LIVE UPDATES
Bota

Blinken: Arritja e armëpushimit varet nga vendimi i Hamasit

Disa prej temave kryesore që Sekretari amerikan i Shtetit do të diskutojë gjatë qëndrimit në Lindjen e Mesme janë dërgimi i më shumë ndihmave humanitare në Gazë, arritja e një armëpushimi, normalizimi i marrëdhënive në mes të Izraelit dhe Arabisë Saudite dhe rindërtimi dhe qeverisja e territoreve palestineze pas luftës.

29 Prill 2024, 16:09 Nga E. D
Blinken: Arritja e armëpushimit varet nga vendimi i Hamasit
Antony Blinken

GAZA- Sekretari i Shtetit Antony Blinken gjatë qëndrimit në Riad të hënën tha se do të angazhohet të bindë udhëheqësit izraelitë të bëjnë më shumë për të lejuar ndihmat humanitare në Gazë. Duke folur në një takim të ministrave të jashtëm të rajonit, zoti Blinken tha se mënyra më e mirë për të zbutur katastrofën humanitare në Gazë do të ishte arritja e një marrëveshjejeje armëpushimi që do të lironte pengjet që mbahen nga Hamasi. Zoti Blinken e quajti propozimin e fundit izraelit për armëpushim një propozim “jashtëzakonisht bujar”.

Disa prej temave kryesore që Sekretari amerikan i Shtetit do të diskutojë gjatë qëndrimit në Lindjen e Mesme janë dërgimi i më shumë ndihmave humanitare në Gazë, arritja e një armëpushimi, normalizimi i marrëdhënive në mes të Izraelit dhe Arabisë Saudite dhe rindërtimi dhe qeverisja e territoreve palestineze pas luftës.

Sipas Sekretarit Blinken të gjitha këto tema janë të ndërlidhura me njëra tjetrën, por:

“Nuk duhet pritur arritjen e një armëpushimi për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për dërgimin e më shumë ndihmave në Gazë. Presidenti Biden ka këmbëngulur që Izraeli të ndërmarrë hapa konkretë për të lehtësuar vuajtjet e civilëve dhe të shtojë sigurinë për punonjësit e organizatave humanitare në Gazë”, tha zoti Blinken në Riad ndërsa merrte pjesë në takimin e ministrave të jashtëm të Këshillit për Bashkëpunim të Gjirit.

Gjatë këtij takimi, kryeministri i Katarit theksoi nevojën për zgjidhje paqësore për të shmangur përshkallëzimin e tensioneve rajonale.

“Përshkallëzimi ushtarak së fundmi në rajonin e Lindjes së Mesme është jashtëzakonisht i rrezikshëm për sigurinë dhe stabilitetin rajonal. Duhet bërë të gjitha përpjekjet për zgjidhjen e konflikteve përmes mjeteve paqësore dhe diplomatike”, tha Kryeministri Al Thani.

Ndërsa merrte pjesë në një takim të posaçëm të Forumit Ekonomik Botëror që po mbahet në Riad, Sekretari Blinken i kërkoi Hamasit të pranojë propozimin e fundit të Izraelit për një armëpushim në Gazë.

“Hamasi ka përpara një propozim që është jashtëzakonisht bujar nga ana e Izraelit. Në këtë moment, e vetmja gjë që qëndron mes popullit të Gazës dhe armëpushimit është Hamasi… Shpresoj që ata do të marrin vendimin e duhur”, tha zoti Blinken.

Përgjigja e Hamasit mund të jepet të hënën gjatë takimit që negociatorët e grupit militant palestinez do të mbajnë me ndërmjetësit e Katarit dhe Egjiptit në Kajro. Nëse Hamasi nuk e pranon marrëveshjen e armëpushimit, Kryeministri Benjamin Netanyahu ka kërcënuar me nisjen e një operacioni ushtarak në qytetin më jugor të Gazës, Rafah.

Në Arabinë Saudite, Sekretari Blinken e përsëriti kundërshtimin e qeverisë amerikane për një sulm tokësor në Rafah “në mungesë të një plani izraelit për të siguruar mbrojtjen e civilëve”.

Izraeli këmbëngul që katër batalionet e fundit të paprekura të Hamasit janë strehuar në Rafah, ku janë mbledhur edhe qindra mijëra palestinezë që janë zhvendosur nga pjesë të tjera të Gazës.

Luftëtarët e Hamasit sulmuan Izraelin më 7 tetor, duke vrarë 1200 njerëz dhe duke kapur 253 pengje, sipas të dhënave izraelite.

Izraeli u hakmor duke nisur një kundërpërgjigje ushtarake që deri më tani, sipas të dhënave të Hamasit të pakonfirmuara nga burime të pavarura, ka vrarë më shumë se 34,000 palestinezë.


Pas Arabisë Saudite, zoti Blinken e vazhdon vizitën edhe në vende të tjera të rajonit, përfshirë Izraelin. Kjo është vizita e shtatë e Sekretarit Blinken në rajon prej tetorit të vitit të kaluar./VOA

antony blinken

Sondazh

Poll

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez