LIVE UPDATES
Bota

Analiza: Cili është avantazhi strategjik i raketave amerikane me rreze të gjatë veprimi?

Ukraina përdori sot për herë të parë Sistemet Taktike të Raketave të Ushtrisë Amerikane, të njohura ndryshe si ATACMS, për të goditur objektiva brenda Rusisë.

19 Nëntor 2024, 16:11 Nga r.ll
Analiza: Cili është avantazhi strategjik i raketave amerikane me rreze
foto ilustruese

SHBA- Shtetet e Bashkuara vendosën ta lejojnë Ukrainën të përdorë raketat amerikane me rreze të gjatë, për të sulmuar në thellësi të territorit rus. Ukraina u kishte kërkuar aleatëve perëndimorë leje për t’i përdorur këto armë të avancuara për të goditur Rusinë, që nga viti i parë i luftës.

Por çfarë janë saktësisht raketat ATACMS dhe çfarë i bën ato kaq efektive?

Ukraina përdori sot për herë të parë Sistemet Taktike të Raketave të Ushtrisë Amerikane, të njohura ndryshe si ATACMS, për të goditur objektiva brenda Rusisë.

Shtetet e Bashkuara i dërguan këto raketa në Ukrainë vitin e kaluar dhe ato janë përdorur për të goditur objektiva ushtarake në territoret ukrainase të pushtuara nga Rusia – por jo në territorin rus. Ukraina u kishte kërkuar aleatëve prej muajsh që të lejohej të godiste me këto armë objektiva përtej kufirit.

Pra, çfarë i bën këto raketa më efektive se ato që Ukraina ka përdorur deri më tani? Matthew Savill, është drejtues shkencor për çështjet ushtarake në Institutin Mbretëror të Shërbimeve të Bashkuara, në Britani.

"Deri më tani janë përdorur raketa të tipit HIMARS, që janë relativisht të vogla dhe që nisen në grup për t’iu drejtuar me saktësi një objektivi. Nga një sistem HIMARS lëshohen rreth tetë raketa njëkohësisht... Sistemi ATACMS, nis vetëm një. Por ajo është një raketë balistike. Është e vogël, por efektin e ka të madh. Duke qenë se është një raketë balistike, zbret në një kënd të vështirë dhe me shpejtësi shumë të madhe. Dhe është gjithashtu e drejtuar me saktësi. Avantazhi është se ka një rreze shumë më të gjatë”, thotë zoti Savill.

Raketat balistike të sistemeve ATACMS, të prodhuara nga kompania amerikane e hapësirës ajrore dhe mbrojtjes, Lockheed Martin, kanë gati dyfishin e distancës së goditjes se shumica e raketave që disponon Ukraina - deri në 300 kilometra. Ato mund të bëjnë goditje të sakta ndaj pistave të avionëve, depove të municioneve dhe infrastrukturës strategjike.

Ekziston gjithashtu opsioni që sistemet ATACMS të përdorin një variant municionesh thërrmuese, që mund të rezultojnë shkatërrimtare në fushëbetejë.

"Flitet për dhjetëra municione që shpërndahen në terren; ato do të ishin të shkëlqyera për t'u përdorur kundër aeroporteve p.sh., sepse në thelb nëse do të kishte avionë në pista, mund të shpërndahen municionet në të gjithë aeroportin, pa patur nevojën të shkatërrohet pista. Në fakt është mjaft i vështirë shkatërrimi i një piste avionësh”, shpjegon zoti Savill.

Pa këtë teknologji perëndimore, Ukraina e ka goditur rregullisht Rusinë me armë të prodhuara në vend, disa prej të cilave madje mund të përshkojnë distanca deri në 1000 kilometra, por Kievit i mungojnë sasitë e mjaftueshme për të bërë dëm serioz afatgjatë.

"Me zhvillimin e programit të tyre të dronëve, ukrainasit kanë përftuar disa armë me rreze të gjatë veprimi. Dhe disa prej atyre dronëve kanë fluturuar në distanca prej 1000 kilometrash. Pra, flitet për trefishin e distancës së raketave ATACMS. Dallimi është se dronët mbartin mbushje më të vogla, kështu që nuk janë të efektshëm kundër objektivave të mbrojtura", thotë zoti Savill.

Ukraina u ka kërkuar aleatëve të saj perëndimorë armë me rreze më të gjatë për të ndryshuar balancën e fuqisë në këtë luftë, ku Rusia ka burime më të shumta.

Ukraina shpreson që armët do të ndihmojnë në dobësimin e fuqisë ajrore të Rusisë dhe të linjave të furnizimit, që i nevojiten për të bërë sulmet e përditshme kundër Ukrainës./VOA

shba raketat atacms lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!