LIVE UPDATES
Bota

Skandali i lidhjes së agjencisë së OKB-së me Hamasin, më i madh se mendohej

Akuzat kundër punonjësve të saj për pjesëmarrje në të dyshuar në masakrën e Hamasit më 7 tetor kanë shkaktuar reagime të zemëruara në botë. Mjaft shtete kanë ndalur pagesat për këtë organizatë. 

31 Janar 2024, 07:46 Nga r.ll
Skandali i lidhjes së agjencisë së OKB-së me Hamasin,
foto ilustruese

IZRAEL- Sipas informacioneve të gazetës “Wall Street Journal”, përmasat e lidhjeve të punonjësve të Agjencisë së Kombeve të Bashkuara për ndihmën e refugjatëve palestinezë me terroristët në Rripin e Gazës janë më të mëdha se mendohej. Jo vetëm 12 persona, siç u bë e ditur më parë, kanë bashkëpunuar për sulmin terrorist të Hamasit më 7 tetor kundër Izraelit. Rreth 10% e afër 12.000 punonjësve të organizatës në Rripin e Gazës duket se kanë pasur lidhje me organizatën terroriste të Hamasit apo atë të Xhihadit Islamik, raporton media amerikane duke iu referuar të dhënave të shërbimeve sekrete.

Akuzat kundër punonjësve të saj për pjesëmarrje në të dyshuar në masakrën e Hamasit më 7 tetor kanë shkaktuar reagime të zemëruara në botë. Mjaft shtete kanë ndalur pagesat për këtë organizatë. “Problemi i i UNRWA-s nuk është se janë ‘disa mollë të prishura’ që morën pjesë në masakrën e 7 tetorit”, është cituar një zyrtar i lartë izraelit. “Institucioni si i tillë është një vatër e ideologjisë radikale të Hamasit.”

“Pjesëmarrje aktive” e punonjësve të agjencisë?

Qeveria e Izraelit i dha së fundmi agjencisë së OKB-së një informacion se 12 punonjës të saj dyshohet të jenë përfshirë në sulmin e organizatës terroriste islamikeHamas më 7 tetor 2023. Rreth 1.140 njerëz u vranë dhe 250 të tjerë u morën peng në Rripin e Gazës.

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres njoftoi se nëntë nga dymbëdhjetë zyrtarët e akuzuar të Agjencisë ishin liruar menjëherë. Ai bëri të ditur se të dyshuarit do të mbajnë përgjegjësi, përfshirë edhe ndjekjen penale. Një zyrtar i lartë izraelit, i cituar nga portali i lajmeve Axios, pohoi se inteligjenca tregon për “përfshirjen aktive” të zyrtarëve të Agjencisë.

Kush është UNRWA?

Agjencia u themelua në vitin 1949 nga Asambleja e Përgjithshme e OKB-së. Qëllimi i saj është të kujdeset për nevojat e palestinezëve të regjistruar si refugjatë dhe pasardhësve të tyre të zhvendosur ose për ata që ikën nga koha e krijimit të shtetit të Izraelit në 1948, si dhe nga Lufta e Parë Arabo-Izraelite që pasoi. Nga rreth 750.000 në vitin 1948, numri i tyre është rritur ndërkohë në 5.9 milionë sot.

Organizata operon në territoret palestineze, Liban, Jordani dhe Siri. Shërbimet e saj përfshijnë arsimin, shëndetin dhe shërbimet sociale për infrastrukturën, mikrofinancën dhe ndihmën emergjente në konfliktet e armatosura. 

Mbi 540.000 fëmijë palestinezë ndjekin shkollat ​​që ajo administron. Ajo menaxhon rreth 60 të ashtuquajtura kampe të refugjatëve, duke përfshirë 19 në Bregun Perëndimor, të cilat drejtohen nga autoritetet palestineze. Sipas të dhënave të OKB-së, rreth 1.7 milionë nga 2.4 milionë banorët e Rripit të Gazës janë të regjistruar si refugjatë, informon ARD.

Çfarë kontributesh paguajnë vende të ndryshme?

Në vitin 2022, ndihma e SHBA për Agjencinë e Kombeve të Bashkuara për Ndihmën dhe Punën për Refugjatët Palestinezë në Lindjen e Mesmeështë 344 milionë dollarë. Vendi i dytë më i madh donator është Gjermania me një kontribut prej 202 milionë dollarësh. Pasojnë BE-ja, Suedia, Norvegjia, Japonia dhe Franca. Izraeli i ka kritikuar prej kohësh këto pagesa si financim të mundshëm të tërthortë të organizatës Hamas, të cilën SHBA, BE dhe disa vende e konsiderojnë si organizatë terroriste.

Reagimet pas akuzave

Në përgjigje të pretendimeve për përfshirje të mundshme të zyrtarëve të Agjencisë në sulmin terrorist, vende të ndryshme, duke përfshirë SHBA-në, Kanadanë, Australinë, Britaninë, Francën, Finlandën dhe Italinë thanë se do të pezullojnë pagesat e ndihmave. Ngrirjes së transfertave iu bashkua edhe Gjermania. Norvegjia dhe Irlanda kanë thënë se do të vazhdojnë të mbështesin organizatën pavarësisht akuzave.

Presidenti i autoriteteve palestineze Mahmoud Abbas akuzoi Izraelin për një fushatë shpifjeje kundër Agjencisë. Organizata terroriste Hamas foli gjithashtu për një fushatë shpifëse. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Guterres u bëri thirrje vendeve që kanë pezulluar kontributet që të rishqyrtojnë vendimin e tyre. Financimi aktual nuk është i mjaftueshëm për të siguruar ushqimin e 2 milionë civilëve në Rripin e Gazës në shkurt, njoftoi ai gjithashtu, cituar nga ARD./DW

Sondazh

Poll

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre adoleshentë

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale