Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
FOTO/ Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh 4 Qershor, 18:43 PAMJE ng...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ligji do t’iu mundësojë atyre të nënshkruajnë kontratë njëvjeçare për role joluftarake, nëse i kalojnë të gjitha testet mjekësore, sipas një shkrese të publikuar në faqen e parlamentit.
UKRAINA- Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, e ka nënshkruar të martën një ligj që ua mundëson ukrainasve mbi 60 vjeç që t’iu bashkohen forcave të armatosura, të cilat janë në pozitë të vështirë për të gjetur rekrutë, teksa lufta e nisur nga Rusia është nisur në vitin e katërt. Ligji do t’iu mundësojë atyre të nënshkruajnë kontratë njëvjeçare për role joluftarake, nëse i kalojnë të gjitha testet mjekësore, sipas një shkrese të publikuar në faqen e parlamentit.
“Një numër në rritje i shtetasve të moshës 60-vjeçare apo më shumë, kanë shprehur dëshirën që vullnetarisht t’i bashkohen mbrojtjes së shtetit”, është thënë në shkresë.
“Është e domosdoshme që të përfshijmë numër më të madh të njerëzve që dëshirojnë ta mbrojnë sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës”.
Ukraina i ka lansuar disa iniciativa për të angazhuar më shumë njerëz në forcat e armatosura – përfshirë kontratat njëvjeçare dhe shtysat tjera financiare për personat e moshave 18-24 vjeç. Ky shtet, gjithashtu, e ka zvogëluar moshën e mobilizimit nga 27 në 25 vjeç, në prill të vitit 2024, duke iu rezistuar thirrjeve të administratës amerikane që ajo të ulet edhe më tepër – në 18 vjeç.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022. Presidenti rus, Vladimir Putin e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën. Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra. Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./ REL
Foto ANGLI- Industria farmaceutike evropiane ka dënuar vendimin e SHBA-së për të vendosur tarifa prej 15% për ilaçet e imp...
Foto ilustruese LIBI- 18 emigrantë kanë humbur jetën tragjikisht dhe 50 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një var...
Peskov RUSI- Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov ka reaguar ditën e sotme në lidhje me deklaratën e presidentit të...
Foto ITALI- Pesë persona kanë humbur jetën në Itali përshkak të virusit të Nilit Perëndimor. Viktima më e fund...
Foto GAZA- “Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar ...
foto ilustruese GAZA- Më shumë se 60.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës 21-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasi...
Foto RUSI- Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në sulmet që Ru...
foto ilustruese UKRAINË- Një sulm ajror rus në një burg në një rajon në vijën e frontit në juglindje të U...
foto ilustruese TAJLANDË- Tajlanda ka akuzuar Kamboxhian për shkelje “të qëllimshme” të një armëpushimi q&eu...
Abbas Araghchi IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do t'u përgji...