LIVE UPDATES
Bota

Aneksimi i një pjese të Ukrainës nga Putini, një moment kritik për botën

Putin po synon t’i bëjë të besueshme kërcënime të tilla, duke imponuar kapitullimin. Po ashtu ato shërbejnë për të nxitur narrativën e rreme të luftës që po përhap Rusia përmes mediavesociale dhe diplomacisë dixhitale jashtë vendit. E gjithë kjo përbën një fazë të re të rrezikshme të luftës. Ukraina po lufton për mbijetesën e saj.

3 Tetor 2022, 14:47 Nga e.k
Aneksimi i një pjese të Ukrainës nga Putini, një moment
Foto ilustruese

RUSI- Aneksimi i planifikuar nga Vladimir Putin i pjesëve të Ukrainës të pushtuara aktualisht nga Rusia, pas referendumeve të rreme që u zhvilluan atje pak ditë më parë, është më të paku një moment po aq i rrezikshëm në luftë, sa edhe spektakli televiziv maratonë që i parapriu pushtimin rus në shkurt.

Sigurisht, gjërat nuk kanë shkuar ashtu siç i kishte menduar Putin. Në shkurt, ai u përpoq ta justifikonte pushtimin me një fjalim plot mllef, të shoqëruar me terma juridike, dhe me një shfaqje të regjistruar paraprakisht të mbështetjes nga drejtuesit kryesorë të vendit. E vetmja gjë e vërtetë në përpjekjen e Putinit për ta inkuadruar “operacionin special ushtarak” si diçka tjetër përveç një agresioni të hapur ndaj një vendi fqinj, ishin “udhëzimet” poshtëruese të Putin sesi duhej të fliste kreu i shërbimit sekret, Sergei Narishkin, që në njëmoment e injoroi skenarin e përgatitur duke u shprehur se e mbështeste bashkimin me Rusinëtë republikave separatiste në Ukrainën Lindore.

Narishkin ishte gjysmë viti më herët dhe shumë i lig në ambicien e tij. Me pushtimin e saj, Rusia kishte planifikuar të rrëzonte me shpejtësi qeverinë në Kiev, të pushtonte një pjesë të madhe të territorit, dhe të ushtronte ndikim të fortë mbi një Ukrainë të re miqësore meMoskës, ndoshta duke lënë atje një numër trupash. Por rezistenca e ashpër e Ukrainës, që kulmoi me rimarrjen e rrufeshme të territorit në rajonin e Harkiv e ka shqetësuar shumë Kremlinin, duke e detyruar të nxitojë me zbatimin e planit  B. Referendumet farsë në pjesët e kontrolluara nga Rusia në Donjeck, Luhansk, Herson dhe Zaporizhzhia – pararendëse të një aneksimi zyrtar të planifikuar këtë javë – ishin të nxituara dhe të shëmtuara.

Ato u mbajtën nën kërcënimin e armëve, dhe teksa aty pranë dëgjohej shpërthimi i predhave. Atyre u mungonte spektakli buraforik i të ashtuquajturave referendume të ngjashme që u zhvilluan në Krime në vitin 2014, të cilat u shoqëruan të paktën me përpjekjen për të joshur votuesit me premtime për pensione më të larta dhe investime ruse. Këtë herë duke e pasur me urgjente, Kremlini duket se ka hequr dorë nga të gjitha formalitetet, duke zgjedhur brutalitetin. E pse duhet ta vrisnin mendjen për fasadën? Këto referendume kishin një axhendë të brendshme dhe ndërkombëtare. Dhe audienca kryesore e Putinit është në Rusi.

Një ditë pas lajmeve për referendumet, ai urdhëroi mobilizimin e pjesshëm ushtarak, një lëvizje shumë jopopullore, të cilën Rusia e kishte shmangur prej muajsh, pavarësisht mungesës së burimeve njerëzore në front. Fushatave ruse të keqinformimit nuk u është dashur gjithmonë të jenë të sofistikuar për të qenë të besueshme për një pjesë të popullsisë. Por në këtë rast njerëzve që u kërkohet të vrasin ose të vdesin – ose të dërgojnë të dashurit e tyre për ta bërë këtë janë më të prirur që të pyesin për arsyen. Me gjithë shtypjen e ashpër të Rusisë ndaj disidencës, protestat kanë shpërthyer në të gjithë vendin dhe të paktën 200.000 rusë janë larguar nga vendi që nga njoftimi i Putinit, shpesh duke shpenzuar gjithë kursimet e jetës për biletat e avionit që mezi gjenden, apo duke pritur për orë të tëra në radhë në kufi.

Me një të rënë të lapsit, aneksimi synon ta transformojë konfliktin nga një “operacion special ushtarak” të largët dhe të kufizuar, dhe kur rusët mund të burgoseshin edhe vetëm nëse përdornin fjalën ‘luftë’, në një betejë për të mbrojtur territorin e Rusisë, dhe jo të Ukrainës. Në nivel ndërkombëtar, objektivi tjetër është përshkallëzimi i përplasjes me mbështetësit perëndimorë të Ukrainës. Njoftimi i Putinit për mobilizimin, u shoqërua me kërcënimin esulmeve bërthamore nëse Ukraina do të vazhdojë të çlirojë territoret e pushtuara.

Putin po synon t’i bëjë të besueshme kërcënime të tilla, duke imponuar kapitullimin. Po ashtu ato shërbejnë për të nxitur narrativën e rreme të luftës që po përhap Rusia përmes mediavesociale dhe diplomacisë dixhitale jashtë vendit. E gjithë kjo përbën një fazë të re të rrezikshme të luftës. Ukraina po lufton për mbijetesën e saj. Ajo nuk është e shqetësuar për përshkallëzimin e luftës, dhe nuk ka ndërmend të tërhiqet. Mbështetësit e saj perëndimorë druhen me të drejtë se konflikti do të çojë në një përplasje NATO-Rusi. Por përpjekjet e Putin për të përshkallëzuar luftën në Ukrainën, do të nxisin shtimin e mbështetjes perëndimore, pikërishtnë një kohë kur ajo rrezikonte të zbehej, teksa politikanët po përballen me problemet e inflacionit dhe energjisë.

Pra lufta do të vazhdojë. Putin e ka braktisur diplomacinë. Ndërsa atij i pëlqen t’i mbajë tëhapura opsionet e tij, ato janë të kufizuara. Rusia mund të përgatisë forcat e saj për një sulm të ri në dimër. Nëse pushton territore të reja, mund të kërkojë përsëritjen e referendumeve të paligjshme atje. Dhe ajo që është edhe më alarmante, mund të zgjerojë objektivat e saj të goditjes në Ukrainë ose në një lëvizje të dëshpëruar, mund të veprojë kundër kërcënimit bërthamor të Putinit.

Udhëheqësit amerikanë dhe evropianë kanë absolutisht të drejtë që i cilësojnë kërcënimet e Moskës si një katastrofë të rrezikshme për vetë Rusinë, dhe i denoncojnë me shpejtësi referendumet si farsë. Ky është një moment kritik për botën, përfshirë mediat dhe kompanitë e mëdha të teknologjisë, që duhet të dyfishojnë përpjekjet në kundërshtimin e fushatave ruse tëkeqinformimit. Edhe thjesht raportimi për referendumet sikur të jenë procese zgjedhore deri diku normale, rrezikon që t’i japë një lloj legjitimiteti.

Dhe në vend se t’i fajësojnë rusët, sidomos ata që kanë ikur nga Rusia për të mos u angazhuar në një luftë me të cilën nuk janë dakord, vendet evropiane duhet t’u ofrojnë atyre një strehë të sigurt. Pasi kjo e privon Moskën nga trupat, dhe përputhet me çdo parim humanitar. Tek e fundit, shtetet perëndimore duhet të vazhdojnë të ecin në shtegun e ngushtë e tërrezikshëm, midis mbështetjes ndaj Ukrainës dhe përshkallëzimit të rrezikshëm të përplasjes me Rusinë. Sa më të rënda të jenë provokimet e Rusisë, aq më e rëndësishme do të jetë përgjigjja me maturi, unitetit dhe vendosmëri, të cilat e kanë karakterizuar reagimin e Perëndimit deri më sot.

Marrë dhe përkthuyer nga "The Guardian"

rusi lufta ne ukraine vladimir putin

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari