LIVE UPDATES
Bota

Rruga më e rrezikshme në botë, REL: Gratë emigrante që u shpëtuan në Mesdhe

E vendosur për ta mbrojtur vajzën e saj, ajo ka ikur në Libi me dy vajzat e mëdha, duke lënë fëmijët tjerë mbrapa. Megjithatë, udhëtimi i saj ka marrë drejtim tjetër, pasi ajo është arrestuar dhe është burgosur në Libi. Pasi ka ikur, ajo ka punuar për një burrë që ia ka kontrolluar pagën.

29 Prill 2024, 14:43 Nga M.B
Rruga më e rrezikshme në botë, REL: Gratë emigrante që
Foto ilustruese

SARAJEVA- Pas vdekjes së burrit të saj në Bregun e Fildishtë, Bintou është përballur me presion për ta martuar të bijën, jashtë vullnetit të saj. E vendosur për ta mbrojtur vajzën e saj, ajo ka ikur në Libi me dy vajzat e mëdha, duke lënë fëmijët tjerë mbrapa. Megjithatë, udhëtimi i saj ka marrë drejtim tjetër, pasi ajo është arrestuar dhe është burgosur në Libi. Pasi ka ikur, ajo ka punuar për një burrë që ia ka kontrolluar pagën. Më vonë, ai e ka dërguar afër bregut të detit, prej ku Bintou e ka nisur një udhëtim të rrezikshëm.

Udhëtimi i saj dhe grave tjera të shpëtuara nga Geo Brents, kompani e kërkimit dhe shpëtimit, që operon në Mesdhe prej vitit 2021, është duke u prezantuar në një ekspozitë në kuadër të një programi brenda Festivalit Teatral MESS, që punon për të ruajtur kujtesën e të kaluarës tragjike të Bosnje-Hercegovinës, si dhe të vënies në pah të historive që lidhen me ngjarjet e ditëve të sotme.

“Njerëzit janë duke e kaluar Mesdheun, sepse ajo që janë duke përjetuar në shtetet e tyre është tragjike”, ka thënë Stefan Pejoviq prej organizatës Mjekët pa Kufij, teksa e ka hapur ekspozitën “Historitë e Grave në Det”.

Sipas Pejoviqit, prej vitit 2015, organizata ku punon ai, i ka shpëtuar 92.000 njerëz prej Detit Mesdhe, rrugës që organizata tjera që merren me migrantë, e kanë përshkruar si më të rrezikshmen në botë. Gati 11.000 janë shpëtuar prej kompanisë Geo Barents. Ndonëse gratë përbëjnë vetëm 10 për qind të personave të shpëtuar prej Geo Barentsit, ekspozita synon të fuqizojë zërat e të mbijeturave dhe të vë në pah vështirësitë që kalojnë për të pasur një jetë më të mirë.

“Përvojat e tyre janë tragjike. Nuk mendoj që njerëzit e kuptojnë se çfarë i shtyn njerëzit të largohen prej shteteve të tyre”, ka thënë Pejoviç.

“Një nënë është detyruar të braktisë vajzën e tij dyvjeçare në Sahara, sepse vajza i është sëmurë dhe ka vdekur rrugës. Grupi ka vazhduar, sepse nuk ka mundur të bëjë asgjë”, ka thënë Pejoviç gjatë një video-incizimi.

“Ne duam që njerëzit të kuptojmë çfarë është duke ndodhur në qendër të Mesdheut dhe nëpër çfarë ferri janë duke kaluar këta njerëz”, ka thënë mes tjerash Pejoviq.

Deti i pikëllimit

Në dekadën e fundit, mbi 28.000 vdekje janë dokumentuar në Mesdhe, realitet i trishtë që tregon se me çka përballen migrantët. Gratë, në veçanti, janë më të brishta ndaj diskriminimit me bazë gjinore dhe kërcënimeve me bazë gjinore. Sipas të dhënave të Organizatës Ndërkombëtare për Migrantë (IOM) viti 2023 ka qenë më vdekjeprurësi për migrantët në dekadën e fundit – me 8.541 vdekje të regjistruara. Një prej shkaqeve është thënë të ketë qenë edhe rritja e numrit të viktimave në Detin Mesdhe.

Të shpëtuara në det

Christelle prej Kamerunit, është një tjetër grua e shpëtuar në det. Kjo nënë e tre fëmijëve ka ikur prej burrit të saj që e ka keqtrajtuar, dhe ka nisur një punë si shitëse e bananeve. Një ditë, teksa ka qenë duke shkuar në punë, ajo është kidnapuar prej militantëve të grupit Boko Haram, të cilët e kanë dërguar në Nigeri. Ajo tani është njëra prej grave fatlume që mund të tregojë rrëfimin e saj. Nihad Kresevljakoviç, drejtor i festivalit MESS, ka thënë se përtej rreziqeve me të cilat përballen të gjithë migrantët, gratë, që janë në kërkim të lirisë, përballen me sfida shtesë.

“Kjo ekspozitë, në fakt, synon të tërheqë vëmendjen në përvojat e këtyre grave”, ka thënë ai.

Kur Bintou (në fotografinë më lart) ka qenë 17-vjeçare, ajo ka ikur nga vendlindja e saj në Guine, për të parandaluar një martesë të detyrueshme. Ajo ka dështuar që të largohet për herë të parë. Tani është mirënjohëse që është shpëtuar. Në njërën prej këtyre fotografive të shkrepura prej Geo Barents, shihen pjesëmarrësit e një diskutimi – të udhëhequr prej një psikologu - për ngritje të vetëdijes për dhunën kundër grave.

Përgjatë takimit, psikologu ka përmendur format e ndryshme të dhunës (psikologjike, fizike dhe seksuale) dhe ua ka treguar grave shërbimet e shumta në të cilat kanë qasje, për ta mbrojtur veten prej dhunës, trafikimit me qenie njerëzore, dhe gjymtimit të organeve gjenitale. Në njërën prej këtyre fotografive të shkrepura prej Geo Barents, shihen pjesëmarrësit e një diskutimi, të udhëhequr prej një psikologu - për ngritje të vetëdijes për dhunën kundër grave. Përgjatë takimit, psikologu ka përmendur format e ndryshme të dhunës (psikologjike, fizike dhe seksuale) dhe ua ka treguar grave shërbimet e shumta në të cilat kanë qasje, për ta mbrojtur veten prej dhunës, trafikimit me qenie njerëzore, dhe gjymtimit të organeve gjenitale./ REL

mesdhe emigrante

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës