LIVE UPDATES
Bota

Zjarret 'gjunjëzojnë' Hawaii-n/ 99 viktima, parashikime makthi për “dyfishimin” e të vdekurve, çfarë i shkaktoi flakët vdekjeprurëse?

Zjarri që shkatërroi qytetin e Lahainas është një nga më vdekjeprurësit në SHBA në mbi 100 vjet, sipas hulumtimit të Shoqatës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri. Autoritetet kanë paralajmëruar se përpjekjet për të kërkuar dhe identifikuar viktimat janë ende në fazat e hershme.

15 Gusht 2023, 08:17 Nga a.l
Zjarret 'gjunjëzojnë' Hawaii-n/ 99 viktima, parashikime
Hawaii

SHBA-  Zjarret shkatërruese në Hawaii kanë shkaktuar shqetësim të thellë global.  Zjarret në ishullin Maui të Hawaiit dhe Big Island kanë vrarë të paktën 99 njerëz, detyruan mijëra banorë dhe turistë të evakuohen ndërsa u shkatërrua qyteti historik, Lahaina.

Zjarri që shkatërroi qytetin e Lahainas është një nga më vdekjeprurësit në SHBA në mbi 100 vjet, sipas hulumtimit të Shoqatës Kombëtare të Mbrojtjes nga Zjarri. Autoritetet kanë paralajmëruar se përpjekjet për të kërkuar dhe identifikuar viktimat janë ende në fazat e hershme.

Qentë të trajnuar për të zbuluar mbetjet njerëzore do të shfrytëzohen për të gjetur viktimat në rrënojat e ndërtesave.

Si filluan zjarret në Hawaii?

Shkaqet zyrtare të zjarreve, të cilat filluan të martën në mbrëmje (8 gusht), ende nuk janë përcaktuar. Sidoqoftë, Shërbimi Kombëtar i Motit kishte lëshuar paralajmërime për erëra të forta dhe mot të thatë – kushte të pjekura për zjarre – të cilat i anuloi të mërkurën.

Një padi është ngritur gjithashtu kundër ofruesit kryesor të energjisë elektrike në Hawaii. Në padi pretendohet se linjat e dëmtuara të energjisë nga uragani “Dora” shkaktuan përhapjen e zjarrit në Lahaina, raporton euronews.

“Këto linja energjetike në mënyrë të parashikueshme ndezën zjarrin – vdekjeprurës dhe shkatërrues për Lahainan – shkatërroi shtëpi, biznese, kisha, shkolla dhe vende kulturore historike”, pretendon ai.

Gati 85 për qind e zjarreve në SHBA shkaktohen nga njerëzit, sipas Shërbimit Pyjor. Shkaqet natyrore përfshijnë rrufetë dhe aktivitetin vullkanik.

Në Hawaii, më pak se 1 për qind e zjarreve fajtor janë shkaqet natyrore, sipas Elizabeth Pickett, bashkëdrejtoreshë ekzekutive e Organizatës së Menaxhimit të Zjarrit në Hawaii. Ishujt Hawaii kanë gjashtë vullkane aktive, duke përfshirë një në Maui.

A është ndryshimi klimatik fajtor për zjarret në Hawaii?

Rreth 14 për qind e Hawaiit po vuan nga thatësira e rëndë ose e moderuar sipas Monitorit të Thatësirës në SHBA dhe 80 për qind e shtetit klasifikohet si ‘vend i thatë’.

Që nga viti 2008, ka pasur një periudhë veçanërisht të thatë ndërsa shkencëtarët kanë llogaritur se 90 për qind e Hawaiit ka më pak reshje se sa 100 vjet më parë.

E kombinuar me erërat e forta shkaku i uraganit Dora, temperaturat e ngrohta dhe lagështia shumë e ulët, rrit rrezikun e zjarrit. Guvernatori i Hawaiit, Josh Green, ka thënë se zjarret janë “fatkeqësia më e madhe natyrore, me të cilat është përballur ndonjëherë Hawaii”.

Për flakët vdekjeprurëse, ai ka fajësuar një kombinim të kushteve të motit që nuk janë parë më parë, duke i lidhur me ndryshimet klimatike.

“Ne po e shohim këtë për herë të parë në shumë pjesë të ndryshme të botës”, shtoi Green.

Nxehtësia rekord e kësaj vere ka kontribuar në zjarret jashtëzakonisht të rënda në Evropë dhe Kanada. Shkencëtarët thonë se ndryshimi i klimës, i nxitur nga përdorimi i karburanteve fosile, ka dërguar në ngjarje më të shpeshta dhe më të fuqishme të motit ekstrem.

Pse nuk ranë sirenat e urgjencës?

Hawaii ka një nga sistemet më të mëdha të sirenave të urgjencës në botë. Por, ndërsa shpërthyen zjarret vdekjeprurëse, ajo heshti.

Zyrtarët kanë thënë se sistemi me 400 sirena nuk është aktivizuar. Disa banorë kanë thënë se nuk kanë marrë as mesazh zyrtar apo paralajmërim telefonik.

Shumë u zunë në befasi pasi zjarret u përhapën me një shpejtësi mahnitëse. Disa thonë se zjarri thjesht mund të ketë lëvizur shumë më shpejt se sa një përgjigje zyrtare.

Agjencia e Menaxhimit të Emergjencave në Hawaii ka konfirmuar se alarmet dhe mesazhet e telefonave celularë në televizione dhe stacione radioje janë aktivizuar. Ndërsa zjarret u përhapën të martën, energjia dhe shumica e shërbimeve të komunikimit – duke përfshirë thirrjet e urgjencës dhe telefonat celularë – u ndërprenë.

Zyrtarët duhej t’u drejtoheshin stacioneve radio publike dhe ueb-faqeve zyrtare, por edhe mediave sociale për të lajmëruar banorët.

Çfarë po i nxit zjarret e Hawaiit?

Erërat e shkaktuara nga uragani Dora, qindra kilometra në jugperëndim të ishujve Hawaii në Oqeanin Paqësor, kanë ndezur flakët në të gjithë shtetin amerikan, thonë zyrtarët.

Zjarri i Lahaina në Maui udhëtoi me një shpejtësi të jashtëzakonshme prej rreth “një milje çdo minutë”, sipas Guvernatorit Green. Ai fajësoi erërat e forta për shpejtësinë e përhapjes.

Përveç Doras, një sistem me presion të ulët në perëndim pranë Japonisë po kontribuon gjithashtu në erërat e forta të qëndrueshme. Bimësia e thatë është gjithashtu një faktor.

Përhapja e barit të keq si ai “Guinea” në zonat e ish-tokave bujqësore dhe pyjeve ka krijuar sasi të mëdha materiesh të vogla, lehtësisht të ndezura që rrisin rrezikun dhe ashpërsinë e zjarrit.

Ku janë zjarret dhe sa janë të izoluara?

Zjarret kanë shkaktuar një shkatërrim të gjerë në Lahaina, qytet turistik me rreth 13 mijë banorë në veriperëndim të Mauit, që dikur ishte një qendër gjuetie balenash dhe kryeqyteti i Mbretërisë së Hawaiit. Tani ajo tërheq dy milionë turistë në vit.

Që nga mbrëmja e së dielës, zjarri në Lahaina ishte 85 për qind i kontrolluar, ndërsa zjarri i Pulehu, që digjej në lindje, është 100 për qind i kontrolluar. Zjarri në Upcountry, në qendrën malore të ishullit, tashmë është 60 për qind nën kontroll.

Zjarret kanë djegur edhe pjesë të ishullit të madh. Rreth 271 struktura u shkatërruan ose u dëmtuan, tha Honolulu Star-Advertiser, duke cituar raportet zyrtare nga Patrulla Civile Ajrore e SHBA dhe Departamenti i Zjarrfikësve Maui.

Hawaii është një arkipelag rreth 3200 kilometra në perëndim të SHBA-së. Ai përbëhet nga tetë ishuj kryesorë, duke përfshirë Hawaii, i njohur si Ishulli i Madh. Ishulli Maui shtrihet në veri dhe perëndim të ishullit të Hawaii.

zjarret ne shba hawaii

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet