Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
Protesta vijon, qytetarët shpalosin flamurin masiv kuq e zi në bulevard: Rama ik 4 Qershor, 21:28 Betejë pa li...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
I projektuar fillimisht si një mjet ajror i lehtë dhe i zhdërvjellët, F-16 është shndërruar me kalimin e kohës në një avion të lakmuar që shërben në shumë role.
SHBA- Avioni luftarak F-16 ka pesëdhjetë vjet që shërben, me një rol kyç për vendet që i përdorin ata. Ekspertët ushtarakë thonë se ky avion revolucionarizoi mbrojtjen ajrore moderne dhe me zhdërvjelltësinë e tij dhe aftësinë për t’u përshtatur, mbetet shtylla kurrizore e NATO-s dhe flotës luftarake të koalicionit të aleatëve.
Avioni luftarak F-16 i prodhuar nga kompania e industrisë ushtarake Lockheed Martin, është ende në qendër të vëmendjes pesë dekada pas fluturimit të tij të parë. Ai është një simbol i fuqisë ajrore të Shteteve të Bashkuara.
I projektuar fillimisht si një mjet ajror i lehtë dhe i zhdërvjellët, F-16 është shndërruar me kalimin e kohës në një avion të lakmuar që shërben në shumë role.
Kohët e fundit, avionët F-16 u shfaqën në një paradë spektakolare, në panairin më të madh ajror ushtarak në botë, në Gloucestershire të Britanisë.
Orlando Sanchez Jnr është zëvendëspresidenti dhe menaxheri i përgjithshëm i Prodhimit të Avionëve Luftarakë në kompaninë Lockheed Martin.
“Jemi këtu për të shënuar 50 vjet kontribut në NATO dhe në mbarë botën", thotë ai.
Në vitin 1974, fluturimi i parë i avionit F-16 u bë një muaj më herët se sa ishte planifikuar. Piloti Phil Oestricher hipi në kabinë në bazën e Forcave Ajrore Edwards në Kaliforni. Synimi ishte të bëhej një provë e shkurtër me shpejtësi të lartë në tokë, por ai realizoi një fluturim dramatik prej gjashtë minutash përpara se të ulej në mënyrë të sigurt.
"F-16 është avion i veçantë sepse në fillimet e tij, ai ishte projektuar për të qenë i zhdërvjellët dhe për mbi 50 vjet ka dëshmuar se është i adaptueshëm. Kemi pasur mbi 142 versione të tij dhe tani 4600 të tillë fluturojnë në 25 vende, së shpejti do të jetë edhe në vendin e 26-të. F-16 sot është i rëndësishëm për sigurinë e shekullit të 21-të dhe vendet e NATO-s, si edhe vendet partnere në mbarë botën”.
Avioni ka një ndikim kyç për NATO-n në Evropë, ku janë në veprim më shumë se 700 të tillë, duke u mundësuar shumë vendeve evropiane të mbrojnë hapësirën ajrore dhe të jenë pjesë e rrjetit paqeruajtës të NATO-s.
Paisja me F-16 ishte një nga kërkesat e presidentit Volodymyr Zelenskyy duke shpresuar se kjo do t’i jepte një avantazh ushtarak Ukrainës, mes përpjekjeve intensive për të zmbrapsur agresionin rus.
"F-16 është me të vërtetë i rëndësishëm për aleancën e NATO-s, sepse jo vetëm që është teknologjia e fundit, gjë që ka rëndësi për luftën sot, por ai bashkon në një mënyrë organike, të gjitha partneritetet e NATO-s", thotë zoti Sanchez.
F-16 prodhohet në kompleksin e kompanisë Lockheed Martin në Greenville të Karolinës së Jugut. SHBA dhe disa forca ajrore të NATO-s janë në procesin e zëvendësimit të avionëve F-16 me një tjetër avion luftarak të prodhuar nga Lockheed, F-35, i cili ofron aftësi të gjeneratës së ardhshme ajrore luftarake./VOA
rico krieger BJELLORUSI- Një gjerman i cili është dënuar me vdekje në Bjellorusi për terrorizëm është shfaqur ...
Foto ilustruese SHBA- Tanya Domi, profesoreshë e Çështjeve Ndërkombëtare dhe Publike në Universitetin Columbia në Nju ...
pasojat e zjarrit KANADA- Zjarri i egër që përfshiu qytetin kanadez të Jasper ditët e fundit shkriu makinat në rrugë dhe...
foto ilustruese IZRAEL- Dhjetë persona, mes tyre fëmijë, u vranë të shtunën në një sulm me raketa në një ...
kamala harris UASHINGTON – Plani i ri i Nënpresidentes Kamala Harris për ekonominë po paraqitet si një mundësi e mirë, ...
pamje nga varri i Cerberus ITALI- Arkeologët kanë zbuluar një sarkofag 2000-vjeçar me mumie të lashta të ruajtura n&eu...
antony blinken KINË- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi të shtunën vendeve të Azisë Juglindore të ndi...
foto ilustruese ANGLI- Dhuna ndaj grave dhe vajzave në Angli dhe Uells është rritur me gati 40 për qind në vitet e fundit, si...
foto ilustruese SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar një planet gjigand me ndihmën e teleskopit hapësinor “James Webb”...
foto ilustruese SHKUP- Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut kanë pranuar mesazhe kë...