LIVE UPDATES
Bota

Bashkimi Europian krijon aleancën për ndaljen e kontrabandës së drogës në portet europiane

BE-ja synon një luftë më efikase dhe me vendosmëri kundër kontrabandës së drogës. Një aleancë e re e porteve synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet autoriteteve doganore dhe atyre të ndjekjes penale në nivel europian.

31 Janar 2024, 09:14 Nga r.ll
Bashkimi Europian krijon aleancën për ndaljen e kontrabandës
foto ilustruese

BRUKSEL- Porti i Anversës në Belgjikë, i dyti nga madhësia në Europë, është kthyer në një pikë kyçe për transportimin e drogës. Presioni ndaj politikanëve europianë për të ndërmarrë masa që t'u mbyllen rrugët bandavë të kontrabandës së drogës është në rritje.

Për këtë është vendosur krijimi i një aleance europiane të porteve: „Ne po bashkohemi për të krijuar një rrjet që t'i japë fund një rrjeti tjetër: Ne po krijojmë një aleancë të porteve për luftuar kriminalitetin në të gjitha portet. Të luftohet kriminaliteti vetëm në një port, kjo do të bënte që kriminelët të spostoheshin në një port tjetër”, theksoi një zyrtare e BE-së në Bruksel. Drogat vijnë kryesisht nga Amerika Latine, më së shumti nga Ekuadroi apo Kolumbia.

Mendohet se kriminelët mund të kenë paguar qindra mijëra euro ryshfete për punonjësit e porteve si dhe kanë kërcënuar ata e familjet e tyre për të mundësuar aksesin tek transportet e drogës. Porti i Holandës, Roterdam është gjithashtu në fokusin e hetuesve. Vitet e fundit në Holandë, Belgjikë e vende të tjera europiane janë vrarë gjatë akteve të dhunës së bandave të drogës mjaft njerëz ndër ta edhe hetues e avokatë të njohur.

Por edhe Gjermania është e prekur, sikurse u shpreh së fundit ministrja e Punëve të Brendshme Nancy Faeser: Trafikimi i drogës ka depërtuar edhe duke përdorur portin kryesor të Gjermanisë në Hamburg, tha ajo. Faeser tha më tej, se kartelet e drogës janë përgjegjëse "për një spirale të paimagjinueshme dhune" që drejtohet edhe ndaj gazetarëve e prokurorëve, të cilët kërcënohen me vrasje dhe se në Europë janë krijuar dhoma torturash. "Ndaj unë dua veprim më të ashpër dhe më ndërkombëtar kundër tregtisë së kokainës dhe drogës", tha Faeser.

Edhe një zyrtare e BE-së thekson, se „kur jetët e njerëzve shfrytëzohen si një mjet për biznese joshëse e shkatërrimtare, dhuna kulmon më keq se në filmat me mafie. Sa më i fortë të jetë kundërshtari aq më kreativë, kooperativë e të guximshëm duhet të jemi ne me ligjet tona për t'iu kundërvënë atyre."

Në aleancën e re të porteve synohet të forcohet gjithashtu bashkëpunimi ndërmjet autoriteteve kombëtare doganore dhe atyre të ndjekjes penale në nivel europian. Kështu synohet të vendosen teknologji të reja si skanimi i kontejnerëve për të përmirësuar sigurinë. Por autoritetet nuk duan të bëjnë publike shumë detaje në mënyrë që kriminelët të mos kenë njohuri për këto plane. Detyra është gjigante dhe autoritetet europiane e kanë të qartë që kjo luftë kërkon vullnet e këmbëngulje./DW

bashkimi europian

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale