LIVE UPDATES
Bota

“Mbi 600.000 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur!" Analiza: Trupat koreanoveriore mund të jenë "shënjestër" në luftën e Rusisë kundër Ukrainës

Kjo frikë është kristalizuar pas marrjes së konfirmimit që ushtarët koreanoveriorë, jo vetëm që janë në tokën ruse, por tashmë janë pozicionuar në rajonin perëndimor që është në kufi me Ukrainën, ku forcat ruse po tentojnë të mposhtin inkursionin ukrainas.

30 Tetor 2024, 07:43 Nga M.B
“Mbi 600.000 ushtarë rusë janë vrarë apo
Foto ilustruese

UKRAINA- Raportet e vazhdueshme të inteligjencës, që tregonin se mijëra trupa të Koresë së Veriut janë nisur drejt Rusisë, e kanë rritur alarmin se ato do të mund të angazhohen në luftën e Moskës kundër Ukrainës. Kjo frikë është kristalizuar pas marrjes së konfirmimit që ushtarët koreanoveriorë, jo vetëm që janë në tokën ruse, por tashmë janë pozicionuar në rajonin perëndimor që është në kufi me Ukrainën, ku forcat ruse po tentojnë të mposhtin inkursionin ukrainas.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës në Korenë e Jugut ka thënë që disa javë se armiku i saj i përbetuar, Koreja e Veriut, është duke u përgatitur që të dërgojë personel ushtarak, përfshirë pilotë luftarakë, në Rusi. Më shumë se 12.000 ushtarë është paraparë që të arrijnë deri në fund të vitit, sipas vlerësimit të Koresë së Jugut.

Si Moska, ashtu edhe Pheniani, të cilët e kanë rritur bashkëpunimin në mbrojtje prej nisjes së luftës së Rusisë në Ukrainë, në shkurt të vitit 2022, i kanë hedhur poshtë raportet e inteligjencës, duke i quajtur “lajme të rreme”, dhe duke pretenduar se bashkëpunimi i tyre ushtarak është në linjë me ligjin ndërkombëtar.

Këto pretendime janë goditur fort më 28 tetor, kur shefi i NATO-s, Mark Rutte, e ka konfirmuar se trupat koreanoveriore janë angazhuar në rajonin perëndimor të Rusisë, Kursk. Rutte ka thënë se angazhimi i këtyre trupave përbën “përshkallëzim të madh” dhe që përfshirja e Koresë së Veriut në luftën e Rusisë në Ukrainë përbën kërcënim për sigurinë globale dhe është në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.

Rutte ka thënë, po ashtu, se angazhimi i trupave koreanoveriore në Rusi është shenjë për “dëshpërimin në rritje” të presidentit rus, Vladimir Putin.

“Mbi 600.000 ushtarë rusë janë vrarë apo plagosur në luftën e Putinit, dhe ai nuk mund t’i vazhdojë sulmet në Ukrainë pa ndihmë të huaj”, ka thënë Rutte.

Ndikimi i deklaratës së shefit të NATO-s, është vërejtur në mbarë botën. Në Uashington, Departamenti amerikan i Mbrojtjes ka thënë se 10.000 trupa koreanoveriore tashmë janë dërguar në Rusi dhe ka mundësi që t’i bashkohen luftës kundër Ukrainës “brenda javësh”. Pentagoni ka thënë më 28 tetor, se një pjesë e trupave janë në rajonin Kursk, ku forcat ruse nuk kanë arritur të shtyjnë përpara mijëra ushtarë ukrainas që kanë pushtuar pjesë të rajonit rus në inkursionin e befasishëm në gusht.

“Ne jemi të shqetësuar që Rusia po synon t’i përdorë këta ushtarë në fushëbetejë apo përmes tyre të sigurojë mbështetje për operacione kundër forcave ukrainase në fushëbetejë”, ka thënë Departamenti amerikan i Mbrojtjes.

Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky – i cili ka paralajmëruar javën e kaluar se trupat koreanoveriore janë dërguar në fushëbetejë – ka biseduar më 29 tetor me homologun e tij në Korenë Jugore, Yook Suk Yeol.

“Ne kemi diskutuar për përfshirjen e forcave ushtarake të Koresë së Veriut në pushtimin rus të Ukrainës. Përfundimi është i qartë: lufta po zgjerohet përtej dy shteteve”, ka shkruar Zelensky në X – platformë e njohur më parë si Twitter.

Ndërkohë Kremlini ka bërë përgatitje për takime me ministren e Jashtme të Koresë së Veriut, Choe Son Hui, e cila ka arritur në Moskë më 29 tetor. Agjencitë ruse të lajmeve kanë thënë se Choe do të takohet me një numër të paspecifikuar të zyrtarëve rusë. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u ka thënë gazetarëve se Putin nuk ka plan që të takohet me diplomatin e lartë koreanoverior.

Zelensky ka paralajmëruar javën e kaluar se arritja e trupave koreanoveriore në Rusi nënkupton që “Ukraina do të detyrohet të luftojë Korenë e Veriut në Evropë”. Pentagoni ka thënë më 29 tetor se nëse korenoveriorët shfaqen në fushëbetejë, atëherë nuk do të ketë kufizime që ushtria ukrainase të përdorë armë amerikane kundër tyre. Kjo deklaratë është bërë pasi zëdhënësi për Siguri Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, John Kirby, ka thënë javën e kaluar se nëse trupat koreanoveriore “angazhohen në luftë kundër Ukrainës, mund edhe të jenë shënjestër”.

Kirby ka thënë se dilema e madhe është se çfarë ka përfituar Koreja e Veriut nga një angazhim i tillë trupash. Koreja e Veriut – shtet me forcë bërthamore – është akuzuar shpesh se po ndihmon Rusinë teksa lufton Ukrainën. Një vit më parë, Uashingtoni ka thënë se Pheniani i ka shitur Rusisë pajisje ushtarake që “mund të përdoren për të sulmuar qytetet ukrainase, për të vrarë civilët ukrainas dhe për të vazhduar luftën jolegjitime të Rusisë”.

Në janar, Uashingtoni dhe Kievi kanë nisur të akuzojnë Rusinë për përdorim të armëve balistike të Phenianit kundër Ukrainës. Ka pasur edhe spekulime që vizita e Choes në Moskë, më 29 tetor, mund të jetë planifikuar për vërtetuar se Pheniani është duke përfituar ekonomikisht nga shitja e armëve për këtë shtet. Koreja e Veriut veçse e ka fituar një lloj mbrojtjeje kundër armiqve perëndimorë, duke u afruar me Moskën – e cila sikurse Pheniani, është sanksionuar ashpër nga komuniteti ndërkombëtar.

Në qershor, Putin dhe lideri koreanoverior, Kim Jong Un, kanë nënshkruar një pakt të përbashkët të mbrojtjes, që bën thirrje për secilën palë ‘të ofrojë ndihmë ushtarake dhe çdo ndihmë tjetër që është në dispozicion”, nëse njëra palë “është në gjendje lufte për shkak të një agresioni të armatosur”.

Shërbimi Kombëtar i Inteligjencës në Korenë e Jugut është raportuar t’iu ketë thënë deputetëve më 29 tetor se Koreja e Veriut mund të jetë duke blerë pjesë përbërëse të rëndësishme nga Moska, lidhur me çështjet hapësinore, diçka që Kim e ka përshkruar si jetike për ushtrinë e vet. Eksperti i Koresë së Veriut, Benjamin Young, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se Rusia i ka shumë borxh Phenianit dhe duhet t’i japë shumë, në këmbim të ndihmës ushtarake.

“Koreanoveriorët tani mund të shfrytëzojnë palën ruse për të siguruar raketa të cilësisë së lartë, teknologji hapësinore dhe ekspertizë”, ka thënë Young, ekspert në institutin Rand Corporation.

“Më specifikisht, koreanoveriorët dëshirojnë të zhvillojnë makina të avancuara për raketat e tyre. Rusët mund të ndihmojnë në këtë aspekt”.

Young ka thënë se për Korenë e Veriut, “aftësia për të fituar eksperiencë në fushëbetëjë është shumë e rëndësishme” dhe mund “t’i ndihmojë Phenianit në rast se shpërthen ndonjë konflikt në Gadishullin Korean”.

Personeli ushtarak i Koresë së Veriut ka shumë për t’i ofruar Rusisë në fushëbetejë, ka thënë Young.

“Nuk do të befasohesha nëse pilotët koreanoveriorë nisin të punojnë me aeroplanët luftarakë rusë”, ka thënë Young.

“Mendoj që ata mund të ofrojnë ndihmë në fushëbetejë me ekspertizë teknike për raketa”.

Young ka thënë se trupat tjera që nuk janë të specializuara, mund të tentojnë të luftojnë kundër ofensivës ukrainase në Kursk.

“Meqë ai është teknikisht territor rus, Kremlini mund të deklarojë se koreanoveriorët janë duke asistuar në operacione ‘kundërterrorizmi’ dhe të vazhdojnë të jetë në zonë të hirtë të ligjit ndërkombëtar”.

Young ka përmendur se mungesa e përvojës në fushëbetejë mund të jetë mangësia më e madhe për koreanoveriorët.

“Shumica e koreanoveriorëve nuk flasin rusisht dhe nuk kanë përvojë në luftë”, ka thënë Young.

Kievi është duke u përgatitur që t’i tërheqë ushtarët koreanoveriorë në anën e vet me pretendimet për shtretër të ngrohtë dhe tri shujta në ditë. Në kanalin e vet në rrjetet sociale “Dua të jetoj”, në të cilin synohet të binden ushtarët rusë që t’i dorëzojnë armët, inteligjenca ushtarake e Ukrainës ka dërguar mesazh të qartë për aleatët koreanoveriorë të Rusisë, më 23 tetor.

“Për ushtarët e Ushtrisë Popullore të Koresë: Ju, që jeni dërguar për t’i ndihmuar regjimit të Putinit, nuk keni nevojë të vdisni në një vend tjetër”, është thënë në postimin në gjuhën koreane.

“Dorëzohuni! Ukraina ju mbron juve, ju ofron ushqim dhe ngrohje. Mijëra ushtarë rusë veçse e kanë bërë zgjedhjen e duhur”.

Mirëpo, Young ka thënë se ushtarët koreanoveriorë me siguri janë “tejet të monitoruar”, dhe ndonëse mund të ndodhë ndonjë dezertim, megjithatë, “ata e kuptojnë se kanë shumë mundësi të kapen dhe të ekzekutohen në Korenë e Veriut”./ REL

lufta ukraine-rusi

Sondazh

Poll

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara