LIVE UPDATES
Bota

Opsionet e Bidenit për t’iu kundërpërgjigjur Iranit

Biden ka hezituar që të godasë direkt Iranin, nga frika se mund të zhysë Lindjen e Mesme në një konflikt më të madh.

31 Janar 2024, 08:24 Nga N.F
Opsionet e Bidenit për t’iu kundërpërgjigjur Iranit
Biden

SHBA- Presioni ndaj presidentit amerikan, Joe Biden, po rritet për të sulmuar direkt Iranin, pasi tre ushtarë amerikanë u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë një sulmi me dron ndaj një posti ushtarak amerikan në verilindje të Jordanisë. Përderisa goditja e caqeve iraniane është një opsion, analistët thanë se SHBA-ja ka më shumë të ngjarë që të godasë një apo më shumë grupe me bazë në Irak dhe Siri, që mbështeten nga Irani. Megjithatë, ata e pranuan se për Uashingtonin po bëhet gjithnjë e më vështirë që të shmangë një konfrontim direkt me Teheranin.

Biden ka hezituar që të godasë direkt Iranin, nga frika se mund të zhysë Lindjen e Mesme në një konflikt më të madh. Ky rajon veçse po përballet me luftën në Gazë dhe Jemen dhe me sulmet e rebelëve të Huthit ndaj anijeve tregtare në Detin e Kuq, si dhe kundërsulmeve të forcave amerikane dhe britanike ndaj rebelëve jemenas.

Por, vdekjet e ushtarëve amerikanë dhe dhjetëra të lënduarve gjatë sulmit me dron në postin ushtarak në Jordani, që njihet si Kulla 22 dhe që gjendet pranë kufirit me Sirinë, mund ta detyrojë SHBA-në që të ketë një përgjigje më të fortë se zakonisht. Përgjegjësinë për sulmin në Jordani e mori Rezistenca Islamike në Irak, një organizatë ombrellë e përbërë nga milicitë e mbështetura nga Irani.

Përmes një deklarate të lëshuar më 28 janar, Biden në mënyrë eksplicite fajësoi “grupet radikale militante të mbështetura nga Irani që operojnë në Siri dhe Irak”, por nuk tha se Teherani e kishte urdhëruar sulmin. Ndërkaq, më 30 janar presidenti amerikan tha se ka vendosur se si të përgjigjet për sulmin ndaj ushtarëve në Jordani, por nuk tregoi më shumë detaje.
 Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin, bëri një deklaratë të ngjashme, duke thënë se milicitë ishin përgjegjëse për sulmet, duke përsëritur zotimin e Bidenit se SHBA-ja “do të përgjigjet në kohën dhe vendin që zgjedh vetë”.

Një sërë zërash në Kongresin amerikan – shumica republikanë – po i bëjnë thirrje administratës amerikane që të bëjë një goditje të drejtpërdrejtë ndaj Iranit.

“Goditeni Iranin tani. Goditni ashpër”, kërkoi senatori Lindsay Graham, republikan nga Karolina e Jugut.

Senatori republikan nga Arkansasi, Tom Cotton, që është një kritik i madh i politikave të administratës Biden ndaj Iranit, insistoi se vdekja e tre ushtarëve amerikanë justifikon “një hakmarrje shkatërruese ushtarake ndaj forcave terroriste të Iranit, si në Iran ashtu edhe në mbarë Lindjen e Mesme”. Megjithatë, analistët thanë se shënjestrimi i Gardës Revolucionare Islamike, veçmas në territorin iranian, do të shihej nga Teherani si një përshkallëzim i madh.

“Ideja që të shënjestrohen pozicionet e Gardës brenda Iranit do të dukej racionale vetëm nëse SHBA-ja do të kërkonte një luftë në shkallë të gjerë me Iranin, një skenar që aktualisht duket se nuk ekziston”, tha për Radion Evropa e Lirë, Hamidreza Azizi, hulumtues në Institutin gjerman për Çështje të Sigurisë në Berlin.

Në vend të kësaj, SHBA-ja ka më shumë të ngjarë të godasë milicitë në Irak dhe Siri, që mbështeten nga Irani, në një mënyrë që do të kënaqte zërat e shqetësuar në SHBA.

“Rrjedhimisht, SHBA-ja mund të vendosë që të shënjestrojë liderët e lartë të milicive irakiane”, tha Azizi. “Unë mbetem skeptik se një masë e tillë do të shërbejë si një masë efektive parandaluese, por zyrtarët amerikanë mund ta konsiderojnë rrezikun e kësaj qasjeje si më të pranueshëm sesa rrezikun e një goditjeje direkte ndaj Iranit”.

Sanam Vakil, drejtoreshë e programit për Lindjen e Mesme dhe Afrikën e Veriut në institutin Chatham në Londër, i tha Radios Farda të REL-it se “ne më në fund kemi arritur në pikën që SHBA-ja më nuk mund t’i shmanget një përshkallëzimi ndaj forcave në Irak dhe Siri, që mbështeten nga Irani”. Ajo parashikoi se Uashingtoni ka të ngjarë të përgjigjet me sulme në këto dy shtete sesa të godasë drejtpërdrejtë Iranin. Megjithatë, ajo paralajmëroi se po bëhet gjithnjë e më e vështirë për Qeverinë amerikane që të shmangë një konflikt të drejtpërdrejtë me Teheranin.

“Nëse sulmet e mëtejme ndaj forcave amerikane dhe anijeve ndërkombëtare nuk ndalen, do të bëhet gjithnjë e më e vështirë për administratën Biden që t’i rezistojë presionit për të çuar luftën në Iran”, tha Vakil.

Ali Fathollah-Nejad, drejtor në Qendrën për Lindjen e Mesme dhe Rendin Botëror, me seli në Berlin, i tha REL-it se Uashingtoni dhe Teherani “kanë nivel të ngjashëm të antipatisë” ndaj nisjes së një lufte direkte. Ai shtoi se SHBA-ja ka më shumë gjasa të godasë caqet e Gardës Revolucionare Islamike në rajon sesa brenda Iranit. Zyrtarët iranianë kanë synuar që të distancojnë Teheranin nga sulmi me dron në Jordani, por nuk e kanë dënuar sulmin.

Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Iranit, Nasser Kanani, insistoi më 29 janar se “grupet e rezistencës... nuk marrin urdhra nga Irani”. Ndaras, ministri i Inteligjencës, Esmail Khatib, mbajti qëndrimin se milicitë e mbështetura nga Irani operojnë “në diskrecionin e tyre” ndaj “agresorëve amerikanë”.

Fathollah-Nejad tha se përderisa bashkëpunëtorët e Iranit “me të vërtetë mund të gëzojnë një nivel pavarësie”, Republika Islamike nuk do të rrezikonte që ata të kishin autonomi të plotë në kontekstin “e rrezikshëm” të luftës në Gazë “për të shmangur futjen në ndonjë konfrontim të drejtpërdrejtë” me SHBA-në dhe Izraelin. Për muaj të tërë, shumë kanë shprehur frikën se mund të ketë një konflikt rajonal pasi në tetor nisi lufta mes Izraelit dhe Hamasit, grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga SHBA-ja dhe Bashkimi Evropian.

Izraeli nisi një ofensivë në Gazë nga e cila janë vrarë mijëra persona në enklavën palestineze, pasi Hamasi udhëhoqi sulmin e 7 tetorit në jug të Izraelit, kur u vranë afër 1.200 persona, shumica civilë. Anëtarët e të ashtuquajturit “Bosht të Rezistencës” – rrjeti i aleatëve dhe bashkëpunëtorëve rajonalë të Iranit – i janë bashkuar përleshjes në mbështetje të palestinezëve.

Hezbollahu në Liban në mënyrë sporadike po lëshon raketa në veri të Izraelit, ndërkaq milicitë e mbështetura nga Irani mbi 150 herë kanë shënjestruar trupat amerikane në Siri dhe Irak. Asnjë ushtar amerikan nuk ishte vrarë në këto sulme, deri kur ndodhi sulmi me dron në Jordani më 28 janar. SHBA-ja është përgjigjur ndaj sulmeve dhe madje, gjatë sulmeve precize të kryera më herët gjatë këtij muaji, ka vrarë një udhëheqës të një milicie të mbështetur nga Irani në Irak.

Për muaj të tërë, rebelët jemenas të Huthit kanë tentuar të pengojnë anijet tregtare në Detin e Kuq, duke i shënjestruar anijet, që sipas rebelëve kanë lidhje me Izraelin apo lundrojnë drejt porteve izraelite. Që atëherë, ata kanë zgjeruar caqet e tyre, duke sulmuar edhe anije amerikane dhe britanike, si përgjigje për sulmet ajrore të kryera nga SHBA-ja dhe Britania ndaj caqeve të Huthëve në Jemen.

Sulmi me dron ndaj forcave amerikane në Jordani dhe sulmet e vazhdueshme të Huthëve ndaj anijeve komerciale, përfshirë edhe ndaj cisternave, kanë bërë që çmimi i naftës të rritej më 29 janar, sipas agjencisë Reuters. Kongresistja demokrate, Barbara Lee, tha më 28 janar se “dhuna [në Lindjen e Mesme] po del nga kontrolli”, duke insistuar se është i nevojshëm një armëpushim në Gazë për t’i ulur tensionet. Vakil u pajtua se arritja e një armëpushimi “është më urgjent se kurrë më parë, në mënyrë që të parandalohet një përshkallëzim më i gjerë rajonal”, por paralajmëroi se ndalja e armiqësive në Gazë jo domosdo do t’i ndalte sulmet nga grupet që mbështet Irani.

Marrë nga REL

joe biden ushtare amerikane jordani

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet