LIVE UPDATES
Bota

Jeta në burgjet e të miturve, ku dënimi maksimal shkon deri në 10 vjet

Jo shumë vite më parë, ata i përkisnin shoqërisë që shihej nga dritarja e madhe e asaj dhome: vetura që s’ndaleshin e ndërtesa që mbulonin një pjesë të horizontit në qytetin e Lipjanit.

3 Tetor 2022, 14:30 Nga I.A
Jeta në burgjet e të miturve, ku dënimi maksimal shkon deri
Foto Ilustruese

KOSOVË - Jelekët ngjyrë portokalli të shtatë djemve në dhomë binin ndesh me kaltërsinë e qiellit jashtë atyre mureve. Jo shumë vite më parë, ata i përkisnin shoqërisë që shihej nga dritarja e madhe e asaj dhome: vetura që s’ndaleshin e ndërtesa që mbulonin një pjesë të horizontit në qytetin e Lipjanit.

Rreth tri kilometra në veri të qendrës së këtij qyteti ndodhet edhe shtëpia e përkohshme e këtyre shtatë djemve dhe 38 shokëve të tyre.  Të ardhur nga pjesë të ndryshme të Kosovës, këta të rinj i bashkon një gjë në atë dhomë ku mësojnë se si të sillen në rrethana sociale: gabimet gjatë viteve të adoleshencës, thuhet në reportazhin e REL nga Doruntina Baftiu dhe Arben Hoti.

Jeta në Qendrën Korrektuese për të Mitur përfshin shumëçka që mund të mos imagjinohet. Afër Lumit Sitnica, por në pamundësi të shijimit të tij, këta të rinj kanë fushë sportive, palestër, shkollë për trajnime profesionale e rehabilituese, e disa më fatlumë edhe “playstation” në dhomat e tyre.

Në këtë qendër jetojnë të rinj deri në moshën 23-vjeçare, që janë dënuar me burgim për kryerjen e veprave penale sa kanë qenë të mitur. Përmes rrëfimit të një 21-vjeçari për Radion Evropa e Lirë, mund të kuptohet se si jetohet aty - në izolim, por me shumë shpresë për të ardhmen.

I dënuar për vrasje me katër vjet e dhjetë muaj burgim, ai përfundoi shkollën e mesme në këtë qendër dhe pastaj nisi studimet për inxhinieri kompjuterike në Universitetin e Prishtinës. Ai do të lirohet në vitin 2024 dhe thotë se mezi pret ta rinisë jetën.

Përderisa 21-vjeçari e kalon kohën duke imagjinuar të ardhmen e tij jashtë asaj qendre, Fjolla Ibrahimi, punëtore sociale, beson se realiteti që e pret jashtë mund të mos jetë aq i bukur sa në imagjinatën e tij.

“Sfidat kryesore që hasin ish të burgosurit në riintegrim janë mospërputhshmëria me personat e tjerë në rrethin ku ata do të jetojnë, gjetja e një pune permanente, e cila sjell të ardhura, shëndeti i tyre mendor pas daljes nga burgu, si dhe paragjykimi, i cili vjen nga të tjerët”, thotë Ibrahimi për Radion Evropa e Lirë.

Ajo shton se stigmatizimi mund të ketë efekte të rënda psikologjike dhe mund të çojë deri te prishja e lidhjeve familjare ose humbja e punës dhe vendbanimit.

Jo të gjithë të burgosurit në qendrat e Shërbimit Korrektues të Kosovës e ndajnë të njëjtin fat me ta. Të miturit mund të dënohen maksimalisht me dhjetë vjet burgim, ndryshe nga të rriturit që mund të përballen me dënim të përjetshëm. Atyre, po ashtu, u ofrohen shërbime më të shumta rehabilituese e risocializuese sesa të rriturve të burgosur.

Një hulumtim i vitit 2017, për të cilin u intervistuan 12 burra dhe 10 gra, gjeti se asnjëri prej atyre të burgosurve nuk kishte marrë trajtim psikologjik dhe shumica prej tyre ndienin keqardhje për vete, e jo për veprën e kryer apo për personin e dëmtuar.

 

Situata nuk mund të ketë ndryshuar shumë as tani sipas autorit të këtij hulumtimi, Ferid Azemi, ligjërues në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. Arsye kryesore, sipas tij, mbetet numri i vogël i psikologëve nëpër këto qendra.

“Çdo komponent i qendrave korrektuese dhe sistemit të drejtësisë duhet të ndërhyjë në atë mënyrë që t’ia ndryshojnë sjelljet atij personi që e ka shkelur ligjin. Mendoj që nuk ka psikologë - psikologë klinikë faktikisht, sepse klinikë duhet të ketë më shumë - s’kanë psikoterapi, apo terapi grupore që të bindet i burgosuri që me të vërtetë e ka lënduar edhe dikë tjetër”, shprehet Azemi për REL-in.

Nga Departamenti i Shëndetësisë në Burgje i Ministrisë së Shëndetësisë kanë bërë të ditur se në 11 njësite shëndetësore nëpër burgjet në Kosovë janë të punësuar tetë psikologë klinikë me orar të plotë dhe dy këshillues.

Këta psikologë kanë për detyrë të bëjnë vlerësime psikologjike të të burgosurve, t’i menaxhojnë ata që rrezikojnë të kryejnë vetëvrasje, të punojnë për deradikalizmin e tyre, si dhe t’i asistojnë ekipet e Shërbimit Korrektues në programet për risocializim.

Institucioni i Avokatit të Popullit, i cili me ligj parashihet të veprojë si Mekanizëm Kombëtar për Parandalimin e Torturës (MKPT), vlerëson se numri i personelit në burgje është adekuat.

“Numri i personelit mjekësor në të gjitha nivelet, në përgjithësi, është adekuat në të gjitha qendrat korrektuese dhe të paraburgimit. MKPT ka vërejtur që në secilën qendër të paraburgimit dhe qendra korrektuese ka shërbime psikologjike dhe psikiatrike të mjaftueshme”, thotë Petrit Çollaku, zyrtar për komunikim dhe qasje në dokumente publike nga Institucioni i Avokatit të Popullit.

Por, nga ky institucion besojnë se stafi shëndetësor në burgje mbingarkohet nga numri i madh i të paraburgosurve që kanë probleme të natyrës psikike, e që nuk kanë vend në Institutin e Psikiatrisë Forenzike.

Zyrtarja për punë sociale në Qendrën Korrektuese për të Mitur në Lipjan, Flakë Ymeri, i tregon REL-it për punën që bëhet me të rinjtë në këtë qendër:

Mungojnë trajtimet rehabilituese dhe skemat mbështetëse

Mungesa e shërbimeve rehabilituese për të burgosurit në burgun e Dubravës në Istog u theksua në raportin e Departamentit amerikan të Shtetit për të drejtat e njeriut për vitin 2021. Aty thuhet se mungojnë aktivitetet rehabilituese dhe terapeutike për të burgosurit me probleme të shëndetit mendor, pasi që ata trajtohen kryesisht me medikamente.

Për Azemin, rehabilitimi dhe përgatitja e të burgosurve për jetën pasi të dalin nga burgu duhet të jetë synimi kryesor i qendrave të Shërbimit Korrektues.

“Për shkak se diku rreth 90% e të burgosurve një ditë lirohen, qëllimi i korrektueses është ta rehabilitojë dhe ta përmirësojë atë person që të mos e përsërisë veprën. Kjo është filozofia e qendrave korrektuese”, shprehet Azemi.

Mungesa e trajtimeve të tilla rrezikon të çojë në recidivizëm, apo përsëritje të veprës. Për ta luftuar këtë fenomen, shumë vende kanë miratuar skema mbështetëse për t’i ndihmuar ish të burgosurit të riintegrohen në shoqëri.

Në SHBA, një nga këto skema është programi i atributeve tatimore, ku punëdhënësit që punësojnë ish të burgosur, mund të përfitojnë deri në 4.000 dollarë lirim në taksa. Në Britani të Madhe, ish të burgosurit mund të aplikojnë për një ndihmë javore deri në 77 funta derisa të gjejnë vend pune.

Sipas Ligjit për skemën e ndihmës sociale në Kosovë, të burgosurit nuk përfitojnë ndihma sociale gjatë kohës sa janë në qendra korrektuese. Ata mund të përfitojnë vetëm nga ndihmat që janë në dispozicion si për çdo qytetar tjetër, kur të lirohen nga burgu.

“Skema e ndihmave sociale (SNS) në Kosovë nuk trajton raste dhe mbështetje të veçantë për kategorinë e ish të burgosurve, përveç kur ata i plotësojnë kriteret e përcaktuara me ligjin e SNS-së”, tregon për REL-in Musa Demiri, udhëheqës i divizionit për komunikim publik në Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale.

Aktualisht, në 11 qendrat e Shërbimit Korrektues të Kosovës ndodhen 1.780 veta - prej tyre: 1.081 të dënuar, ndërsa 699 të paraburgosur.

Marrë nga REL

burgjet ne kosove

Sondazh

Poll

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës