25 Korrik 2022, 14:25
Nga d.a.
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka miratuar përdorimin e vaksinës së lisë kundër lisë së majmunëve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale, tha prodhuesi i ilaçeve nga Danimarka.
“Komisioni Evropian ka zgjatur autorizimin e vaksinës së kompanisë për linë, Imvanex, për ta përfshirë në mbrojtjen kundër lisë së majmunëve”, në linjë me rekomandimin e vëzhguesit shëndetësor të BE-së, tha kompania Bavarian Nordic.
“Miratimi vlen për të gjitha shtetet anëtare të Bashkimit Evropian si dhe në Islandë, Litenshtajn dhe Norvegji”, tha kompania.
Të shtunën, më 23 shkurt, OBSH-ja e shpalli linë e majmunëve emergjencë shëndetësore globale. Nga lia e majmunëve deri më tani janë prekur 16.000 persona në 72 shtete të botës.
Në BE që prej vitit 2013 vaksina Imvanex ka marrë miratimin për përdorim kundër lisë. Edhe më herët ishte shqyrtuar përdorimi i vaksinës kundër lisë për shkak të ngjashmërisë së virusëve që shkaktojnë linë dhe linë e majmunëve.
Lia e majmunëve është më pak e rrezikshme dhe më pak e infektuese sesa lia, e cila u zhduk më 1980. Simptomat e lisë së majmunëve janë temperatura, kokëdhimbja, dhimbja e muskujve dhe shpinës. Simptomat zgjasin për pesë ditë.
Po ashtu, personat e prekur kanë skuqje në fytyrë, duar dhe këmbë, si dhe puçrra. Shpërthimi i ri me linë e majmunëve u raportua në fillim të majit në shtetet e Afrikës Qendrore dhe Perëndimore, ku kjo sëmundje për një kohë të gjatë ka qenë epidemi./REL/
rganizata botërore e shëndetësisë komisioni evropian vaksina imvanex
Bota
25 Korrik 2022, 14:19
d.a.
Foto Ilustruese
IRAN- Irani tha se kamerat e Kombeve të Bashkuara të vendosura në uzinat bërthamore nuk do të aktivizohen derisa t...
Bota
25 Korrik 2022, 13:59
d.a.
Maksim Potyomin dhe Anatoly Stasyukevich
UKRAINË- Dy nga pilotët më të mirë të Putinit janë vrarë nga nj&...
Bota
25 Korrik 2022, 13:28
d.a.
Sulm kibernetik
EUROPË- Disa ditë më parë Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit njoftoi se faqet e s...
Bota
25 Korrik 2022, 13:18
s.s
Mbreti Philippe i Belgjikës dhe Z. Li Hongzhong, Sekretar i Komitetit Provincial i Kinës
BELGJIKË- Ministria e Punëve të Jash...
Bota
25 Korrik 2022, 13:10
d.a.
Zjarr ne Greqi
GREQI- Zjarrfikëset janë në gatishmëri të plotë në 24 orët e fundit pasi vetëm në tre dit&...
Bota
25 Korrik 2022, 12:17
d.a.
Droga e sekuestruar, Greqi
GREQI- Informacioni i dhënë oficerëve të policisë së Prokurorisë së Narkotikëv...
Bota
25 Korrik 2022, 12:01
d.a.
Christopher Hill.
SERBI- Serbia e ka veç një mundësi, të kthehet kah perëndimi, ka thënë të hënën ambas...
Bota
25 Korrik 2022, 11:38
d.a.
Alexander Bastrykin
RUSI- Moska ka akuzuar 92 anëtarë të forcave të armatosura të Ukrainës për krime kundër njer&eu...
Bota
25 Korrik 2022, 11:28
d.a.
Jair Bolsonaro
BRAZIL- Presidenti brazilian Jair Bolsonaro ka nisur zyrtarisht fushatën e tij të rizgjedhjes, edhe pse ndodhet pas rivalit t&eum...
Bota
25 Korrik 2022, 11:23
d.a.
Foto ilustruese
RUSI- Një robot, i krijuar për të luajtur shah, theu gishtin e një djali shtatëvjeçar gjatë një n...