LIVE UPDATES
Bota

Dy vjet në pushtet: Dekretet drakonike të talibanëve në Afganistan

Qeveria teokratike e talibanëve ka vendosur kufizime në çdo aspekt të jetës në Afganistan, përfshirë paraqitjet fizike të banorëve, në liri të lëvizjes, në të drejtën për të punuar e studiuar, si dhe qasjen në forma të argëtimit.

15 Gusht 2023, 08:55 Nga k.m.
Dy vjet në pushtet: Dekretet drakonike të talibanëve në
Foto ilustruese

Kur talibanët e kanë marrë pushtetin më 15 gusht 2021, shumë afganë kanë qenë në pritje të kthimit të frymës shtypëse, e cila e ka karakterizuar herën e parë kur grupi ka qenë në pushtet, në vitet ’90. Fillimisht, talibanët kanë tentuar t’i sigurojnë afganët dhe komunitetin ndërkombëtar se janë moderuar, dhe janë zotuar se do t’i respektojnë të drejtat e njeriut dhe shtypit. Mirëpo, dy vjet pas kthimit në pushtet dhe rrëzimit të Qeverisë afgane të mbështetur nga Perëndimi, islamistët e linjës së ashpër kanë dështuar që t’i zbatojnë premtimet e tyre dhe vazhdimisht i kanë kufizuar liritë e grave, i kanë shtypur zërat kundërshtues dhe kanë prezantuar forma brutale për ta vënë drejtësinë në vend.

Qeveria teokratike e talibanëve ka vendosur kufizime në çdo aspekt të jetës në Afganistan, përfshirë paraqitjet fizike të banorëve, në liri të lëvizjes, në të drejtën për të punuar e studiuar, si dhe qasjen në forma të argëtimit.

Gratë e kanë pësuar më së shumti, dhe grupe për të drejta të njeriut i kanë akuzuar talibanët se po tentojnë t’i zhdukin gratë nga jeta publike dhe që t’i burgosin ato nëpër shtëpi.

Deri më tani, talibanët i kanë lëshuar mbi 100 urdhra në linjë me interpretimin e tyre të ashpër të Ligjit islamik të Sheriatit.

Ministria për Promovim të Virtytit dhe Parandalim të Vesit është përgjegjëse për zbatim të ligjeve të talibanëve për moralin, përfshirë zbatimin e kodit të veshjes dhe ndasitë gjinore në shoqëri.

Pjesëtarë të "Policisë së Moralit" i kanë ndëshkuar publikisht shkelësit e vendimeve, me raste edhe në mënyrë të dhunshme.

Burrat dhe gratë janë burgosur, apo janë rrahur me kamxhikë nëpër hapësira publike. Shumë prej urdhrave dhe kufizimeve të talibanëve janë rikujtim i veprimeve të tyre kur kanë qenë për herë të parë në pushtet, më 1996-2001, kur ata i kanë privuar afganët edhe prej të drejtave më bazike.

Prej kthimit në pushtet, talibanët e kanë futur nën tavolinë Kushtetutën e Afganistanit dhe e kanë ndryshuar sistemin e drejtësisë. Dhe meqë, urdhrat e tyre nuk janë ligje, zbatimi nuk ka qenë i njëjtë. Liderët lokalë të talibanëve me raste kanë lëshuar urdhra tjerë e kufizime edhe më të ashpra. Afganët frikësohen se talibanët do të vendosin masa edhe më drakonike për të krijuar atë që e konsiderojnë sistem të “pastër” islamik në Afganistan.

Militantët ka shumë mundësi që do të vazhdojnë t’i zvogëlojnë të drejtat e grave. Grave u është ndaluar shkuarja nëpër universitet, dhe vendet e punës u janë kufizuar në masë të madhe. Bizneset që udhëhiqen nga gratë janë ndaluar në shumë rajone. Punësimi i grave mund të pësojë edhe më shumë goditje nëse talibanët ua ndalojnë plotësisht grave shkollimin, sikurse në vitet ’90. Aktualisht, vajzave u lejohet që të shkojnë në shkollë vetëm deri në klasën e gjashtë.

Grupi militant pritet të rrisë shtypjen edhe ndaj mediave. Shumë pak media të pavarura që operojnë aktualisht në Afganistan, përballen me kufizime të ashpra rreth asaj se çfarë mund të raportojnë. Meqë mediat janë duke u përballur me censurë të vazhdueshme, skena dikur e llojllojshme e mediave në Afganistan, rrezikon të tkurret edhe më shumë. Talibanët ka shumë mundësi që të angazhojnë më tepër Policinë e moralit për t’i zbatuar dekretet e tyre, apo edhe që t’i ashpërsojnë dënimet.

Në muajt e fundit është raportuar për rritje të numrit të amputimeve, gjuajtjeve me gurë dhe ekzekutimeve, për ata, të cilët talibanët kanë gjykuar se kanë kryer krime./REL

afganistan

Sondazh

Poll

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari

Ndryshimet në "Ligjin për Turizmin", Balla: Pezullohen punimet në bregdet gjatë sezonit turistik

Balla mbron Ramën nga Redi Muçi: Lani gojën kur t'i përmendni emrin

Deklarata diskriminuese e ministres serbe/ Muçi akuzon Ramën për heshtje: Çfarë pret kryeministri?

Spiropali dërgon në Asamblenë e PS mocionin për hapjen e partisë

Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, ‘blindohet’ me autobotë uji dhe forca të shumta policore

Ilirjana Kuçana akuzon lidershipin për shkelje të Statutit dhe "Mulizim" të partisë

Protestuesja: Shqipëria nuk e përmban dot një koncert si të Kanye West, vendi ynë ka marrë fund

Thirrjet për Ramën, protestuesi: Traumë për fëmijët të thonë Rama jep dorëheqjen

Dita 46-të e protestës/ Protestuesi: Sali Berisha dhe Edi Rama të thyejnë qafën

Protesta qytetare bën bashkë shqipëtarë nga çdo krahinë, valëviten flamujt nga diaspora

Protesta e 46-të/ Mbyllen fjalimet para Kryeministrisë, nis marshimi rrugëve të Tiranës

PD ndërpret sinjalin për median/ Anëtarja e Këshillit Kombëtar përplaset me Berishën

Berisha prezanton emrat: PD do të ketë nënkryetar nga diaspora dhe rinia

Berisha: Gjenerata Z dhe qytetarët i hapën varrin narkodiktaturës dhe do ta marrin me vete

Berisha: Protesta 46-ditore që vazhdon është tërësisht antidiktatoriale

Berisha: Gjithçka zhvillohet sot në rrugë dhe sheshet e Tiranës është një betejë e kauzës

Këshilli Kombëtar/ Berisha prezanton emrat e propozuar për anëtarët e Këshillit të Diasporës

Dua Lipa: Frymëzuese të shoh qytetarët në protestë, ndërkohë që qeveria anashkalon ligjet