministri aktual t’iu tregoj përralla njerëzve për njohjen de-facto, pasi këtë kemi kaluar moti”, shton ai.

Në anën tjetër, ai thotë se kryeministri Kurti i harroi edhe parimet nga e kaluara, kur pranoi që në pikën dy të preambulës së marrëveshjes të tejkalohet e kaluar, ani pse Serbia ende s’ka kërkuar falje dhe s’ka paguar për shpërblimet për dëmet e luftës.

Në pikën e dytë të preambulës thuhet që duke tejkaluar të kaluarën dhe harruar atë, ndërkohë ky (Kurti) na ka qorruar sytë duke thënë se duhet me pas kërkim falje, shpërblime për dëmet e luftës, të pagjeturit dhe të tjera, kurse tash në preambulë e ka që palët pajtohen që shkojnë përtej të kaluarës dhe të shohin nga e ardhmja”, përfundon Hoti.

Të hënën, kryeministri Kurti dhe presidenti serb, Aleksandër Vuçiq, u takuan në Bruksel për ta diskutuar propozimin evropian. Megjithëse ndërmjetësuesi i dialogut, shefi i politikës së jashtme të BE-së, Josep Borrell, tha se palët janë pajtuar në parim për këtë propozim, nuk pati nënshkrim të tij. Ai tha se ai ishte i ishte i gatshëm për ta nënshkruar planin, por se për këtë nuk ishte Vuçiçi, ndërkohë, Borrell theksoi se palët janë shprehur të gatshme të diskutojnë edhe për zbatimin e planit, derisa paralajmëroi një takim tjetër në muajin mars.

avdullah hoti

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet