LIVE UPDATES
Bota

Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë Juglindore: Shqetësuese veprimet provokuese ndaj Tajvanit

Sekretari Blinken bëri një takim të veçantë me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në kuadër të punimeve të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore, të shtunën në Laos.

27 Korrik 2024, 19:25 Nga r.ll
Sekretari Blinken kritikon Kinën gjatë takimit të Azisë
antony blinken

KINË- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken u kërkoi të shtunën vendeve të Azisë Juglindore të ndihmojnë në trajtimin e sfidave globale gjatë takimit me homologët e këtyre vendeve në Laos. Ai vuri theksin sidomos tek agresioni rus në Ukrainë. Diplomatët e lartë nga Azia Juglindore u mblodhën të shtunën në kryeqytetin e Laosit për një takim treditor ndërsa vendet e kësaj pjese të Azisë janë përballur me tensionet mbi pretendimet territoriale në Detin e Kinës Jugore, përshkallëzimin e luftimeve në Mianmar dhe rivalitetin rajonal.

Sekretari Antony Blinken fillimisht veçoi Kinën për veprimet e saj kundër Filipineve në Detin e Kinës Jugore. Megjithatë, ai më pas përshëndeti të dyja vendet, pasi Manila përfundoi me sukses një mision të ri furnizimi për forcat e saj ushtarake në një zonë ndaj të cilës edhe Pekini ka pretendime territoriale.

“Jemi të kënaqur për furnizimin e suksesshëm që bëhet sipas një marrëveshjeje të arritur midis Filipineve dhe Kinës. E përshëndesim marrëveshjen dhe shpresojmë dhe presim që ajo të vazhdojë”, tha Sekretari Blinken.

Prania e forcave filipinase ka zemëruar prej vitesh Kinën, e cila është përballur vazhdimisht me forcat filipinase në një anije të marinës të vendosur pranë ishullit Spratly të Detit të Kinës Jugore. Tensionet në mes të dy vendeve kanë nxitur shqetësime rajonale për një përshkallëzim.

Takimet e së shtunës bashkojnë në të njëjtën dhomë përfaqësuesit e Shteteve të Bashkuara, Kinës, Rusisë, Japonisë, Indisë dhe Australisë për të diskutuar çështje kyçe të sigurisë dhe çështje të tjera rajonale.

“Takimi ynë i sotëm zhvillohet në një mjedis gjeopolitik dhe gjeo-ekonomik që ndryshon me shpejtësi, duke paraqitur si mundësi ashtu edhe sfida. Gjatë viteve të fundit, Takimi i Azisë Lindore është bërë një platformë me rëndësi kritike për dialog dhe bashkëpunim konstruktiv për çështje strategjike politike dhe ekonomike me interes të ndërsjellë”, tha ministri i jashtëm i Laos-it, Saleumxay Kommasith, i cili drejtoi punimet.

Sekretari Blinken bëri një takim të veçantë me ministrin e Jashtëm kinez Wang Yi në kuadër të punimeve të Asociacionit të Kombeve të Azisë Juglindore, të shtunën në Laos.

Një zyrtar i lartë amerikan, duke folur në kushte anonimiteti, tha se Sekretari Blinken njoftohet se ngriti shqetësimet për veprimet e fundit provokuese të Pekinit ndaj Tajvanit.

Këto veprime përfshinin një bllokadë të simuluar gjatë inaugurimit të Presidentit të Tajvanit Lai Ching-te, ndërsa zoti Blinken dhe Wang, sipas zyrtarit, ranë dakord të vazhdonin të bënin përparim në lidhjet ushtarake të dy vendeve.

Zoti Blinken diskutoi gjithashtu mbështetjen e Kinës për industrinë e mbrojtjes ruse dhe sipas të njëjtit zyrtar, ai gjithashtu paralajmëroi se Uashingtoni do të ndërmarrë masa kundër firmave kineze që ndihmojnë luftën në Ukrainë. Zyrtari i Departamentit të Shtetit tha se nuk kishte asnjë angazhim nga ministri kinez Wang për këtë çështje./VOA

antony blinken azi kine

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet