LIVE UPDATES
Bota

Analiza: A do të kërkojë negociata me Izraelin lideri i ri i Hezbollahut?

Qassem, i cili kishte shërbyer si zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut prej vitit 1991, e pason liderin e kamotshëm Hassan Nasrallah, i cili u vra nga një sulm i madh ajror izraelit më 27 shtator.

30 Tetor 2024, 12:57 Nga M.B
Analiza: A do të kërkojë negociata me Izraelin lideri i ri i
Naim Qassem

LINDJE E MESME- Grupi i armatosur libanez, Hezbollah, e emëroi më 28 tetor Naim Qassemin si sekretar të Përgjithshëm, duke e zgjedhur atë nga një grup i vogël kandidatësh. Qassem, i cili kishte shërbyer si zëvendëssekretar i Përgjithshëm i Hezbollahut prej vitit 1991, e pason liderin e kamotshëm Hassan Nasrallah, i cili u vra nga një sulm i madh ajror izraelit më 27 shtator. Edhe pasuesi i pritur i Nasrallahut, Hashem Safieddine, u vra nga Izraeli një javë më vonë, duke mos i lënë grupit zgjidhje tjetër pos ta emërojë Qassemin.

Hezbollahu – i cili e ka edhe një parti politike që përfaqësohet në Parlamentin e Libanit – cilësohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara, megjithëse Bashkimi Evropian e ka në listën e zezë vetëm krahun e tij të armatosur. Qassemi shpesh vlerësohet se i ka udhëhequr përpjekjet e Hezbollahut për t’u shndërruar nga thjesht një grup i armatosur militant në një forcë politike mbizotëruese në Liban, pasi ai i ka përqendruar shkrimet e tij kryesisht në themelet ideologjike dhe fetare të grupit e jo në strategjinë ushtarake.

Emërimi i një figure politike me përvojë mund të sugjerojë se Hezbollahu po përgatitet për bisedime me Izraelin për t'i dhënë fund konfliktit të tanishëm, edhe pse Izraeli nuk ka treguar ndonjë shenjë se dëshiron të takohet. I lindur më 1953 në qytetin Kfar Fila në jug të Libanit, Qassem iu bashkua Hezbollahut në vitet e para të themelimit të grupit në vitet ’80. Megjithëse nuk është anëtar themelues, ai u ngrit shpejt në radhët e grupit dhe u emërua zëvendës i sekretarit Abbas al-Musawi, i cili ishte shef i atëhershëm i Hezbollahut dhe njëri nga themeluesit.

Pas vdekjes së Musawit në një operacion izraelit një vit pas emërimit të tij, Nasrallahu u zgjodh udhëheqës i ri i Hezbollahut dhe Qassem e ruajti pozitën e tij. Sikurse Nasrallahu, edhe Qassemi ka lidhje shumë të ngushta me Teheranin. Për dallim nga paraardhësi i tij, megjithatë, udhëtimet e tij në Iran nuk kanë qenë të fshehta. Ai është fotografuar shpesh me zyrtarë iranianë dhe udhëtoi për në Teheran në korrik për të marrë pjesë në përurimin e presidentit Masud Pezeshkian.

Shtetet e Bashkuara e shpallën Qassemin “terrorist të veçantë global” në vitin 2018 dhe më pas vendosën sanksione ndaj tij si pjesë e një lufte më të gjerë ndaj rrjetit financiar të Hezbollahut. Duke udhëhequr përpjekjet politike të grupit, Qassem ka qenë i angazhuar në organizimin e fushatave politike të Hezbollahut prej kur grupi filloi të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare në vitin 1992.

Qassem ka qenë i rëndësishëm në formësimin e qëndrimit ideologjik dhe fetar të Hezbollahut, shpesh duke shkruar për themelet politike dhe fetare të grupit. Ai botoi një libër në vitin 2005 me titullin “Hezbollahu: Historia nga brenda”, i cili synonte të ofronte një vështrim të brendshëm mbi themelimin e grupit dhe qëllimet e tij, duke përfshirë luftën kundër Izraelit.

Hezbollahu ka pësuar goditje të rënda në muajt e fundit, pasi Izraeli po vazhdon t’i rrënojë kapacitetet e tij ushtarake dhe t’i eliminojë udhëheqësit e tij. Qassem është praktikisht figura e vetme e njohur e Hezbollahut përtej kufijve të Libanit. Derisa Këshilli Vendimmarrës Shuras i Hezbollahut nuk kishte shumë zgjedhje për ta emëruar pasuesin e Nasrallahut, emërimi i Qassemit mund të sinjalizojë gjithashtu gatishmërinë e grupit për t'i dhënë fund konfliktit me Izraelin.

“Duke mos zgjedhur një figurë ushtarake, por duke përzgjedhur Naim Qassemin, Irani dhe Hezbollahu po përgatiten për përfundimin e luftës së tanishme me Izraelin”, shkroi në X Lina Khatib, drejtoreshë e Institutit të Lindjes së Mesme në Shkollën për Studime Orientale dhe Afrikane të Londrës.

“Hezbollahut i duhet një ndërmjetës politik me përvojë në krye për ta përgatitur terrenin për negociata politike me kundërshtarët e tij”, shtoi ajo.

Por, ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Yoav Gallant, e përjashtoi shpejt mundësinë e diplomacisë me grupin e mbështetur nga Irani, duke shkruar në X për emërimin e Qassemit: “Emërim i përkohshëm. S’do të zgjasë”./ REL

hezbollah

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara