LIVE UPDATES
Bota

BE e sheh takimin e radhës për dinarin si rastin e fundit për zgjidhje

Kështu tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai iu referua takimit të fundit në Bruksel më 25 prill mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç kur nuk u arrit pajtim për transferimin e mjeteve financiare nga Serbia në Kosovë, pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që vetëm euroja të jetë valutë për kryerjen e pagesave.

29 Prill 2024, 14:45 Nga N.F
BE e sheh takimin e radhës për dinarin si rastin e fundit për
Takimi tre palësh

KOSOVA- Bashkimi Evropian pret që takimi i radhës mes kryenegociatorëve të Kosovës dhe Serbisë për çështjen e dinarit serb, të jetë rasti final për zgjidhje dhe atë në bazë të propozimit të bërë nga i dërguari i posaçëm evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak.

Kështu tha në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë zëdhënësi i BE-së, Peter Stano. Ai iu referua takimit të fundit në Bruksel më 25 prill mes kryenegociatorit të Kosovës, Besnik Bislimi, dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviç kur nuk u arrit pajtim për transferimin e mjeteve financiare nga Serbia në Kosovë, pas vendimit të Bankës Qendrore të Kosovës që vetëm euroja të jetë valutë për kryerjen e pagesave.

“Pasi të dyja palët sqaruan qëndrimet e tyre, lehtësuesi i BE-së paraqiti një propozimi kompromisi për aranzhimet për një zgjidhje të përkohshme. BE-ja u bën thirrje të dyja palëve që të pranojnë këtë propozim dhe mbetet e gatshme të jetë mikpritëse e takimit final, nëse palët angazhohen në mënyrë konstruktive lidhur me propozimin e BE-së”, tha Stano për REL-in.

Takimi i radhës për këtë temë pritet të jetë pas dy javësh në Bruksel. Petkoviq, pas takimit të fundit, tha se rundi i radhës i bisedimeve mund të mbahet më 13 maj. Pas takimit të 25 prillit, Bislimi tha se propozimi i ri i Lajçakut synon që të përafrojë qëndrimet e palëve sa i përket ndihmës financiare nga Serbia për serbët në Kosovë.

Ai nuk tregoi detaje konkrete të propozimit, por tha se Kosova dhe Serbia duhet të japin mendimet e tyre për të në shtatë ditët e ardhshme.

“Le të themi që propozimi i sotëm është më i detajuar se ai i kaluari dhe sqaron më mirë disa prej pikave dhe vërejtjeve që ne kemi pasur në idetë e tij fillestare”, deklaroi Bislimi, duke shtuar se propozimi është një përpjekje e mirë për të gjetur zgjidhje dhe se brenda kyçe e Lajçakut është që të adresojë se si personat e prekur nga vendimi i BQK-së të mund të vazhdojnë të marrin ndihmë financiare nga Serbia.

Në takimet e deritashme në Bruksel për këtë çështje janë dhënë disa propozime për gjetjen e një zgjidhje sipas së cilës Serbia do të mund të bënte pagesa për shfrytëzuesit e ndihmës financiare në Kosovë.

Me rregulloren e re të BQK-së, euroja u caktua si valuta e vetme në Kosovë për kryerjen e pagesave me para të gatshme nga 1 shkurti. Hyrja në fuqi e kësaj rregulloreje ka zemëruar Serbinë, e cila përmes buxhetit të saj shtetëror u dërgon ndihmë financiare serbëve që jetojnë në Kosovë. Bashkësia ndërkombëtare i ka kërkuar Kosovës ta pezullojë rregulloren, në mënyrë që t’u jepet kohë qytetarëve që të përshtaten me praktikën e re.

Por, Qeveria e Kosovës ka ngulur këmbë se fjala është për një vendim të pavarur të BQK-së e jo për vendim politik. Ndërkaq, Stano gjatë një konference për media në Bruksel më 29 prill hodhi poshtë kritikat se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë nuk ka pasur sukses dhe se marrëveshjet nuk po zbatohen nga palët.

Ai përsëriti qëndrimin e BE-së se edhe pse Marrëveshja për rrugën drejt normalizimit dhe Aneksi për zbatimin e saj – që palët arritën vitin e kaluar – nuk janë nënshkruar, marrëveshjet janë ligjërisht të obligueshme për Kosovën dhe Serbinë.

Asnjëra palë ende nuk kanë bërë hapa drejt zbatimit të kësaj marrëveshjeje. Kosova po ashtu kritikohet se nuk ka nisur themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, ndërkaq Serbia kritikohet për hapat që po ndërmerr për të penguar anëtarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare, përfshirë edhe procesin aktual të anëtarësimit në Këshillin e Evropës. Mes tjerash, marrëveshja e arritur vitin e kaluar thotë se Serbia nuk do të kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në asnjë organizatë ndërkombëtare.

“Fakti se ata nuk kanë lëvizur drejt zbatimit dhe normalizimit të raporteve është dështim i tyre dhe jo dështim i BE-së”, u shpreh Stano dhe shtoi se normalizimi i raporteve është në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Serbisë dhe se ata do t’i ndiejnë pasojat sepse kjo do të pengonte integrimin e shteteve të tyre në BE.

“Në raste të panumërta kemi thënë se marrëveshjet janë ligjërisht obliguese. Dhe nuk ka dëshmi më të mirë për këtë sesa fakti që ato janë pjesë përbërëse e procesit integrues në BE si për Serbinë, ashtu edhe për Kosovën”, tha Stano.

Javën e kaluar, ministrat e BE-së kanë miratuar vendimin për ndryshimin e kornizës negociuese të Serbisë për integrimin në BE, duke përfshirë si kusht formal zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe Aneksit për zbatim të marrëveshjes.

Marrë nga REL

dinari kosova serbia be bruksel

Sondazh

Poll

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje

PAMJE PREKËSE/ Vogëlushja mes lotësh mesazh Ramës: Pelikanin kaçurrel do ta sjellim në Surrel

Qytetarët njëzëri para Kryeministrisë: Rama në burg, Berisha në Burg

Banorja e Rrjollit: Mos bini pre e provokimeve! Këtu do rrimë deri sa Rama të japë dorëheqjen

Protesta kundër projektit të Zvërnecit/ Protestesit mesazh Ivanka Trump: Mbaj duart larg Nartës

Tensionohet situata në protestë, policia nuk kursen qytetarët hedh ujë me piper me presion

Protesta për Zvërnecin, përplasje mes qytetarëve dhe policisë

Përplasjt mes qytetarëve dhe policisë në protestë, çahet kordoni

PAMJE nga tubimi i i katërt kundër projektit në Zvërnec #dosja #protesta #zvernec

Protestë në Durrës kundër projektit në Zvërnec, qytetarët mblidhen para Bashkisë

Berisha: Shteti duhej të ishte garanti në Zvërnec.Ndërtimet të bëhen në përputhje me standardet e BE

Berisha: Aeroporti i Vlorës kurrë nuk mund të ndërtohej aty

Zvërneci,Berisha:Ne mbështesim plotësisht investimin e huaj.Sazani nuk është një investim i thjeshtë

Berisha në grupin parlamentar: Pas Kuvendit Kombëtar hyjmë në një etapë të re

Berisha: Meta është një i burgosur politik, Rama po vazhdon me besnikëri rrugën e babait të vet

Burgun apo dorëheqje? Rama kapet me gazetarin: Nuk meriton përgjigje

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen, Rama: Film i vjetër, përfaqësoj të paktën 800 mijë shqiptarë

Protesta për Zvërnecin, Rama: SPAK po mban të ngrira fondet pa i lënë të kalojë te shitësi

Rama: Të rreshtohesh me PS, do të thotë të mbështesësh Shqipërinë drejt BE

Rama: Jemi këtu për të ndërtuar Shqipërinë e së ardhmes

Rama: Bëmë ligjin për hapjen e dosjeve të komunizmit, partia jonë u përball me të keqen në opozitë

"Kryeministri gënjeu"/ Gazetarja thirrje qytetarëve: Ai që të vjedh sot, do e bëjë dhe nesër

35-vjetori i PS në Tiranë/ Rama: Arsyeja e fitores së PS është aftësia për t’u hapur!

Mbyllet protesta për Zvërnecin #dosja #protesta #zverneci

Protesta për Zvërnecin/ Qytetarja: Ne nuk e lëshojmë sheshin pa u heq gardhi në Zvërnec dhe Rrjoll

Qytetarja: Kërkojmë anulimin e ligjit për zonat e mbrojtura, nuk ka negociata

"Anulo projektin"/ Me pankarta në duar, të rinjtë 'pushtojnë' kryeministrinë: Jep dorëheqjen

"Janë provokime"/ Çfarë po ndodh para ambienteve të Kryeministrisë?

Protestuesit i përgjigjen kryeministrit Rama: Jep dorëheqje nuk ka dialog!

Qytetarët zbresin sërish në shesh, protestojnë kundër projektit në Zvërnec

Ermonela Jaho mbështet protestën për Zvërnecin, shpërndan pamjet në rrjetet sociale

Skandali me ADS/ Berisha: U ngrit pa vendim qeverie, Rama krijoi një monstër për të vjedhur

"Populli flet në ditën e zgjedhjeve"/ Kryeministri: Thirrjet 'O Rama të QR' nuk funksionojnë me mua

Projekti për Zvërnecin/ Rama për hetimet e SPAK: Investimi nuk ndalon sa kohë unë jam këtu!

Antonio Costa: Zgjerimi një domosdoshmëri gjeostrategjike për Europën