30 Tetor 2024, 08:19
Nga M.B
Foto ilustruese
RUSIA- Pentagoni tha të martën vonë se një “numër i vogël” i trupave koreanoveriore janë dërguar tashmë në rajonin Kursk të Rusisë, prandaj shprehu shqetësimin se ato do të përdoren në fushëbetejë kundër trupave ukrainase.
Ka “shenja se një numër i vogël trupash janë tashmë në Kursk Oblast, ndërsa disa mijëra të tjera gati kanë mbërritur atje, ose do të mbërrijnë shumë shpejt”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, për media.
Ryder u tha gazetarëve se Pentagoni nuk ka të dhëna se trupat koreanoveriore ndodhen brenda Ukrainës.
Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ndihet i shqetësuar për praninë e trupave në Kursk dhe shtoi se forcat ukrainase duhet të përgjigjen, nëse trupat koreanoveriore futen brenda Ukrainës.
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se kishte një bisedë me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk, të cilit i tregoi se 3.000 ushtarë koreanoveriorë ndodhen tashmë në bazat ushtarake afër vijës së parë ukrainase dhe se pret që numri i tyre të rritet në 12.000.
“Ka vetëm një përfundim: kjo luftë është bërë ndërkombëtare dhe kalon përtej kufijve”, të Ukrainës dhe Rusisë, shkroi Zelensky në Telegram.
Këshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, u takua të martën në Uashington me këshilltarin e lartë të Zelenskyt, Andriy Yermak, për të biseduar për trupat koreanoveriore dhe “planin e fitores” të përpiluar nga Zelensky për t’i dhënë fund luftës.
“Mbështetja ushtarake për Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë dhe rritja e trysnisë ndaj aleatëve të Moskës janë jetike”, tha Yermak./ REL
lufta rusi-ukraine
Bota
30 Tetor 2024, 07:43
M.B
Foto ilustruese
UKRAINA- Raportet e vazhdueshme të inteligjencës, që tregonin se mijëra trupa të Koresë së Veriut jan&eu...
Bota
30 Tetor 2024, 07:40
M.B
Foto ilustruese
BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka vendosur të rrisë tarifat deri në 45.3% për automjetet elektrike të prodhuara në...
Bota
30 Tetor 2024, 07:25
M.B
Çifti
SHBA- Personi i dënuar me 30 vjet në një burg federal për sulmin me çekiç ndaj bashkëshortit t&eum...
Bota
29 Tetor 2024, 22:52
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Anëtarët e familjes së ish Presidentit Donald Trump dhe zyrtarë të administratës së Presidentit B...
Bota
29 Tetor 2024, 22:46
N.F
Foto ilustruese
SLLOVAKI- Më shumë se 2.700 mjekë kanë dhënë dorëheqje nga spitalet në Sllovaki, në kuadë...
Bota
29 Tetor 2024, 22:36
N.F
Trump
SHBA- Ish-presidenti Donald Trump mohoi se njihte komedianin që bëri një mori komentesh raciste, seksiste dhe vulgare në tubimin ...
Bota
29 Tetor 2024, 22:27
E. D
Donald Trump dhe Kamala Harris
SHBA- Votuesit në SHBA do të shkojnë në kutitë e votimit më 5 nëntor për t&e...
Bota
29 Tetor 2024, 22:28
N.F
Pitoni
SHBA- Shkalla në të cilën pitoni birman është në gjendje të shkatërrojë popullsinë vendase të...
Bota
29 Tetor 2024, 21:32
N.F
Yahya Sinwar
IZRAEL- Vëllai i liderit të vdekur të Hamasit, Mohammed Sinwar besohet se po qëndron pas negociatave për një arm...
Bota
29 Tetor 2024, 21:28
E. D
fotot ilustruese
SHBA- Një seri sulmesh ndaj kutive të votimit në disa shtete po rrit trysninë ndaj zyrtarëve shtetërorë...