LIVE UPDATES
Bota

Arrin në 30 numri i të vdekurve nga sulmi rus ndaj godinës së banimit në Dnipro

Rusia hodhi 33 raketa të shtunën, nga të cilat 21 u rrëzuan, sipas gjeneralit Valeriy Zaluzhny, komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. 

15 Janar 2023, 22:10 Nga k.m.
Arrin në 30 numri i të vdekurve nga sulmi rus ndaj godinës
Foto ilustruese

Numri i të vdekurve nga një sulm me raketa ruse në një ndërtesë apartamentesh në qytetin juglindor të Dnipros arriti të dielën në 30, njoftuan autoritetet lokale ndërsa punonjësit e ekipeve të shpëtimit përpiqeshin të nxirrnin të mbijetuarit nga rrënojat. Ekipet e urgjencës punuan gjatë natës së ftohtë në ndërtesën shumëkatëshe të banimit, ku u shënua numri më i madh i viktimave nga një breshëri sulmesh ruse në qytetet ukrainase të shtunën.

Rusia hodhi 33 raketa të shtunën, nga të cilat 21 u rrëzuan, sipas gjeneralit Valeriy Zaluzhny, komandant i përgjithshëm i forcave të armatosura të Ukrainës. Autoritetet e qytetit Dnipro njoftuan të dielën pasdite se të paktën 73 persona u plagosën dhe 43 persona figuronin të zhdukur. Ai tha se 39 persona janë shpëtuar deri tani.

Ivan Garnuk ishte në banesën e tij kur ndërtesa u godit dhe tha se ndihej me fat që kishte mbijetuar. Ai përshkroi tronditjen e tij se si kishin mundur rusët të godisnin një godinë banimi pa vlerë strategjike.

"Këtu nuk ka objekte ushtarake. Nuk ka asgjë. Nuk ka mbrojtje ajrore, nuk ka baza ushtarake. Thjesht goditën civilë, njerëz të pafajshëm."

Banorët e Dnipro-s iu bashkuan punonjësve të shpëtimit në vendngjarje për të ndihmuar në pastrimin e rrënojave. Të tjerë sollën ushqime dhe rroba të ngrohta për ata që kishin humbur shtëpitë e tyre.

"Ky është padyshim terrorizëm dhe e gjithë kjo thjesht nuk është njerëzore,"-tha një banor lokal, Artem Myzychenko, ndërsa pastronte rrënojat.

Duke marrë përgjegjësinë për sulmet me raketa anembanë Ukrainës, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha të dielën se ia arriti qëllimit.

"Të gjitha objektivat e përcaktuara janë goditur. Qëllimi i sulmit është arritur,"- thuhej në një deklaratë të ministries, postuar në Telegram. Në deklaratë thuhej se raketat u hodhën "mbi sistemin e komandës dhe kontrollit ushtarak të Ukrainës dhe objekteve të lidhura me energjinë", dhe nuk përmendej sulmi në godinën e banimit në Dnipro.

Të dielën, forcat ruse sulmuan një zonë banimi në qytetin jugor të Ukrainës Kherson, tha guvernatori rajonal Yaroslav Yanushevych në një postim në Telegram. Sipas informacioneve paraprake dy persona kanë mbetur të plagosur.

Sulmet e reja ajrore të Rusisë erdhën ndërsa luftime të ashpra janë ndezur në provincën lindore Donetsk të Ukrainës, ku ushtria ruse ka thënë se ka marrë nën kontroll qytetin e vogël të minierave të kripës Soledar, por Ukraina thotë se trupat e saj janë ende duke luftuar. Nëse forcat ruse fitojnë kontrollin e plotë të Soledarit, kjo do t'i lejonte ata t’i afrohen më shumë qytetit më të madh, Bakhmut. Beteja për Bakhmutin zgjat prej muajsh, duke shkaktuar viktima të konsiderueshme nga të dyja palët./VOA

lufta rusi-ukraine

Sondazh

Poll

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim