LIVE UPDATES
Bota

"Ai po pret dhe po studion lëvizjet!" Analiza: A po e sfidon Putin ultimatumin e Trump për një armëpushim në Ukrainë?

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, dha një përgjigje të shkurtër më 29 korrik, duke thënë se Kremlini “është në dijeni” të deklaratës së Trumpit, pa dhënë hollësi të tjera. Ai shtoi se nuk do të komentonte asnjë deklaratë tjetër të Trumpit, sipas së cilës “nuk është më i interesuar” për bisedime me Putinin.

29 Korrik 2025, 20:47 Nga M.B
"Ai po pret dhe po studion lëvizjet!" Analiza: A po e sfidon
Vladimir Putin

RUSIA- Njoftimi i presidentit amerikan, Donald Trump, për shkurtimin e afatit për Rusinë që të pajtohet për një armëpushim në Ukrainë nga 50 ditë në “10-12 ditë” është përballur me pothuajse heshtje të plotë nga Kremlini dhe një valë të re të sulmeve vdekjeprurëse ndaj qyteteve ukrainase, duke sugjeruar se Moska mund të jetë e gatshme ta sfidojë atë.

Trump i bëri këto deklarata më 28 korrik, gjatë një takimi me kryeministrin britanik, Keir Starmer, në Skoci. Ai iu referua një ultimatumi që i dha më herët gjatë këtij muaji presidentit rus, Vladimir Putin, që ai të pajtohej për një armëpushim, në të kundërtën tha se do të përballej me “tarifa shumë të rënda”. Atëbotë, Trump po ashtu sugjeroi për rritjen e tarifave edhe për shtete që blejnë eksportet ruse të energjisë.

Zëdhënësi i Putinit, Dmitry Peskov, dha një përgjigje të shkurtër më 29 korrik, duke thënë se Kremlini “është në dijeni” të deklaratës së Trumpit, pa dhënë hollësi të tjera. Ai shtoi se nuk do të komentonte asnjë deklaratë tjetër të Trumpit, sipas së cilës “nuk është më i interesuar” për bisedime me Putinin. Sipas analistit politik Boris Pastukhov, kjo ishte një përgjigje e shkurtër nga Kremlini.

“Putini po pret”, tha ai për televizionin Current Time të Radios Evropa e Lirë. “Që ta dijë se çfarë të thotë, atij i duhet ta kuptojë saktësisht se si Trumpi planifikon të sillet”.

Trump shpesh ndryshon afatet, veçmas kur bëhet fjalë për tarifat. Në këtë rast, ai tha se po shkurtonte afatin sepse “kur merresh me dikë për një kohë të gjatë, e di se çfarë do të bëjnë ata, apo nuk do të bëjnë”. Jo vetëm që mbetet e paqartë nëse Trumpi do ta ndryshojë sërish afatin, por gjithashtu nuk është e sigurt se çfarë masash do të ndërmarrë nëse vendos të veprojë.

Tarifat ndaj mallrave ruse do të kishin pak ndikim, pasi Rusia gjithsesi eksporton shumë pak në Shtetet e Bashkuara. Është një stuhi që Kremlini mund ta përballojë. Sanksionet dytësore do ta rrisnin ndjeshëm nivelin e përplasjes – jo vetëm në raportet e Trumpit me Putinin, por edhe në marrëdhëniet e tij me vende si Kina dhe India, të cilat kanë ndihmuar në financimin e luftës së Rusisë në Ukrainë përmes blerjes së naftës ruse. Pastukhov tha se Putini tashmë po i mban kartat afër vetes dhe po pret që Trumpi të bëjë lëvizjen e tij.

“Trumpi nuk është i paparashikueshëm vetëm për njerëzit e zakonshëm. Ai është i paparashikueshëm edhe për Kremlinin. Ata nuk e dinë se çfarë të presin prej tij, prandaj po e rezervojnë lëvizjen e radhës”, tha ai.

Teksa Kremlini po hesht, mediat ruse dhe zyrtarët më të ulët po përsërisin frazat e zakonshme. Gazeta Komsomolskaya Pravda shkroi se qasja e Trumpit mund të jetë e mirë për trajtimin e “konflikteve rajonale”, por nuk mund të aplikohet për Rusinë apo Kinën. Po ashtu, ish-presidenti Dmitri Medvedev, i cili aktualisht është nënkryetar i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, shkroi se “Rusia nuk është as Izrael e as Iran” dhe paralajmëroi Trumpin të mos “luajë lojën e ultimatumeve me Rusinë”.

Kur Trumpi tha se po e shkurtonte afatin, ai theksoi se ishte “shumë i zhgënjyer” me Putinin – shprehje që e kishte përdorur edhe kur kishte shpallur ultimatumin fillestar. Në atë kohë, analistët po ashtu kishin thënë se nuk prisnin që Putini të ndryshonte qasje për shkak të kërcënimeve të Trumpit.

“Kina dhe India janë dy përfitueset kryesore të eksporteve të energjisë nga Rusia, dhe pritja që ato do ta shtyjnë Putinin të ndalë luftën brenda 50 ditësh duket naive”, shkroi Michael McFaul, profesor i shkencave politike në Universitetin Stanford dhe ish-ambasador i SHBA-së në Rusi gjatë viteve 2012–2014, në revistën Time.

“Sipas mendimit tim është e qartë që Putini nuk dëshiron armëpushim, të paktën jo derisa të marrë kontrollin e të gjitha rajoneve që janë të përcaktuara si ruse në versionin e tij të Kushtetutës”, tha Dmitry Gudkov, ish-ligjvënës opozitar në Parlamentin rus për Current Time më 16 korrik.

Deklaratat më të fundit të Trumpit u pasuan nga një tjetër natë me sulme ajrore mbi caqe në Ukrainë, përfshirë një spital në Kamjansk dhe një burg në rajonin e Zaporizhjës, ku të paktën 17 persona u vranë. Mediat ruse më 28 korrik theksuan se Rusia do të vazhdojë të shtyjë përpara në fushëbetejë. Në mes të heshtjes së Kremlinit, si veprimet ashtu edhe diskursi publik i Rusisë mbeten të pandryshuara nga ultimatumi i ri./ REL

rusia shba

Sondazh

Poll

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

"Edi Rama spak you"/ Erald Kapri shpërthen në Kuvend: Nuk e shmangni dot thirrjen e protestuesve

Çështja Partizani/ Ish-presidenti Bamir Topi thirret si dëshmitar në SPAK

Berisha- Peleshit: Vasal i Ramës dhe armik i integrimit! Peleshi i heq fjalën: Mu drejto me etikë

Policia largon me forcë ish-luftëtarët e UÇK-së, Dritan Goxhaj dhe Meçan Zotaj

Gjyqi për ‘Partizanin’/ Berisha: Procesi është ngritur mbi një piramidë të shembur mashtrimi!

Protesta para Kuvendit/ Qytetarët zhvendosen në hyrjen kryesore, presin të mbërrijnë deputetët

Berisha denoncon: Presidenti do të dekorojë Irena Gjokën me titullin ‘heroinë e Partisë Socialiste’

Berisha jashtë SPAK: Kushtetuesja është zotuar për të mos shqyrtuar çështjen time

Berisha tregon mesazhin: Dumani është avokati i narkoshtetit, drejtësia vonon, por nuk harron

Në zbatim të masës “detyrim paraqitje”, Berisha paraqitet në SPAK

Tensione në Komisionin e Jashtëm! Debatet e forta mbi deklaratën e ministres serbe për Kosovën

Nesër protestë para Kuvendit! Paralajmëron protestuesi: Më 23 tubimi i madh

Protestuesi: Nuk ndalojmë deri në largimin e atij që është strukur në Kryeministri

Nis marshimi drejt Kryeministrisë, protestuesit bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit

Dita e 50-të e protestës/ Nis grumbullimi në sheshin "Skëndërbej"

Kryeministri Rama kryen nderimet në homazhet për gazetarin Enrik Mehmeti

Emigrantët bllokohen në pikën kufitare mes Kroacisë dhe Serbisë, kërkojnë informacion

Pesë turistë gjermanë mbetën të bllokuar në Karaburun, ekipet e shpëtimit bënë të mundur gjetjen

Cili ishte shkaku i vdekjes së aktores së njohur turke Ece Irtem?

Fëmijët e birësuar të Brad Pitt nisin procedurat për të mos mbajtur mbiemrin e të atit

Ish-drejtoresha e filialit të Postës së Durrësit u la në burg/ Avokati: Vendim absurd

Kuvendi Kombëtar i Protestës/ Folëses i merret mikrofoni nga dora: Edi Rama të japë dorëheqjen

Tentoi te merrte pjesë në Kuvendin Kombëtar të protestës/Selami Jenisherin nxirret jashtë

Berisha: Do bëjmë gjithçka për të paraqitur realitetin shqiptar pranë Komisionit Evropian

Falja e pronave publike në Dhërmi e Palasë/ Berisha: PD nuk do i njohë kurrë këto vendime të Ramës

Berisha: Rama nuk e dënon ministren monstër të Beogradit sepse është vasal i Vuçiçit

Berisha: Ftoj çdo demokrat që të marrë pjesë në protestë dhe të bëjë gjithçka për suksesin e saj

Berisha: Ky është procesi më i thellë i ripërtëritjes së PD që nga themelimi i saj!

“Neomalsorja” i bashkohet protestës së 49-të para Kryeministrisë: Rezistenca e qytetarëve nuk ndalet

Regjisori krijues i Star Wars mbështet Inteligjencën Artificiale

Rama: Deri në 1 mld euro mbështetje për bizneset, kredi deri në 2 milionë euro me interesa të ulëta

Rama i kthehet biznesmenit: Në Shqipëri ka para të pista, por s'mund t'i veshim këtë kostum vendit

Rama i përgjigjet komentuesve: Ka qeveri që bëjnë punë të mira, ka që bëjnë të këqija

Dyfisho sipërmarrjen tënde/ Rama: Cikël takimesh me bizneset e interesuara

Moment paniku në Theth! Guri bie mbi makinë, turistët shpëtojnë pa lëndime

Përfaqësuesi i Sindikatës së Punonjësve të Universiteteve:Dua të përcjell mbështetjen e profesoratit

Plagosja me thikë te Poliklinika e Shkodrës, dalin pamjet e rënda!

Si po ecën marrëdhënia mes Ariana Grande dhe ish të dashurit të saj pas ndarjes me Ethan Slater?

Nuk më pëlqen ta ekspozoj jetën time, Benny Blanco rrëfen si po mësohet me jetën e Selena Gomez

Edi Rama përmend vrasjen e Martin Canit: E kujtoj çdo ditë, ata që e përdorën për politikë e harruan

Rama: Kemi hyrë në zemër të problemit, djegia e makinës pas krimit nuk mund të ndodh më

Kush është modelja që u bë virale për ngjashmërinë me futbollistin Erling Haaland?

Kujtimet tona do të jetojnë gjithmonë, mesazhi i Donatella Versace për të vëllain Gianni Versace

Berisha: Dënoj heshtjen prej vasali të qeverisë shqiptare ndaj deklaratës së ministres së Vuçiçit

Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre

Berisha uron drejtuesit e rinj të PD: Vota e lirë në themel të kësaj force politike

Çfarë detajesh tërhoqën vëmëndjen në festimet e ditëlindjes së Jennifer Lopez në Paris?

Salla: Fermeri do ta shohë prodhimin edhe si aset për financim

Përplasje e ashpër në Kuvend/ Bido: Populizëm që dëmton Kosovën

Tentoi të transportonte pistoleta! Kapet në tunelin e Skërficës, 31-vjeçari