LIVE UPDATES
Bota

Pse Japonia po kërkon aleatë të tjerë ushtarakë përveç SHBA-së?

Para takimit me presidentin amerikan, Joe Biden, në Uashington, kryeministri japonez, Fumio Kishida, vizitoi Italinë, Francën, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, me qëllim që të krijojë lidhje sigurie që mund ta ndihmojnë atë kundër Kinës, Koresë së Veriut dhe Rusisë.

15 Janar 2023, 21:00 Nga k.m.
Pse Japonia po kërkon aleatë të tjerë ushtarakë
Kryeministri i Japonisë, Fumio Kishida

Para takimit me presidentin amerikan, Joe Biden, në Uashington, kryeministri japonez, Fumio Kishida, vizitoi Italinë, Francën, Britaninë e Madhe dhe Kanadanë, me qëllim që të krijojë lidhje sigurie që mund ta ndihmojnë atë kundër Kinës, Koresë së Veriut dhe Rusisë. Në qershor, ministri i atëhershëm i Mbrojtjes i Japonisë, Nobuo Kishi, tha se vendi i tij ishte i rrethuar nga shtete që kanë armë bërthamore dhe që refuzojnë t’iu përmbahen normave ndërkombëtare të sjelljes.

Pas nisjes së pushtimit rus të Ukrainës, Kishida e ka përshkruar sigurinë në Azinë Lindore si "të brishtë".

Në krye të listës së kërcënimeve të Japonisë është Kina, për të cilën ajo shqetësohet se mund të sulmojë Tajvanin ose ishujt japonezë që janë shumë afër. Aktiviteti ushtarak kinez po intensifikohet rreth Detit të Kinës Lindore, duke përfshirë stërvitjet e përbashkëta ajrore dhe detare me Rusinë.

Në të njëjtën kohë, Koreja e Veriut ka lëshuar raketa në Detin e Japonisë dhe në tetor ka hedhur një raketë me rreze të mesme veprimi mbi Japoni, për herë të parë që nga viti 2017.

Aleat i vetmuar

Japonia e cila hoqi dorë nga e drejta për të bërë luftë pas humbjes së saj në Luftën e Dytë Botërore, në shtatë dekadat e fundit është mbështetur te SHBA-ja për mbrojtje. Në këmbim të premtimit të saj për të mbrojtur vendin, SHBA-ja morën baza që i lejojnë asaj të mbajë një prani të madhe ushtarake në Azinë Lindore.

Japonia është nikoqir i 54.000 trupave amerikane, qindra avionëve ushtarakë dhe dhjetëra luftanijeve, që udhëhiqen nga aeroplanmbajtësja e vetme e dislokuar nga Uashingtoni.

“Ndërtim” i mbrojtjes

Ndërsa fuqia ushtarake e Kinës rritet krahas ekonomisë së saj, balanca e fuqisë rajonale është zhvendosur në favor të Pekinit.

Dy dekada më parë, shpenzimet e mbrojtjes së Kinës tejkaluan ato të Tokios dhe tani janë më shumë se katër herë më të mëdha. E inkurajuar nga Shtetet e Bashkuara, Japonia në dhjetor njoftoi për investimin më të madh ushtarak që nga Lufta e Dytë Botërore, duke treguar se do të dyfishojë shpenzimet e mbrojtjes në 2 për qind të Bruto Prodhimit të Brendshëm brenda pesë vjetësh.

Këtu do të përfshihet buxheti për raketa me rreze më shumë se 1.000 kilometra, që mund të godasin objektivat në Kinë. Megjithatë, Pekini pritet të vazhdojë së zgjeruari aftësitë e tij ushtarake dhe ka të ngjarë të prodhojë armë gjithnjë e më të sofistikuara.

Aleatë të rinj

Për këtë arsye, dhe përsëri me mbështetjen e Uashingtonit, Japonia po kërkon partnerë të rinj sigurie për ta mbështetur atë në aspektin ushtarak dhe diplomatik.

Për momentin kjo përpjekje është fokusuar në vendet që janë gjithashtu aleatë të fortë të SHBA-së, duke përfshirë Australinë, Britaninë dhe Francën. Tokio po kërkon gjithashtu lidhje më të ngushta sigurie me Indinë, e cila që nga viti 2004 është takuar rregullisht me Japoninë, Shtetet e Bashkuara dhe Australinë për të diskutuar mbi diplomacinë rajonale si anëtare e grupit, Quad.

Në Londër më 11 janar, gjatë turneut të tij në vendet e tjera të G7-ës, Kishida nënshkroi një marrëveshje reciproke për mbrojtjen e qasjes, me kryeministrin britanik, Rishi Sunak, që do ta bëjë më të lehtë për të dy vendet kryerjen e stërvitjeve ushtarake në territorin e njëri-tjetrit.

G7 është një grupim jozyrtar i shtatë prej ekonomive më të përparuara të botës, duke përfshirë Kanadanë, Francën, Gjermaninë, Italinë, Japoninë, Mbretërinë e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara, si dhe Bashkimin Evropian.

Japonia është kryesuese e G7-s këtë vit dhe do të jetë mikpritëse e liderëve të këtij grupi në Hiroshima në muajin maj.

Teksa Britania po anon më shumë nga Azia, ajo ka kërkuar lidhje më të ngushta mbrojtëse. Në vitin 2021, ajo dërgoi aeroplanmbajtësen e ri “HMS Queen Elizabeth” në një vizitë në Japoni dhe njoftoi se do të vendoste përgjithmonë dy anije luftarake në ujërat aziatike.

Në dhjetor, Japonia njoftoi se do të ndërtonte një avion luftarak të ri me Britaninë dhe Italinë, projekti i saj i parë i madh ndërkombëtar i mbrojtjes me një vend të ndryshëm nga Shtetet e Bashkuara që nga fundi i Luftës së Dytë Botërore. Që nga fillimi i luftës në Ukrainë, marrëdhëniet ndonjëherë të trazuara të Japonisë me Korenë e Jugut janë përmirësuar gjithashtu, duke hapur mundësinë e një bashkëpunimi më të ngushtë ushtarak midis dy aleatëve të SHBA-së./REL

japoni

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës