27 Korrik 2024, 18:54
Nga r.ll
foto ilustruese
SHBA- Shkencëtarët kanë zbuluar një planet gjigand me ndihmën e teleskopit hapësinor “James Webb”. Prej shumë kohësh hulumtuesit dyshonin për një objekt të përmasave madhore që rrotullohej rreth një ylli 12 milionë vite dritë larg, por zbulimi i ri i ka befasuar shkencëtarët lidhur me madhësinë e planetit të ri.
Një planet i vjetër me përmasa gjigande dhe i ftohtë sillet rreth një ylli fqinj. Shkencëtarët përdorën teleskopin hapësinor “James Webb” për të vëzhguar drejtpërdrejt këtë planet me përmasa të ngjashme me Jupiterin. Hulumtuesit përdorën një mekanizëm të teleskopit për të krijuar efektin e hijes. Duke bllokuar dritën e yjeve, hulumtuesit e dalluan planetin si një pikë të dritës infra të kuqe.
Një ekip hulumtuesish ndërkombëtar, i udhëhequr nga shkencëtarja Elisabeth Martthews me Institutin Max Planck në Gjermani, i mblodhi imazhet vitin e kaluar dhe i publikoi gjetjet e tyre në revistën Natyra.
“Ka qenë një pritje e gjatë dhe emocionuese dhe përfundimisht mund të shikojmë dhe konfirmojmë planetin dhe të dhënat”, thotë shkencëtarja Elisabeth Martthews me Institutin Max Planck në Gjermani.
Hulumtimet tregojnë se planeti sillet rreth yllit Epsilon Indi A, rreth 12 milionë vite dritë larg. Një vit dritë është rreth 9.46 trilionë kilometra, ose distanca që drita udhëton për një vit. Shkencëtarët thonë se planetit i duhen rreth 100 deri 250 vite që të sillet rreth yllit.
Planeti ndodhet rreth 15 herë më larg yllit sesa distanca e Tokës nga dielli ose sa gjysma e distancës mes Saturnit dhe Uranit. Shkencëtarët besojnë se planeti dhe ylli janë 3.5 miliardë vjet të vjetër ose 1 miliard vjet më të rinj sesa sistemi ynë diellor, thotë shkencëtarja Matthews.
“Mendojmë se është planeti më i afërt pranë sistemit tonë diellor që është më i madh se Jupiteri. Planetët e mëdhenj janë interesant për të studiuar anën fizike dhe kimike të formimit të një planeti gjigand”.
Ylli mund të shikohet qartë nga hemisfera jugore. Zbulimi i planetit nënvizon aftësitë që ka teleskopi, thotë shkencëtarja.
Teleskopi hapësinor “James Webb” u lëshua ditën e Krishtlindes në vitin 2021, observatori më i fuqishëm nga NASA dhe Agjencia Evropiane e Hapësirës./VOA
shkencetaret e teleskopit james webb planet sistem diellor
Bota
27 Korrik 2024, 18:47
r.ll
foto ilustruese
SHKUP- Disa deputetë të Bashkimit Demokratik për Integrim në Maqedoninë e Veriut kanë pranuar mesazhe kë...
Bota
27 Korrik 2024, 17:50
r.ll
foto ilustruese
FRANCË- Ministri i Brendshëm francez, Gérald Darmanin tha se nuk mund të përjashtojë përfshi...
Bota
27 Korrik 2024, 17:40
r.ll
foto ilustruese
KOSOVË- Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) njoftoi se në periudhën ...
Bota
27 Korrik 2024, 17:18
r.ll
tik tok
SHBA- Departamenti i Drejtësisë akuzoi të premten kompaninë Tik-Tok se ka mbledhur informacion për përdoruesit ameri...
Bota
27 Korrik 2024, 16:57
S.B
Pedro dhe Emma
SHBA- Një grua shtatzënë dhe i fejuari i saj vdiqën tragjikisht në Kaliforni kur një dallgë...
Bota
27 Korrik 2024, 16:57
r.ll
viktor orban
RUMANI- Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sërish ka kritikuar Bashkimin Evropian gjatë një fjalimi në një ...
Bota
27 Korrik 2024, 15:19
r.ll
foto ilustruese
SHBA- Rivalët e mundshëm në zgjedhjet presidenciale amerikane, Nënpresidentja Kamala Harris dhe ish-Presidenti Donald T...
Bota
27 Korrik 2024, 14:51
E. D
RUSI- Forcat ruse kanë shënjestruar dhjetëra vendbanime në rajonin jugor ukrainas të Hersonit, tha një zyrtar, teksa një dr...
Bota
27 Korrik 2024, 14:20
E. D
FRANCË- Shtatë nga dhjetë trenat e shpejtë të Francës do të qarkullojnë të shtunën në tri linja kryesor...
Bota
27 Korrik 2024, 14:14
E. D
IZRAEL- Të paktën 30 palestinezë u vranë pasi Izraeli sulmoi një shkollë në Deir al-Balah në Gazën qendrore, than...