Protestë masive kundër projektit në Zvërnec/ Qytetarët para Kryeministrisë thirrje kundër qeverisë: Rama të japë dorëheqjen (PAMJET)
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion 4 Qershor, 18:26 Sot pro...
"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS, por ti nuk je i ftuar! ...
Ish-ushtarak dhe njohës i armëve/ Kush është Violand Braçellari, 43-vjeçari që vrau një polic e...
Pas më shumë se tre orësh, mbyllet protesta para Kryeministrisë/ Qytetarët thirrje: Nesër sërish në...
Ky paralajmërim, që ende nuk përbën shpallje zyrtare të urisë, vjen pas reagimeve të shumta pas publikimit të imazheve të fëmijëve të kequshqyer dhe raportimeve për dhjetëra vdekje të lidhura me urinë pas gati 22 muajsh luftë.
GAZA- “Skenari më i keq i urisë po ndodh aktualisht në Rripin e Gazës”, tha autoriteti kryesor ndërkombëtar për kriza ushqimore më 29 korrik, duke parashikuar “vdekje të shumta” nëse nuk merren masa të menjëhershme.
Ky paralajmërim, që ende nuk përbën shpallje zyrtare të urisë, vjen pas reagimeve të shumta pas publikimit të imazheve të fëmijëve të kequshqyer dhe raportimeve për dhjetëra vdekje të lidhura me urinë pas gati 22 muajsh luftë.
Presioni ndërkombëtar e shtyu Izraelin që gjatë fundjavës të shpallë disa masa, përfshirë ndalesa të përditshme në luftime për shkaqe humanitare në disa pjesë të Gazës dhe hedhjen nga ajri të pakove me ndihma. Megjithatë, Kombet e Bashkuara dhe palestinezët në Gazë thonë se situata ka ndryshuar pak, teksa turmat e dëshpëruara të palestinezëve vazhdojnë të dynden drejt kamionëve me ndihma para se ato të arrijnë në destinacionet e parapara.
Klasifikimi i Integruar i Sigurisë Ushqimore (IPC) paralajmëroi se Gaza që dy vjet është buzë urisë, por zhvillimet e fundit kanë “përshkallëzuar në mënyrë dramatike” situatën.
Shpallja zyrtare e urisë, që është e rrallë, kërkon të dhëna që nuk mund të merren në Gazë për shkak të pengimit të qasjes në këtë territor. Por, ekspertët e pavarur thonë se nuk kanë nevojë për një shpallje formale për të kuptuar atë që po shohin në Gaza.
"Ashtu si një mjek familjar mund ta diagnostikojë shpesh një pacient me të cilin është i njohur bazuar në simptomat e dukshme, pa pasur nevojë të dërgojë mostra në laborator dhe të presë rezultatet, po ashtu mund t’i interpretojmë simptomat e Gazës. Kjo është uri e vërtetë”, tha për Associated Press Alex de Waal, autor i librit “Uria Masive: Historia dhe e Ardhmja e Saj” dhe drejtor ekzekutiv i Fondacionit për Paqe Botërore.
Teksa situata humanitare në Gazë është rënduar, Ministria e Shëndetësisë në territorin palestinez njoftoi më 29 korrik se numri i viktimave që nga nisja e luftës më 2023 ka shkuar në mbi 60.000. Lufta në Gazë ka nisur më 7 tetor 2023, kur radikalët e Hamasit – grupit palestinez të shpallur organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – sulmuan jugun e Izraelit, duke vrarë afër 1.200 persona dhe duke rrëmbyer afër 250 të tjerë. Afër 50 persona besohet se ende mbahen në Gazë, ndërsa të tjerët janë liruar në marrëveshjet paraprake të armëpushimit./ REL
foto ilustruese GAZA- Më shumë se 60.000 palestinezë janë vrarë gjatë luftës 21-mujore ndërmjet Izraelit dhe Hamasi...
Foto RUSI- Të paktën 20 persona janë vrarë dhe më shumë se 40 të tjerë janë plagosur në sulmet që Ru...
foto ilustruese UKRAINË- Një sulm ajror rus në një burg në një rajon në vijën e frontit në juglindje të U...
foto ilustruese TAJLANDË- Tajlanda ka akuzuar Kamboxhian për shkelje “të qëllimshme” të një armëpushimi q&eu...
Abbas Araghchi IRAN- Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, paralajmëroi të hënën se vendi i tij do t'u përgji...
foto ilustruese PEKIN- Të paktën 30 persona kanë vdekur dhe më shumë se 80,000 të tjerë janë evakuuar nga shtë...
foto ilustruese IZRAEL- Dy grupe izraelite për të drejtat e njeriut, B'Tselem dhe Mjekët për të Drejtat e Njeriut, thanë t&eu...
autori SHBA- Një oficer policie i qytetit të New York është midis katër personave të vrarë nga të shtënat me a...
foto ilustruese SERBI- Një dokument me shenjën “rreptësisht konfidenciale” i është drejtuar Agjencisë serbe p&eum...
Foto ilustruese BRUKSEL- Komisioni Evropian ka propozuar pezullimin e qasjes së Izraelit në fondet e Bashkimit Evropian për start-up në...