LIVE UPDATES
Bota

Ambasadori italian në Kosovë: Nuk jemi kundër hapjes së Urës së Ibrit, por duhet të bëhet në koordinim me partnerët

Sipas tij, momentalisht nuk ka ndonjë rrezik të madh të përshkallëzimit të situatës në Kosovë, sepse sipas tij, ushtarët e KFOR-it, po i monitorojnë kufijtë e vendit duke garantuar stabilitet dhe siguri.

8 Qershor 2024, 16:05 Nga r.ll
Ambasadori italian në Kosovë: Nuk jemi kundër hapjes së
ambasadori italian ne kosove

KOSOVË- Ambasadori i Italisë në Kosovë, Antonello De Riu thotë se hapja e urës mbi Lumin Ibër duhet të bëhet në koordinim me faktorët ndërkombëtarë. Ky veprim, sipas tij, reflekton në aspektin e sigurisë dhe si i tillë duhet të vlerësohet me kujdes. De Riu në një intervistë për KosovaPress, potencon se Italia nuk është kundër hapjes së urës, porse shton se kjo duhet të bëhet në koordinim me Bashkimin Evropian, vendet e QUINT-it dhe komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi.

“Hapja e urës, siç është thënë edhe në nivel të Bashkimit Evropian dhe të Quint-it, duhet të jetë një akt i përbashkët përmes një operacioni të koordinuar me faktorët ndërkombëtarë. Prandaj, ajo që kërkojmë, si në shumë situata të tjera, është që të ketë koordinim me komunitetin ndërkombëtar. Hapja e kësaj ure, duke pasur reflektime nën aspektin e sigurisë, sipas nesh duhet të vlerësohet me kujdes. Nuk jemi kundër hapjes së urës, por kërkojmë, si në shumë situata të tjera, që të ketë një koordinim me Bashkimin Evropian, me vendet e QUINT-it dhe me komunitetin ndërkombëtar në përgjithësi”, thotë De Riu.

Sipas tij, momentalisht nuk ka ndonjë rrezik të madh të përshkallëzimit të situatës në Kosovë, sepse sipas tij, ushtarët e KFOR-it, po i monitorojnë kufijtë e vendit duke garantuar stabilitet dhe siguri.

“Për momentin nuk shohim një rrezik të madh të përshkallëzimit për arsyen e thjeshtë se kemi ushtarë të KFOR-it që monitorojnë kufijtë e vendit dhe garantojnë stabilitetin dhe sigurinë e Kosovës. Dhe dua t’iu kujtoj se në kuadër të kontingjentit të KFOR-it, numri më i madh i kontingjentit kombëtar brenda forcave të KFOR-it, janë italianë, me 815 ushtarë italianë që monitorojnë sigurinë e Kosovës dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë”, thotë De Riu.

Ndër të tjera, De Riu flet edhe për liberalizmin e vizave në Kosovë, për të cilatr shpreson se do të sjellë rritje të vizitave të qytetarëve kosovarë në Itali, sepse kjo mund të rrisë gjithashtu numrin e fluturimeve drejt Italisë.

“Liberalizimi i vizave u ka mundësuar – më në fund – shumë qytetarëve kosovarë që të udhëtojnë në Evropë për turizëm apo edhe për të takuar të dashurit e tyre dhe kjo padyshim që ndodh edhe në Itali, ku janë mbi 46.000 qytetarë kosovarë që jetojnë në vendin tim. Natyrisht se është edhe një nxitje për turizmin dhe shpresojmë që liberalizimi i vizave do të sjellë një rritje të vizitave të qytetarëve kosovarë në Itali dhe kjo mund të rrisë gjithashtu numrin e fluturimeve drejt Italisë, aktualisht e kufizuar vetëm në qytetin e Milanos, vetëm dy herë në javë. Ne po punojmë për ta rritur numrin e fluturimeve edhe në qytete të tjera”, thekson De Riu.

Ambasadori italian në Kosovë, Antonello De Riu thotë se të dhënat e vitit të kaluar tregojnë se është rritur numri i eksporteve italiane në Kosovë dhe anasjelltas. Ai shton se po punohet në rritjen e ndërveprimit mes biznesmenëve kosovarë dhe atyre italianë.

“Është ende herët për ta thënë me siguri, por të dhënat e vitit të fundit (2023) pasqyrojnë një trend në rritje të shkëmbimeve tregtare, duke rritur eksportet italiane në Kosovë dhe gjithashtu ato kosovare në Itali. Aktualisht, sipas mendimit tim, me të dhëna ende shumë të paplota, është e vështirë të bëhen parashikime se sa mund të ndikojë rritja e vizitave të qytetarëve kosovarë për arsye turistike në shkëmbimet tona tregtare. Ne gjithsesi po punojmë për të rritur ndërveprimin mes biznesmenëve kosovarë dhe italianë në mënyrë që të krijohen mundësi më të mëdha për biznes dhe investime, edhe këtu në Kosovë”, u shpreh ambasadori i Italisë në Kosovë, Antionello De Riu.

antonello de riu kosove hapja e ures mbi lumin iber

Sondazh

Poll

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën