LIVE UPDATES
Bota

Administrata Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të mallrave, cilat janë shënjestrat?

Politika e re parashikon një tarifë prej një milion dollarësh për anijet kineze të mallrave, si dhe për anijet me flamur të vendeve të treta, por të prodhuara në Kinë, kur ankorohen në portet amerikane.

25 Shkurt 2025, 19:59 Nga M.B
Administrata Trump propozon tarifa të larta për anijet kineze të
Foto ilustruese

SHBA- Administrata e Presidentit Trump ka propozuar tarifa të reja ndëshkuese për transportin ndërkombëtar të mallrave, që do të ketë në shënjestër anijet e kompanive kineze, duke premtuar se ato do të ndryshonin në mënyrë dramatike tregtinë globale. Politika e re parashikon një tarifë prej një milion dollarësh për anijet kineze të mallrave, si dhe për anijet me flamur të vendeve të treta, por të prodhuara në Kinë, kur ankorohen në portet amerikane.

Anijet e transportit shpesh bëjnë ndalesa të shumta kur dërgojnë mallra në Shtetet e Bashkuara dhe do të përballen me tarifa në çdo port. Zyra e Përfaqësuesit amerikan të Tregtisë e bëri publik propozimin të premten, duke e lidhur atë me një hetim mbi pretendimet e disa sindikatave amerikane të punëtorëve, se Kina padrejtësisht ka ndikuar në industrinë ndërkombëtare të prodhimit të anijeve.

Hetimi arrin në përfundimin se qeveria kineze subvencionon industrinë e saj të ndërtimit të anijeve duke synuar të "mbizotërojë" tregun global.

Hetimi vuri në dukje se gjatë 25 viteve të fundit, pjesa e Kinës në industrinë globale të ndërtimit të anijeve ka shënuar një rritje të madhe. Kina zinte rreth 5% të tregut global të prodhimit të anijeve në vitin 1999. Në vitin 2023, pjesa kineze e tregut ishte mbi 50%.

Hetimi zbuloi se politika kineze “rëndon apo kufizon tregtinë e Shteteve të Bashkuara duke dëmtuar mundësitë e biznesit dhe investimet në sektorët detarë, logjistikë dhe atë të prodhimit të anijeve të Shteteve të Bashkuara. Ajo gjithashtu kufizon konkurrencën, rrezikon sigurinë ekonomike, dobëson sektorët kritikë të ekonomisë amerikane dhe minon zinxhirin e furnizimit.”

Rezultatet e hetimit, i cili filloi gjatë administratës së Presidentit Joe Biden, u publikuan muajin e kaluar. Propozimi është i hapur për debat publik deri më 24 mars, kur administrata amerikane do të vendosë nëse do ta zbatojë atë apo jo. Të hënën, zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Lin Jian kritikoi ashpër masën e Shteteve të Bashkuara.

"Për t'i shërbyer axhendës së brendshme politike, Shtetet e Bashkuara abuzuan me hetimin e Seksionit 301, duke shkelur seriozisht rregullat e Organizatës Botërore të Tregtisë dhe minuar më tej sistemin e tregtisë shumëpalëshe", tha ai. “Ne i bëjmë thirrje palës amerikane që të respektojë faktet dhe rregullat shumëpalëshe dhe të ndalë menjëherë shkeljet.”

Shoqata Kineze e Industrisë Kombëtare të Ndërtimit të Anijeve dhe Shoqata e Pronarëve të Anijeve të Kinës kishin kritikuar më parë hetimin amerikan, duke thënë se ai është i mbushur me "gënjeshtra dhe shtrembërim të fakteve".

Në një deklaratë të lëshuar pas publikimit të rezultateve të hetimit, Shoqata Kineze e Industrisë Kombëtare të Ndërtimit të Anijeve tha se "Zhvillimi i industrisë së ndërtimit të anijeve të Kinës ndjek në mënyrë rigoroze rregullat e tregtisë ndërkombëtare dhe është bërë në bashkëpunimi me partnerë globalë, bazohet në teknologjitë më të fundit dhe respekton rregullat e industrisë kineze".

Propozimi i Zyrës së Përfaqësuesit amerikan të Tregtisë përmban një numër elementësh të ndërlikuar, që e bënë të paqartë administrimin dhe zbatimin e një regjimi të ri tarifash në portet amerikane.

Çdo anije në pronësi të një njësie ekonomike kineze do të ndëshkohej me një tarifë prej 1 milion dollarësh për të hyrë në një port të Shteteve të Bashkuara, megjithëse propozimi gjithashtu duket se konsideron një llogaritje të ndryshme të tarifës prej 1000 dollarë për ton, e cila mund të rritet në mënyrë të konsiderueshme për anijet e mëdha, që transportojnë mijëra tonelata ngarkesë.

Anijet e ndërtuara në Kinë, të operuara nga pronarë anijesh jo-kinezë, do t'i nënshtroheshin një tarife prej 1.5 milionë dollarësh, e cila mund të ndryshojë në varësi të numrit të anijeve kineze në flotën e një pronari. Kjo do të zbatohej edhe nëse ngarkesa e anijes nuk do të kishte produkte të prodhuara në Kinë.

Anijet në pronësi të kompanive që kanë porosi ekzistuese për anije të reja të prodhuara nga kompani kineze mund të goditen me një tarifë shtesë prej 1 milion dollarësh për ankorim në portet amerikane.

Rregulli gjithashtu parashikon "rimbursim" të një shume të ngjashme sa herë që një kompani transporti dërgon një anije mallrash të ndërtuar në SHBA në një port amerikan.

Justifikimet ekonomike të paqarta

Mary Lovely, eksperte në Institutin ‘Peterson’ për Ekonominë Ndërkombëtare, tha se është e vështirë të gjendet një justifikim ekonomik për propozimin.

“Gjëja që është vërtet shqetësuese është se propozimi nuk është i lidhur me ndonjë politikë të veçantë nga e cila do të përfitonin bizneset apo konsumatorët amerikanë”, tha ajo.

Tregtia ndërkombëtare do të vazhdojë të rrjedhë në Shtetet e Bashkuara, por përmes rrugëve më të ndërlikuara që shtojnë kohë dhe shpenzime. Ekonomistja Mary Lovely thotë se shumë firma të transportit detar do të shqyrtonin mundësinë e devijimit të anijeve të tyre për në portet në Meksikë dhe Kanada, dhe më pas t’i transportonin ngarkesat e tyre me rrugë tokësore në Shtetet e Bashkuara.

“Më duket se kjo është një mënyrë e jashtëzakonshme për të reduktuar volumin dhe punësimin në portet e Shteteve të Bashkuara dhe në thelb të detyrojë tregtinë të varet nga transporti rrugor i mallrave, që do shkaktonte një rritje të kostos për bizneset dhe konsumatorët amerikanë,” thotë ekspertja Lovely. "Nuk ka alternativë tjetër."

Presidenti i Këshillit Botëror të Transportit u bëri jehonë këtyre shqetësimeve, përmes një emaili për Zërin e Amerikës.

"Tarifat drakoniane të propozuara nga Zyra e Përfaqësuesit Amerikan të Tregtisë prej 1 milion dollarësh për ankorim në portet e Shteteve të Bashkuara të anijeve që bartin pjesën më të madhe të tregtisë së Shteteve të Bashkuara, nëse ato janë të ndërtuara ose operohen nga kinezët, do të shkaktonte dëm të madh ekonomik në të gjithë sektorët e zinxhirit amerikan të furnizimeve” , thuhet në përgjigjen me email të zotit Kramek, organizata e të cilit përfaqëson kompanitë e transportit të mallrave.

“Tarifat do të rezultonin në më pak ankorime në portet e Shteteve të Bashkuara, çmime më të larta për konsumatorët amerikanë dhe pasoja për eksportuesit, veçanërisht fermerët amerikanë”, shkroi ai.

Nuk ka gjasa të përfitojnë prodhuesit amerikanë të anijeve

Ndonëse synon të ndihmojë prodhuesit amerikanë të anijeve, ligji nuk ka gjasa të ketë një ndikim të madh në këtë industri, thotë Marc Levinson, një ekonomist dhe historian me bazë në Uashington, i cili ka shkruar dy libra rreth transportit të mallrave me anije të mëdha.

"Kjo nuk ka të ngjarë të ketë ndikim të madh në industrinë amerikane të prodhimit të anijeve", tha ekonomisti Levinson për Zërin e Amerikës. “Prodhuesit amerikanë të anijeve komerciale janë shumë larg shkallës globale. Ata nuk prodhojnë asgjë që është konkurruese në tregun ndërkombëtar për anijet komerciale që lundrojnë nëpër oqeane.”

"Përfituesit e kësaj politike do të ishin Japonia, Koreja e Jugut, Filipinet dhe vende të tjera, ku ndërtimi i anijeve tregtare sot është në një shkallë më të madhe se në Shtetet e Bashkuara", tha zoti Levinson. Humbësit, shtoi ai, do të përfshijnë konsumatorët amerikanë, pasi tarifat portuale do shkaktonin rritje të çmimit të mallrave të importuara.

Përmes një emaili dërguar Zërit të Amerikës, Federata Kombëtare e Shitjes me Pakicë tha se tashmë ka shprehur kundërshtimin e saj ndaj kësaj politike. “Federata Kombëtare e Shitjes me Pakicë kundërshton fuqimisht vendimin për tarifën portuale, e cila nuk ka të bëjë asgjë me përpjekjet për ta detyruar Kinën të ndryshojë sjelljen dhe praktikat e saj. Kjo vetëm do të rriste kostot e transportit për shitësit me pakicë dhe do të dëmtonte më tej transportin detar.”/ VOA

shba

Sondazh

Poll

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

Prej më shumë se tre orësh para Kryeministrisë, protestuesit ndezin flakadanë

"Kush s'kërcen nuk është shqiptar o hej"/ PAMJE me dron nga protesta madhështore për Zvërnecin

Thirrja e qytetarit të Rrjollit: Hajde rini, merre situatën në dorë dhe drejto vendin

Me flamuj dhe pankarta në duar, qytetarët e Durrësit sërish protestë për projektin në Zvërnec

Tentoi të futej në Kryeministri, protestuesja bën simbolin e shqiponjës

"Ne i duam parqet, lodrat, natyrën"/ Vogëlushi në protestë thirrje: Mbrojini për ne!

Protesta kundër projektit në Zvërnec/ Brohoret turma: Edi Rama o tradhtar, duhet lidhur me litar

Protesta për Zvërnecin, qytetarë mbajnë 1 minutë heshtje për efektivin e vrarë në krye të detyrës

"Ruani qetësinë, Ramën ta zhdukim me të mirë"/ Tensione në protestën kundër projektit në Zvërnec

PAMJE nga protesta madhështore kundër projektit në Zvërnec/ Oshëtin bulevardi: O pallosh o zagar

Mijëra protestues në shesh thirrje ndaj kryeministrit Rama: Duam dorëheqje

Protesta për Zvërnecin, babai i Martin Canit i bashkohet protestuesve në shesh

Mijëra qytetarë në Bulevard/ Thirrje kundër Ramës dhe Berishës: U ka ardhur fundi, në burg

Balla nga Kuvendi: Greqia u ka borxh shqiptarëve marrëveshjen për pensionet

Dita e 5-të e protestës për Zvërnecin/ Nis marshimi drejt bulevardit: Revolucion

Balla ‘thumbon’ Berishën: U trembe nga protestuesit që erdhën te selia e PD-së dhe ndryshove qëndrim

"Na keni ça k***"/ Noizy shpërthen keq ndaj protestuesve: Nuk po e shet njeri Shqipërinë!

'Zvërneci'/ Berisha: Ju jeni mafie si në Beograd. Të gjitha dokumentet ju i shumëzoni me zero

Berisha: Pse e fshihni kreun e Meduzës. Tokat në Zvërnec i ka rrëmbyer Pjerini nga Lezha dhe Agaçi

Reperi Gashi mbështet protestat për Zvërnecin: Fëmijët tanë nuk janë mysafir në tokën e tyre

Këngëtarja Bebe Rexha vlerësohet me cmimin “Female Icon Award 2026”

Banorët dhe pushuesit përballen me fenomenin e pazakontë në Ksamil

"Ktheni ligjin për investimet strategjike" Bozdo në Kuvend: Betonizuat bregdetin e jugut...

Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit: Të rinjtë po protestojnë kundër jush, mbani përgjegjësi

"Marksist-leninist i vogël'! Përplasje e ashpër mes Strazimirit e Muçit:

Ngjarja e rëndë në Maliq/ Autori transportohet drejt Tiranës, familjarët: Çfarë i bëre?!

Berisha: Xhelati Rama u vë protestuesve paqësorë, topat e ujit që gjuajtën edhe foshnjën në karrocë

Berisha-Piro Vengut: Dezertove nga ushtria dhe mashtrove se je pasardhës i Marko Boçarit

Fshihej në një zonë të pyllëzuar, ja vendi ku u gjet autori i ngjarjes në Maliq

"Rama do organizojnë antimiting në Vlorë", Balla i përgjigjet Berishës: Kemi festën e PS!

Bido i kthehet opozitës: Ku ishit ju më 30 maj që nuk folët për Zvërvecin?

“Keni paralajmëruar anti-miting në Vlorë”, Berisha thirrje Ramës: Anuloje, është praktikë fashiste

Deputeti i “Lëvizjes Bashkë”: Rendi i ditës së sotme është kërkesa për dorëheqjen e qeverisë

U plagos në operacionin për kapjen e një personi në kërkim, mbërrin te Trauma polici

Vrasja e efektivit të Policisë në Korçë, Kuvendi nis me një minutë heshtje

Vrau një efektiv dhe plagosi një tjetër, mbërrin në spital autori

Reshjet përmbytin rrugët e Shëngjinit, vështirësi në qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve

Qytetarët nisen sërish drejt kryeministrisë, me flamurin kuq e zi dhe brohorima vazhdojnë protestën

Protestuesit marshojnë drejt zonës së Bllokut, qytetarët e tjerë nuk iu bashkohen #dosja #protesta

Protesta nuk ka të ndalur, qyetarët bllokojnë rrugën te Ura e Tajvanit, thirrje në kor policëve

Nga Sheshi tek Banka, qytetarët bllokojnë rrugën: Edi Rama ka mbaru

Qytetarët nuk ndalen në protestë/ Bllokojnë rrugën te selia e PS-së, ulen në gjunjë

Vazhdon protesta për Zvërnëcin/ Protestuesit ngren nga kafet qytetarët te Opera

E mbuluar me flamurin kuq e zi, e reja shfaqet me foshnjën në krah gjatë protestës

"Edi Rama jep dorëheqjen/E reja nga protesta:Ka ardhur koha të shkosh me Berishën te Veliaj dhe Meta

Qytetarët protestë në Vlorë për Zvërnecin, me pankarta në duar marshojnë drejt Sheshit të Flamurit

Dy orë protestë, bulevardi plot qytetarë ndriçohet nga blicat e telefonave: Jep dorëheqje

"Studentët të ndërrojnë qeverinë"/ I riu thirrje të forta nga protesta: Mos u largoni nga Shqipëria

Protestuesit nuk i tremb as shiu, thirrje të forta nga Kryeministria: Revolucion!

“I preve në besë banorët e Rrjollit dhe Thethit”/ Protestuesi thirrje Ramës: Malet i nxore në shitje