LIVE UPDATES
Bota

Akuzë ndaj ish-presidentit Trump për komplot për përmbysjen e rezultatit të zgjedhjeve të vitit 2020

Akuza ngre pretendime të shumta si pjesë e kësaj përpjekjeje të supozuar, duke përfshirë përpjekjen për të bindur ligjvënësit e Xhorxhias që të veprojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve, të emërojnë një listë votuesish të kolegjit zgjedhor të favorshëm për Trump dhe vjedhjen e të dhënave të votimeve.

15 Gusht 2023, 09:11 Nga k.m.
Akuzë ndaj ish-presidentit Trump për komplot për përmbysjen
Foto ilustruese

Një juri e madhe në shtetin amerikan të Xhorxhias akuzoi ish-presidentin Donald Trump dhe 18 të tjerë, në lidhje me përpjekjet për të përmbysur rezultatin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020. Trembëdhjetë akuzat kundër ish presidentit Trump, që u hapën të hënën vonë, përfshijnë shantazhin, shkeljen e betimit të tij, komplotin për të kryer falsifikim dhe për të paraqitur dokumente false, dhe vepra të tjera.

Në mesin e të akuzuarve së bashku me ish presidentin Trump janë edhe ish shefi i kabinetit të tij Mark Meadows, avokati i Trump, Rudy Giuliani dhe ish zyrtari i Departamentit të Drejtësisë, Jeffrey Clark. Prokurorja e Qarkut Fulton Fani Willis, u tha gazetarëve se të akuzuarit ishin pjesë e një ndërmarrjeje kriminale në qark dhe gjetiu me synimin për të "përmbushur qëllimin e paligjshëm për t’i lejuar Donald J. Trump të marr mandatin presidencial", që filloi në janar të vitit 2021.

Akuza ngre pretendime të shumta si pjesë e kësaj përpjekjeje të supozuar, duke përfshirë përpjekjen për të bindur ligjvënësit e Xhorxhias që të veprojnë kundër rezultatit të zgjedhjeve, të emërojnë një listë votuesish të kolegjit zgjedhor të favorshëm për Trump dhe vjedhjen e të dhënave të votimeve.

"Të gjitha zgjedhjet në vendin tonë administrohen nga shtetet, të cilave u jepet përgjegjësia për të siguruar një proces të drejtë dhe një numërim të saktë të votave," tha prokurorja Willis. "Roli i shteteve në këtë proces është thelbësor për funksionimin e demokracisë sonë".

Zonja Willis tha se koha e gjykimit në këtë çështje është në diskrecionin e gjyqtarit të caktuar, por se zyra e saj do të propozonte që gjyqi të zhvillohet në gjashtë muajt e ardhshëm. Ajo tha gjithashtu se ndërsa juria e madhe lëshoi urdhra arresti për të akuzuarit, zyra e saj do t’i lejojë ata të paraqiten vullnetarisht deri në mesditën e 25 gushtit.

Fushata e ish presidentit nuk priti që akuzat të hapeshin përpara se të lëshonte një deklaratë duke e akuzuar prokuroren Willis si një "partizane të tërbuar" e cila ka vendosur kohën e hetimit të veprimeve të Trump "në përpjekje për të ndërhyrë maksimalisht në garën presidenciale të 2024-ës dhe të dëmtojë fushatën dominuese të Trump”.

Pas një hetimi 2.5 vjeçar, prokurorja Willis filloi të thërriste dëshmitarët para një jurie të madhe në Atlanta të hënën për të dëgjuar provat se si ish presidenti Trump dyshohet se u përpoq në mënyrë të paligjshme të përmbyste humbjen e tij të ngushtë përballë demokratit Joe Biden në Xhorxhia.

Zonja Willis u tha gazetarëve se vendimet e saj mbështeten në fakte dhe se ligji është "plotësisht jopartiak".

Akuza pasoi një hetim 2.5 vjeçar që buroi nga një telefonatë e regjistruar e Trump në fillim të vitit 2021 me zyrtarët e zgjedhjeve në Xhorxhia, në të cilën ai dëgjohet duke kërkuar që t'i “gjenin” atij 11,780 vota, një më shumë se diferenca e fitores së presidentit Joe Biden në këtë shtet.

Në faqen e tij të mediave sociale "Truth", të hënën Trump shkroi me shkronja të mëdha: "A do t'i tregojë dikush jurisë së madhe të qarkut Fulton se unë nuk i manipulova zgjedhjet. Në mesin e njerëzve që i manipuluan ato është mjerisht edhe Fani Willis, e cila në mënyrë tronditëse ka lejuar Atlantën të bëhet një nga qytetet më të rrezikshme në botë, nuk ka asnjë interes të shohë sasinë masive të provave në dispozicion, ose të zbulojë se cilët janë këta njerëz që kanë kryer këtë krim”.

Xhorxhia ishte një nga disa shtete ku Trump humbi me rezultat të ngushtë dhe u përpoq pa sukses të përmbyste rezultatin, ndonëse dhjetëra gjyqtarë vendosën kundër pretendimeve të tij për mashtrime zgjedhore. Edhe sot e kësaj dite, ai pretendon në mënyrë të rreme se parregullsitë zgjedhore i kushtuan një mandat tjetër në Shtëpinë e Bardhë, ndërkohë që kryeson garën mes votuesve republikanë për emërimin si kandidat presidencial të partisë për zgjedhjet e vitit 2024. Ish presidenti Trump është paditur gjithashtu në dy raste federale dhe një në shtetin e Nju Jorkut.

Prokurori i posaçëm i Departamentit të Drejtësisë, Jack Smith, ngarkoi Trump në një aktakuzë prej katër pikash për mashtrim bashkë me gjashtë bashkëpunëtorë të paidentifikuar për të përmbysur në mënyrë të paligjshme rezultatin e zgjedhjeve kombëtare.

Prokurori Smith gjithashtu akuzoi Trump në Florida për grumbullimin e paligjshëm të dokumenteve të klasifikuara të sigurisë kombëtare, ndërsa ai u largua nga Shtëpia e Bardhë në fillim të vitit 2021.

Një prokuror i shtetit të Nju Jorkut e akuzoi Trump për ndryshimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë të heshtur ndaj një ylli të filmave për të rritur para kandidimit të tij të suksesshëm për postin e presidentit në vitin 2016. Ish presidenti Trump i ka mohuar akuzat në të gjitha rastet./VOA

donald trump

Sondazh

Poll

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Filmi The Princess Diaries 3 nuk është anuluar, çfarë tha aktorja Anne Hathaway?

Fotoja e djalit të porsalindur të Zëvendëspresidentit J.D. Vance publikohet nga Donald Trump

Do mbështesim njëri-tjetrin si miq, deklarata e Jessie J për ndarjen nga Chanan Coleman

Të shtëna me armë zjarri në Elbasan, plagosen tre persona

Mbyllen fjalimet, nis marshimi në rrugët e kryeqyetit: Rama jepe dorëheqjen!

Aktivisti: Nuk jemi nazistë, por jemi shqiptarë të cilët po largohemi çdo ditë

Protestuesi: Kërkojmë largimin e një qeverie dhe një kryeministri të korruptuar

Aktivisti: Më datë 23 të gjithë para Parlamentit, t’u themi se nuk na përfaqësoni

Dita e 51-të e revoltës/ Protestuesit marshojnë nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë

“Kryeministri bridh, Taulanti vendos”/ Qytetari: Dalim në protestë për skandalet e qeverisë

Labinot Tahiri mban premtimin, do të ndajë 150 euro me djalin e të ndjerit Shpat Kasapi

Zjarr përgjatë autostradës Fier–Vlorë, vështirësohet qarkullimi i automjeteve

Pse Bebe Rexha u komentua gjerësisht për performancën e saj në Los Angeles për Kupën e Botës?

Yjet që dhuruan spektakël në finalen e kupës së botës

Përplasje mes Bardhit dhe Peleshit: Ky precedent nuk i vlen askujt, si mund ta bllokosh Kuvendin

"Më shiko në sy Sali"/ Çaushi- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Bie zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë, flakët favorizohen nga era dhe temperaturat e larta

Tensione në Kuvend, deputetët e PD bllokojnë foltoren, ndërpritet seanca plenare

Rama: Protestat për mjedisin janë arritje e madhe për shoqërinë

"Dyfishohet mbështetja për fëmijët me aftësi të kufizuara"/ Rama: Shteti do të paguajë sigurimet

‘O shoku kryetar! Alooo!’ Peleshi përplaset me Korreshit: S’është festivali folklorik!

"Më shiko në sy Sali"/ Zegjineja- Berishës: Dezinformove për reformën dhe për shtëpinë time

Balla- Muçit: Vazhdoj të të quaj sorrë... flamingot e vërteta e braktisën llumin e kënetës

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj